
Sa filluam të pimë kafen me mikun tonë zviceran, intelektualin me kulturë Yves A. Dupont, ai më pyet: «A e lexove në internet se Presidenti amerikan Uashington ka prejardhje shqiptare nga e ëma!?»
. Hapa sytë me kureshtje dhe gëzim bashkë e i thashë ‘jo’ me një zë të ulët duke pritur të shtonte më tej. «E rëndësishme, e publikon dhe agjensia e njohur ‘Reuters’ përmes publicistit të shquar John Mc Callum. Është një zbulim që do ngrinte lart zemrën e çdo populli, kurse kam përshtypjen se ju shqiptarët nuk çani kokën për gjëra të tilla! Mesa shoh, qarqet intelektuale e mediat tuaja rrinë asnjanës, në vënd që të zienin e analizat të vinin gjer tek ti…». «Së pari, desha të dija më shumë nga ju afër meje» i thashë unë disi i turpëruar. «E kam printuar pikërisht për ty» më tha e ma zgjati.
Zura ta shoh me etje të veçantë duke e komentuar radhë pas radhe edhe me mikun tim të çmuar. Ai e mori një çast në dorë fletën e po më thoshte vetë kryesoret: «Instituti ynë i njohur i Gjenetikës dhe Biokimisë në Schafhausen ka hulumtuar krerë të dëgjuar botërorë, e nga kjo del siç ia ka bërë të njohur botës, se Presidenti amerikan Uashington ka prejardhje shqiptare. Pasi i ka studjuar imtësisht monstrat gjenetikë, Instituti gjykon në fund se Ai në 50 % është shqiptar. Do të thotë, se njëri nga prindët e tij ka qënë 100% shqiptar…Specialistë të tjerë kopetentë e kureshtarë kanë plotsuar gjykimin edhe me të dhëna të tjera gjenealogjike e linguistike…Të më falni, po ju shqiptarët për vete them se jeni të vonuar apo të vetëharruar. Nga e gjykon këtë – do më pyesësh! Unë e dua historinë, adhuroj sidomos figurat e shquara. Kam dëgjuar se Perandori i Romës, Kostandini i Madh, Ai që guxoi e legalizoi Krishterimin i pari, kish gjakun tuaj plotësisht. » «Dardani-ilir, dmth kosovar» shtova unë. «Mirëpo atë po jua marrin serbët. Besoj e ke marrë vesh se Beogradi ka vënë milionë dollarë te Hollivudi për ta bërë film ku tregohet se është sllav…Ç’bëni ju, domethënë akademitë e Tiranës e Kosovës kundër kësaj vjedhjeje të historisë!? Kur grabiten rrënjët edhe degët thahen. Ne zviceranët me një Vilhem Teli-legjendë nga drama e Hajnes mbajmë rrënjët e kombit helveto-zviceran…» Më pa në sy të më merrte mendimin për ato që tha. Nuk kisha ç’t’i kundërshtoja dhe u ktheva te kureshtja e papritur për Uashingtonin. E pyes mikun dashamirës zviceran:
«Si ka mundësi që këtë zbulim befasues e të rëndësishëm s’na e japin vëndet e mëdha me laboratore mëse moderne?!» Ai buzëqeshi e shtoi qetësisht: «Besoj e di thënien e Hygoit se madhështia e një njeriu nuk varet nga gjatësia e trupit. Besoj e di gjithashtu se në Njushatell ne kemi orën me hidrogjen, pa shoqe në botë që e mat kohën me gabim të mundshëm gjer në të miliontën e sekondës…Se Zvicra e vogël ka nobelistë në shkencë e arte më shumë se shtete të mëdhenj…» «Kam lexuar se keni nobelist dhe një me emrin shqiptar, Arben» shtova unë i buzëqeshur. Miku qeshi me zemër e ma ktheu: «E keqja juaj qënka që nuk dini të zbuloni njerëzit tuaj të shquar nëpër botë, e nga ana tjetër doni të mburreni si ‘europianë’ me kult për të huajt…» M’u duk se tha symësy një të vërtetë, e ndërova bisedë. Iu luta të ma jepte në dorë fletën me të dhënat e Pre4sidentit Uashington. E mora, zura ta lexoja ngulur i tëri në të, e të dhënat derdhur lirshëm si informacion po i vija në mëndjen time në rregullsinë e një shkrimi që mund ta botoja diku. Aty thuhej nga dijetarë të huaj :
…Gjuhëtari Albert Myko në Institutin e Linguistikës në Universitetin Berkley të Kalifornisë njofton për të dhëna të tjera që dëshmojnë se Uashingtoni ishte bir i Augustin Uashingtonit kurse e ëma, Marie (Mary anglisht) Bala qe shqiptare me prindër nga Peja e Kosovës. Ajo ka lindur në Lively të Virgjinisë më 1708, kurse prindët e saj patën ardhur në Amerikë më 1706. Qenë nisur me një anije nga Raguza (Dubrovniku); kishin kaluar nga Anglia e përfunduan në Tokën e Premtuar që ëndëronin për mbijetesë të qetë. Këtë histori udhëtimi e përshkruan dhe autoria Virgjinia Carmichael te libri biografik «Mary Ball Uashington» më 1850. Në libër thuhej se Balajt qenë shpërngulur nga fshati Sinic (fonetika e të cilit mund të jetë ngatëruar me ‘Isniq’ të Deçanit). Myko shton për arsye të kuptueshme, se kjo histori mund të jetë mbajtur e fshehtë në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe prejardhja shqiptare e Uashingtonit më pas është hequr si temë e ndaluar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së. Më tej, nuk është e rastit thënia ndër zyrtarë amerikanë që kanë pranuar të pohojnë vetëm pak, bie fjala: «S’ka qënë e rastit që ZV. Presidenti Biden e ka përmëndur Presidentin Uashington gjatë bisedimeve të ngushta me Kryeministrin e Kosovës».
Ky zbulim tepër mbresëlënës e i veçantë i kohëve të fundit spjegon dhe disa dukuri të tjera të angazhimit amerikan në Kosovë si dhe të përkrahjes për shqiptarët në përgjithësi. Ndoshta dhe dashuria e pakufishme e pa kushte e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara buron nga tërheqja e pavetëdijëshme e gjakut që nga Presidenti Uashington (një familje gjinokastre në Amerikë djalit që lindi ia vuri emrin simbolik «Uashington Gjebreja» duke lidhur kështu, dhe pa vetëdije, degët me rrënjën). Ndaj Noli thotë në një vënd adhurimi për Isa Boletinin, se për bëmat e tij të madhërishme «po të qe gjallë Uashingtoni, do t’i shtrëngonte dorën.» Edhe më tej: Në KUJTIME Ismail Bej Vlora thotë se për shqiptarin ka tre parime të shenjta, Nderi, Familja dhe Atdheu. Para vdekjes Uashingtoni i la shpatën e tij të birit me amanetin: «Këtë ta nxjerësh nga milli vetëm në tre raste, kur të preket nderi, familja dhe Atdheu.» (Ngjashmëria e gjykimeve tek dy të Mëdhenjtë vjen nga afria e gjakut si kod i përbashkët gjenetik e kombëtar, apo nga leximi që i dyti mund t’i ketë bërë të parit – këtë le ta gjykojë vetë secili.)
Carl Woodward, studjues i njohur amerikan ka botuar dhjetra libra dokumentarë për presidentët si dhe histori nga Shtëpia e Bardhë. Duke studjuar arkivat për librin «Shtëpia Klinton» më 2004 thotë se ka gjetur një Letër-Proklamatë të vetë Xhorxh Uashingtonit ku flitej për shqiptarët. Unë, shton autori, e mora Letrën për t’ia treguar Klintonit gjatë një Interviste me të e i thashë: «Shiko, Bill, ç’kam zbuluar në Arkivat e Uashingtonit!» Me ta parë Letrën ai m’u përgjegj: «E kam parë, Carl, e kam parë! Po të mos e kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë!» Autori është tepër i njohur, fitues i 4 çmimeve ‘Pulitzer’ si shkrimtar, gazetar, reporter…Ai tregon se këtë Letër të Uashingtonit nuk e përfshiu në librin për Klintonin pasi po përgatit Librin e veçantë për Presidentin Uashington e aty do verë dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ai po vret mëndjen se si do ta emërtojë këtë vepër madhore të veçantë: «George Uashington – Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë» apo mbase «Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës.»
Me sa duket, përzemërsia dhe përkrahja e vazhdueshme e Amerikës për shqiptarët është dhe një larje borxhi që ata i kanë dhënë Themeluesin e madh historik të Shtetit të tyre. Nga studimet e dokumenteve del se dhe Vudro Uilsoni i kish lexuar këto të dhëna që e mbështeti aq shumë e në mënyrë vendimtare njohjen e shtetit shqiptar dhe paprekshmërinë e saj – shkruan studjuesi Voodvard. Më tej historiani amerikan shton se Presidenti Nikson qe njeriu vendimtar në njohjen e Autonomisë së Kosovës me Kushtetutën e vitit 1974. Rreth vitit 1970 Nikson e Tito kishin një takim ku Presidenti amerikan premtonte për Jugosllavinë një ndihmë prej 5 miliardë dollarësh (nga 500 milionë çdo vit gjer më 1980), me kusht që Kosovës t’i njihej Autonomia e plotë. Titua pranoi, dhe që aty nisi ajo që u vendos. U krijua Universiteti i Prishtinës, u shpallën Amendamentet Kushtetuese të vitit 1971, doli Kushtetuta e vitit 1974 e me radhë – spjegon Voodvard.
Dhe më tej, vazhdimi i ndihmës ka qënë i paraparë gjatë një bisede mes Titos dhe Presidentit J. Karter për vitet 1980-1990. Për këtë ndihmë amerikane Tito pranonte që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës. Por, shton historiani, Tito vdiq. Serbët nisën të përmbysnin gjithëçka, Shtëpia e Bardhë e ndërpreu ndihmën…e të tjerat dihen.
Voodvard shton i sigurt se të gjithë Presidentët amerikanë e kanë lexuar Letrën historike të Uashingtonit e nga kjo kanë ndjerë gjithmonë një detyrim për t’i ndihmuar shqiptarët në çdo kohë e rrethanë të veçantë të historisë së ndërlikuar mbi ta. Autori amerikan nuk guxon të publikojë Letrën pasi pret daljen e librit të ri të tij. Dhe shton se ajo që ka lënë të shkrur si testament Uashingtoni do të qartësojë shumëçka te lidhjet e Amerikës me shqiptarët.
Për zbulimin epokal të prejardhjes së Presidentit Uashington nga gjaku shqiptar, ambasadori Amerikan në Prishtinë, si diplomat, nuk ka dashur të flasë të vërtetën.
Instituti zviceran i Gjenetikës ka zbuluar e vërtetuar të vërteta mbresëlënëse për prejardhjen e shumë udhëheqësve të tjerë, shpesh disi të habitëshme. Kështu, Fidel Kastro ka prejardhje të herët angleze, Lenini rjedh nga Çeçenët, De Goli që u tërhoq nga Algjeria kish prejardhje arabe…e të tjera.
Në fund e pashë në sy me tepër dashamirësi e adhurim mikun zviceran, Z. Dupont. Ai më buzëqeshi po aq i përzemërt e shtoi në fund: «Mua do më vlerësoje nëse këtë zbulim do t’ua publikoje nga ana jote shqiptarëve kudo që janë te një gazetë juaja me shtrirje të gjerë, siç do bënte çdo komb tjetër. Po pres që ta shoh me sy nga ti atë gazetë!»
Nga Agim Shehu, Gjenev


Leave a Reply