
Nuk do ta kisha menduar kurre se pikerisht une do te isha pjese e nje historie te tille, por ja qe ndodh. Dashuria nuk gjykohet, as rrethanat dhe nuk mund t’i kuptosh asnjehere arsyet e dikujt, nese nuk i perjeton vete ato. Une jam 29 vjeç, jam nje djale i zakonshem, kam mbaruar shkollen e mesme dhe per shkaqe ekonomike dhe familjare nuk arrita te shkoja ne shkolle te larte. Keshtu, u detyrova te gjeja nje pune per te ndihmuar familjen me te holla. Ashtu si te gjithe moshataret e mi edhe une kam pasur eksperiencat e mia me femrat, por tashme mund te them se kam nje eksperience me shume se ta dhe mund te tregoj nje histori jo te zakonshme dashurie. Pese vjet me pare jam njohur me nje vajze. Ishte e simpatike dhe e kendshme, nje nga ato femra qe terheqin vemendjen. Punoja kamerier ne nje lokal dhe aty çdo mengjes vinte kjo vajze per te pire kafen e mengjesit dhe ndonjehere vinte dhe mbremjeve. Me bente habi, sepse e shihja gjithmone vetem, asnjehere nuk ishte e shoqeruar. Kaloi nje muaj keshtu dhe si te gjithe kamerieret qe shkembejne batuta me klientet nisa t’i flisja edhe une. Me dukej gjithmone e trishte dhe e vetmuar dhe isha kurioz te dija pse ishte gjithmone vetem. Nisa te bisedoja me gjate me te dhe nje nga mbremjet e zakonshme, kur nuk kishte shume njerez ne lokalin modest ku punoja une ulem per te folur ca me shume me te. Ishte e sjellshme dhe e edukuar, por asgje nuk ma hiqte nga mendja qe nje re trishtimi kishte rreth saj. Jetonte vetem, pa familjen dhe nuk kishte shume shoqeri ketu. Me tregoi se sapo kishte ardhur ne kete qytet dhe nuk njihte njeri, kishte marre nje shtepi me qera dhe banonte vetem. Keshtu nisi gjithçka dhe dita dites vazhdonim te flisnim me gjate, te njiheshim me shume. Ne nje nga ditet e zakonshme kur vinte ne lokalin tim e ftoj per te dale bashke nje mbremje, per t’u larguar paksa nga ai ambient. Ajo pranon me kenaqesi, megjithese ishte dyshuese ne fillim. Dalim dhe keshtu patem mundesine te njiheshim me mire. Kishte humor te kendshem dhe mbi te gjitha ishte njeri dashamires, por gjithnje e me shume ishte ne siklet. Nuk i thashe gje ate mbremje dhe i kerkoj qe te dalim perseri. Dy muaj me pas, ndersa e kisha pyetur here pas here per sjelljen e saj te çuditshme me telefonon dhe me thote se kishte nevoje qe te fliste me mua. Me tregon se nuk ishte nje vajze si gjithe te tjerat, me tha se me ishte mirenjohese per shoqerine qe i kisha ofruar, por me tha se ndjente detyrim qe te me tregonte te verteten e jetes se saj. Ajo kishte vetem pak kohe qe ishte kthyer nga Italia, ku e kishin trafikuar si prostitute ne moshen 16-vjeçare. Me tha se ish i dashuri i saj e kishte detyruar qe te punonte si prostitute ne Itali per disa vjet duke e kercenuar vazhdimisht, derisa e kishte arrestuar policia atje dhe kishte arritur te shkeputej nga “kthetrat” e tij. Edhe pse kishte vuajtur per 7 vjet, familja e saj nuk e kishte pranuar dhe nuk kishte me asnje kontakt me ta. “Ata nuk e kuptojne se mua nuk me dhimbsej jeta ime, gjithçka qe kam bere e kam bere per ta, me dhimbseshin prinderit dhe vellai im i vogel, pasi ish i dashuri im me kercenonte se do ta rrembente ate ne shkolle dhe do ta vriste”, me tregoi ajo. Mbeta pa fjale dhe nuk dija me si te reagoja. Mua me pelqente ajo vajze, por isha nje djale i zakonshem, tradicional dhe nuk mund te pranoja qe te lidhesha me nje ish-prostitute. Jeta eshte e çuditshme dhe ndonjehere te hedh ne labirinte qe nuk ua gjen dot fundin. Ika i deshperuar nga ai takim. Megjithate fakti se ajo kishte qene prostitute nuk me pengonte qe ta kisha shoqe. Vazhdoi keshtu per dy vjet shoqeria jone, derisa arrita te kuptoj se prej dy vjetesh une nuk kisha pasur asnje te dashur, nuk shihja femra te tjera dhe prisja me padurim takimin me te. Nuk arrija t’i qendroja larg asaj femre. Edhe pse nuk ishim te dashuruar, as te lidhur dhe nuk kishim konsumuar asgje ne planin intim, kuptova se une nuk mund te jetoja pa te. Vendosa t’i flas dhe t’i tregoj te verteten time. Une isha dashuruar. Ajo nuk u habit nga fjalet e mia, madje nje shenje lumturie i lexohej ne fytyre. Me tregoi se ajo ka disa kohe qe e ka kuptuar se eshte e dashuruar me mua, por kjo do te ishte e pamundur. Me tregoi se ka qendruar ne heshtje deri me tani per shkak se nuk do te mund te kishte asgje mes nesh. Me tha se nuk do te mundej kurre te me kerkonte nje sakrifice te tille dhe lidhja me te do te me shkaterronte jeten. Me tregoi se me ishte mirenjohese per shoqerine, sepse prej dy vjetesh qe kishte qendruar ne kete qytet kishte arritur te bente pak shoke. Dashuria nuk gjykohet dhe kete bera dhe une… Ngula kembe se ia vlente te beja çdo sakrifice dhe se ne fund te fundit ajo do te ishte lumturia ime. Sot jemi te martuar, nuk jam penduar. Edhe pse shume pak persona e dine te verteten tone ne jemi te lumtur me njeri-tjetrin. Ndonjehere mbremjeve e gjej duke qare dhe mes loteve me thote se nuk i mjafton jeta per te ma shperblyer dashurine dhe sakrificat e mia.
Gazeta Game Over


Leave a Reply