
Gjatë dimrit nuk të vjen shume dëshira për te konsumuar sallate jeshile, megjithatë ajo ka shumë të mira për shëndetin.
Ushqim i mirë për t’u dobësuar
Kjo është një nga cilësitë më të njohura. Sallata jeshile është një perim i pasur me antioksidues të cilat na ndihmojnë të ndalim grumbullimin e yndyrnave. Edhe pse nuk mund të shkrije dhjamin që tashmë ndodhet në organizëm, kjo sallatë është mjaft e efektshme për të limituar sasinë e lipideve në gjak. Kjo vjen si pasojë e sasisë së madhe të fibrave të cilat ndihmojnë transitin intestinal dhe ekuilibrojnë ushqimin.
Lufton stresin
Në fakt kjo nuk është një cilësi shumë e njohur e sallatës jeshile, por në fakt është e vërtetë. Ajo është mjaft qetësuese dhe mund të krahasohet edhe me opiumin, sigurisht pa efektet toksike. Një mjekim mjaft i mirë kundër pagjumësisë e cila zakonisht lidhet me stresin.
Mjaft e mirë për lëkurën
Sallata jeshile është e pasur me Omega 3 dhe ujë (90%) të cilat sjellin mineralet e nevojshme në organizëm. Këto të fundit tonifikojnë qelizat e lëkurës sonë dhe i japin asaj shkëlqim. Omega 3-shi vepron edhe si hidratues natyral, çka lubrifikon në brendësi qelizat.
Iu jep shkëlqim flokëve
Falë përmbajtjes së vitaminës B, konsumimi i shpeshtë i sallatës jeshile iu jep shkëlqim flokëve tanë. Kjo vitaminë gjithashtu ndihmon edhe kundër këputjes së flokëve.
Një aleat kundër rutinës
Në fakt ka shumë lloje sallatash që mund të përgatiten dhe për këtë mund të varjojmë në pafundësi. Sallata jeshile mund të shërbehet në pjatë të parë, në pjatën kryesore, etj. Mund të shkojë mjaft mirë me uthull apo edhe me salca të ndryshme.


Leave a Reply