
Ermal Mamaqi dhe shumë aktorë të tjerë i dhanë dje lamtumirën mikut, kolegut dhe shokut të tyre, Doktor Flori.
Me dhimbje të madhe e ka përcjellë Mamaqi përmes profilit të tij social Facebook, humbjen e mikut të tij më të ngushtë.
Përmes një postimi në Facebook, Mamaqi falënderon Florin për këngët, dashurinë dhe kohën që kanë kaluar bashkë. Ai i premton se do të kujdeset për familjen e tij, bashkëshorten, vajzën e djalin e vogël Daniel.
Lamtumirë Flor…
Sot futa ne dhe mikun tim të ngushtë.
Ai dje ka takuar Zotin. Dukej i qetë, sikur flinte…
E përcollëm duke kënduar…duke duartrokitur…
Fjala e tij e fundit ishte “Do fluturoj tek Zoti”
Faleminderit për këngët me të cilat u rritem.
Faleminderit për tekstet që na frymëzuan.
Faleminderit për dashurinë që dhe.
Zoti pastë mëshirë për ne.
Zoti pastë mëshirë për ata qe bënë çdo gjë për mos të të lënë në rrugë të drejtë.
Zoti pastë mëshirë për ata që nuk pyeten kurrë si je, ndërsa dje nuk lanë fjalë te bukur pa thënë.
Jam krenar për ty.
Jam i bekuar që jetuam bashkë,
që luftuam bashkë,
që kënduam bashkë.
Shko ne paqe miku im.
Do kujdesemi ne për Blerinën, Kaltërinën dhe Danielin.
Ti kujdesu që të më ruash një vend atje lart.
Do t’i këndojmë bashkë përsëri Zotit këngë adhurimi.
Do mbetesh përherë pranë meje në çdo notë,në çdo këngë,në çdo skenë.
/Shekulli Online/E.H./


Leave a Reply