
1.A e dini se roli i parë në një film i Leonardo DiCaprio-s ka qenë në “Critters 3” dhe jo në filmin e njohur “This Boy’s Life”, siç mendohej më parë?
2.Mendohet se ka qenë vetë aktori Robert de Niro që e ka zgjedhur mes dhjetëra djemve të tjerë, DiCaprio-n për rolin e djalit të tij në filmin e tyre të përbashkët “This Boy’s Life”.
3.Në shtatorin e këtij viti, modeli i veçantë i flokëve të DiCaprio-s në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, krijoi një trend të ri stilimi flokësh te meshkujt.
4.Një gazetar i “Time” e citoi DiCaprio-n të mërzitshëm, prej faktit që ai ishte në gjendje të jepte emrat e 20 specieve të rrezikuara nga zhdukja, të cilat i mbante mend përmendësh.
5.Është një aktivist aq i përkushtuar ndaj ndryshimeve klimatike, saqë në faqen e tij zyrtare ai përfshin 80 për qind të informacionit të shpërndarë nga aktori.
6.Ai nuk ka përdorur kurrë drogë dhe për të luajtur rolin e tij në filmin e njohur “Wolf of Wall Street” iu desh të komunikonte me një ekspert të fushës.
7.Ai dhe aktori Jonah Hill mendohet se kanë parë një video në “YouTube” të quajtur “burri më i dehur në botë”, për t’u frymëzuar për rolin.
8.Kur ishte fëmijë, ai mendohet të ketë marrë pjesë në një shkollë eksperimentale dhe progresive, që tani është një laborator.
9.Koha që kaloi në shkollën që nuk i përkiste shumë sistemit publik të shkollave dhe lagjja jo e mirë, e bëri atë të peshonte tërheqjen nga aktrimi.
10.Nëna e DiCaprio-s vendosi ta quajë atë Leonardo, pasi kur ishte shtatzënë e po shikonte një pikturë të Da Vinçit në një muze, ai hodhi shkelmin e parë.
11.Nëna e tij quhet Irmelin Indenbirken dhe ka lindur në Gjermani.
12.Babai i tij, George DiCaprio, është gjysmë bavarez dhe gjysmë italian.
13.Ai e mori kandidimin e parë për çmimin “Oskar” në vitin 1993 për rolin në filmin “What’s Eating Gilbert Grape”.
14.Për 21 vite që nga kandidimi i parë, ai ende nuk ka marrë një “Oskar”. DiCaprio ka qenë shumë pranë çmimit pesë herë.
15.Në total, DiCaprio është nominuar gjithsej tetë herë për çmimet “Screen Actors Guild”, tri herë për “Bafta” dhe dy herë për çmimet “Saturn” dhe nuk ka fituar asnjërin prej tyre.
16.Fotografi Patrick McMullan i bëri Blaine, DiCaprio-s dhe aktorit Lukas Haas, një foto të rrallë dhe të sikletshme në vitin 1995, përpara se fama dhe karriera e Leonardos të merrte majat.
17.Roli i tij te filmi “Titanik” i ka dhënë një famë të jashtëzakonshme dhe e bëri të dashur për të gjithë publikun.
18.Në fakt, rreth 7 për qind e vajzave adoleshente amerikane raportojnë ta kenë parë “Titanikun” dy herë brenda pesë javëve nga data kur u shfaq.
19.Në vitin 1998, DiCaprio vizitonte Luvrin kur një grup i madh vajzash adoleshente e ndiqnin pas.
20.Sipas librit të Mark Begos “Leonardo DiCaprio, heroi romantik”, DiCaprio pikturoi një kryq gjerman në kokë kur ishte fëmijë, pasi po imitonte Charles Manson.
21.DiCaprio i pëlqente shumë vendet e lira në fillim të karrierës së tij dhe ishte i njohur si dikush që nuk linte bakshish.
22.Ai është ndër aktorët më të paguar që nuk ka marrë kurrë pjesë në një film që ka vazhdimësi serish.
23.Ekziston një fiksim erotik i admirueseve të Leonardo DiCaprio-s që e imagjinojnë atë si “The Other Man”.
24.Ekziston gjithashtu një obsesion i të gjithë fansave të DiCaprio-s që ky të fitojë një “Oskar”.
25.DiCaprio e takoi Frank Abagnale-n, të cilin ai e luajti në filmin “Catch Me If You Can”, teksa aktronte në po të njëjtin film.
26.DiCaprio u tërhoq aq shumë nga sharmi i Abagnale, saqë e ftoi atë në shtëpinë e tij.
27.Në një intervistë të vitit 2013 për HR, Mark Wahlberg zbuloi se ai dhe DiCaprio fillimisht e urryen njëri-tjetrin kur bënë provat për filmin e vitit 1995 “Basketball Diaries”.
28.Autori Grace Catalano botoi jo një, por dy libra rreth DiCaprio-s përpara se ai të mbushte 25 vjeç.
29.DiCaprio e ndihmoi aktoren Bijou Philips të fitonte rolin në filmin e James Toback të vitit 1999 “Black and White”.
30.DiCaprio është shfaqur për herë të parë në skenë në moshën 5-vjeçare në një shou për fëmijë, por e larguan pasi ishte shumë përçarës.
31.Ai hyri fillimisht në provë për filmin “The Imitation Game”, ku do të luante gjeniun e thyerjes së kodeve, Alan Turing, por më pas roli iu kaluar Benedict Cumberbatch.
32.Edhe pse DiCaprio kishte shprehur interes të luante në muzikalin e famshëm “Moulin Rouge”, zëri i tij ia hoqi të gjitha mundësitë për të qenë pjesë e tij.
33.Ai refuzoi të ishte pjesë e komedisë horror “Hocus Pocus” të Max Dennison, edhe pse pranoi se oferta që iu bë ishte më e madhe nga ç’kishte ëndërruar ndonjëherë.
34.DiCaprio pëlqen cigaret elektronike.
35.Vitin e shkuar ai preferoi të organizonte një festë të madhe bamirësie për ditëlindjen e tij të 39. Ai mblodhi 3 milionë dollarë që shkuan për mbrojtjen e mjedisit.
LEONARDO DICAPRIO WITH HIS FATHER GEORGE AND STEP MOTHER PEGGY AT THE LONDON PREMIERE OF ‘THE BEACH’. ***MINIMUN USE Ł250***
Director James Cameron(C) and actress Kate Winslet



I. D.
*Burimi: The Guardian
Gazeta Shqip


Leave a Reply