
Lidhja juaj ka marrë fund dhe nuk e dini nëse do e merrni veten me? Mos u alarmoni, një dite do e harroni këtë histori. Ndiqni këto 8 këshilla që gjithçka të jetë më e lehtë dhe më e shpejtë.
Beni një listë me gjerat që urreni tek ajo
Që të mos jeni melankolik dhe të mos ribjerni në krahët e saj, kujtoni arsyet që ju çuan drejt ndarjes dhe nënvizoni ato gjera që i urreni tek ajo.
Hidhini fotot
E mira është të mos mbani asnjë foto se bashku me të sepse do ju kujtojë kohën e shkuar dhe do vuani.
Ju thoni miqve të mos flasin më për të
Më mirë hiqeni nga temat e diskutimit që ta harroni më shpejt. Lutuni miqve që as ata të mos e përmendin në prezencën tuaj.
Hidhni dhe largoni çdo objekt që ju lidh me të
Hidhini ose largojini nga vetja objektet që ua ka dhuruar ajo, apo që ju kujtojnë lidhjen me të.
Mos ecni me idenë “le të qëndrojmë miq të mirë”
E perse duhet të ruani miqësinë me një person që nuk ja vlen dhe që nuk doni me ta keni partnere? Duke qëndruar pranë saj do vuani më shumë.
Qëndroni indiferent
Merruni me sport, dilni memiqte dhe mikeshat dhe mundohuni të harroni e të qëndroni indiferent ndaj saj.
Mos bëni krahasime
E sigurtë që keni për të gjetur dike tjetër më të mirë, por për të arritur deri atje nuk duhet të bëni krahasime me atë që keni pasur në krah. Kjo nuk do ju ndihmoje aspak ta harroni.
Mundohuni të jeni pozitiv
Mos mendoni me për të shkuarën, por mendoni sesi ta bëni të ardhmen më të bukur.


Leave a Reply