
Avokatja e njohur nga emisioni me i ndjekur nga te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne e punojne z. Eni Cobani qe eshte avokate e emisisonit “Shihemi ne gjygj”,ben nje apel publik me te drejte ,ne faqen e saj zyrtar, ne facebook dhe u ben thirrje strukturave te shtetit ,njerzve qe kane fatet e ketij populli ne dore,njerez publik qe njihen nga populli . Te gjithe ne kembe kunder gjakmarrjes qe po merr jete njerzish,qe me qindra femije jane te ngujuar,qe nuk shkojne ne shkolle.
Kjo plage eshte teper e rende ne Shiperine tone,ne Shqiprine qe duam te behemi pjese e familjes europiane ,ndaj duhet te ngrihemi te gjithe kunder gjakmarrjes. Me dhjetra e dhjetra inisiativa jane marre,shume kane mbetur ne zyrtaret e zyrave dhe nuk kane marre udhen e zgjidhjes. Nuk dihet se si do ti veje halli kesaj pune ?
Te tjere perfitojne nga keto familje te ngujuara per gjakmarrje dhe marrin letra fallco duke u paraqitur ne dyert e azileve te shtetet europiane ,pra behen shume manipulime ne kete drejtim dhe askush nuk ndalet ,nga strukturat te beje nje analize te kesaj situate.
Ja cfare shkruan zonja avokate Eni Cobani ne mesazhin e saj te hedhur ne Facebook :
Eni Çobani – Dhimbje nene,dhimbje qytetare, ku per here te pare kam ndjere nga afer syte e vuajtuar te kesaj pafajsie feminore te cilet nuk ndriconin por vetem lotonin.Cfare po ndodh me ne miq ku jemi strukur dhe nuk shikojme rreth e perqark dhimbjen qe po na mbyt dhe harrojme qe jemi europiane me nje plage shume shekullore qe po na bren cdo dite e me shume.Reagoni dhe veproni ju qe mundeni me shume por dhe ju qe mundeni me pak te gjithe se bashku mund te bejme qe dhe keta sy te mos lotojne me po te fillojne te ndricojne me gaz feminor.Fund gjakmarrjes dhe hakmarrjes per ti lene vend ligjit dhe drejtesise.

Nga Luigj Shkodrani


Leave a Reply