
Te nderuar bashkëatdhetarë me banim në Danimarkë ,ju bëjmë me dije se me datën 2 nëntor 2014 ,në oren 14.00 në Kryeqytetin danez , Kopenhagen ,do të mbahet një protestë në mbështetje të ekipit të kombëtares shqiptare.
Protesta do të zhvillohet para Federatës së futbollit danez, DBU- së.
Të japim mbështetje kombëtares shqiptare dhe në mënyrë paqësore të tregojmë revoltën tonë ndaj padrejtësive që ju bënë shqiptarëve nga ana e UEFA-së.
Ndaj jeni të lutur të merrni pjesë në këtë tubim,por mos harroni të njoftoni edhe shokë e miq tuaj,që të jemi sa më shumë atë ditë në këtë protest,ku të tregojmë vlerat dhe kulturën tonë para danezve. Të kontrollojmë veten tonë ,por dhe shokun që kemi pranë që të mos kalojmë në banalitet,duke përdorur shprehje jo më kulturë. Në atë ditë do demostrojmë vetëm kulturë dhe nëpërmjet saj do protestojmë paqësisht sipas atij programi që kanë pregatitur organizatorët e kësaj demostrate.
Mirë u takofshim ditën e dielë në orën dhe vendin e caktuar
Grupi organizator i tifozve ” Kuq e Zi ” dhe “Radio Projekti 21 “
Kontakti
Beqir Selimi
Kryetari i tifozave “Kuq e Zi ” per Danimarke
Tel. 0045 22 38 22 50.


Leave a Reply