Nga Agustin Bardhi
Të jesh i ri ne botën e sotme e për më tepër në Shqipëri është një sfidë e gjithanshme! Eshtë bërë rutinë në shoqerinë tonë të dëgjosh të flitet për të rinjtë si e “ardhmja”. Nuk ka fjalim as demostrim ku nuk përmendet, një e ardhme e cila jo vetëm që nuk po vjen por siç duket, as që ka nisur të vijë me çfarë po na shohin sytë e po na degjojnë veshët. Jemi mësuar të dëgjojmë të flasin për këtë tematike, dhe në shumicen e rasteve flasin, reagojnë, komentojnë dhe gjykojnë ata qe nuk i perkasin më kësaj shtrese, (dhe për më tepër në Shqiperi flet një brez i rritur dhe i pjekur në një diktaturë skllavëruese, anti-njerezore), sikur të deshironin të kthenin kohen mbarpsht më shumë sesa si kontribut “altruizmi” .
Unë jam një i ri, dhe si i tillë dua të shprehem.
Kemi dëgjuar të thuhet: “Nuk jan më të rinjët e një kohe” në këtë rast me vjen të pyes veten nëse ajo kohe u konkretizua ndonjëherëapo mbeti një shprehje siperfaqsore shterpë? Ajo që më intereson më shumë është jeta aktuale e rinisë dhe projektet e saja.Si po e plazmon sot shoqerija jonë të riun, ç’drejtim po i jep, me cfarë e ushqën atë? Si këto mund të shtrohen pytje pa fund. Nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja i përket rinisë, si do që të jetë e nesermja, ajo na përket neve, meqenëse kemi akoma shumë udhë për të bërë në zbulimin magjeps të jetës. Përballë situatave të këtilla nëse këmi dëshirë për të mirën e tjetrit, dhe të paktën të jetojmë me idealin “bëj të mirën e shamnge të keqen”, sigurisht nuk mund të qëndrojmë indiferentë, por as nuk duhet të belbëzojm apo të mahnisim të tjerët me fjalime sofiste. Në këtë rast ky problem nuk mund të lihet anash siç ndodh shpesh në vendin tonë që “faji mbetet jetim”.
Nëse shpresojm për një të nesërm të shëndoshë, dikush duhet t’i thërrase shoferit që ta ngasë më me kujdes, më mepërgjegjësi makinën e shoqërisë në rrugë të sigurta e me vizion të qartë, sepse çdo shtëpi e ka nje zot shtepie dhe çdo shoqeri i ka disa prijës. Konkretisht prirësi kryesor në jetën e një njeriu mbetet familja. Pasi ka dalë nga streha e familjes, në Shqipëri duket sikur ndikimin më të madh e ka politika, kjo nuk është një gjë e zakontë gjithkund, por është krejt normale sot për sot në Shqipëri. Të gjithë e dimë se në Shqipëri politikanët kanë gisht gjithkund dhe kontrollojnë gjithçka për fat të keq.
Qellimi dhe dëshira nuk është t’i drejtohet gishti politikes – politikanëve, por duke e parë realitetin në sy shihet qart ky fakt. A nuk ju shkurajoj fakti i premtimeve për rregull e edukim të shëndoshë në shkollat tona ku do të dalin udheheqësit e së nesërmes, e pikërisht aty pa më të voglin problem nxënësit mund të fusin e të përdorin armë brenda, edhe pse shkolla ka roje? Ku “bulizmi” është ulur kmbëkryq dhe rrezikon të bëhet gjëja më normale e këtij rruzulli, pasi akoma mbizotëron “ligji i xhunglës”. A nuk është shakurajuese të dëgjosh nga të rinjtë se nuk ka nevojë të derdhin djersë për të studjuar, për të pasur një profesion, gjithsesi atë mund ta bësh me lek ose me ndonje mik, nëse ky i fundit bën pjese në prijësit e sipërpërmendur atëherë është edhe me kollaj? A nuk është shkurajuese situata e protestave, ku për të mbushur nje shesh duhet të boshatisësh një shkollë? Fajin e kemi të gjithë meqenëse të gjithë kemi të drejtë të themi fjalën tonë për qëllimet dhe nismat tona, por askush nuk është dishepull i vetvetës të gjithë rritemi me një shembull që dëshirojmë ta bëjmë tonin. Sot ama prijësit tanë janë ata që zënë hapsira kryesore në jetën tonë, janë ata që shfaqën shepesh nëpër ekranet e televizorëve apo në zërin e radiove, të cilët shtiren të gjithë si të ishin “mesia” i shumpritur.
A nukjanë shkurajim total tek i sheh kinse po bëjnë “dialog”, ofendohen, kërcenohen, mbjellin urrejtje dhe i kanë shdërruar vendet e diksutimeve konstruktive ne arena arrogance e mediokriteti? Ateherë si duhet të ketë besim në këtë vend një i ri që don ti “hapet jetës” kugjendet si delja pa bari. Si mund ta gjykosh rininë e ditëve tona si të mbrapshtë, pa vullnet e vizion për të ardhmen nëse ata që të udheheqin janë shëmbulli me i shpifur dhe shkurajues, janë vrasësit e çdo shprese që motivon hedhjen e një hapi përpara, pavarësisht problemeve e vështirësive. Pse duhet të pretendosh që të rinjët të të duan drejtësinë kuri edukon dhe u ofron vetëm shembullin e padrejtësis shoqërore? Me cilin arsyetim i kërkon të riut të ketë “durim” dhe të “falë” nëse atij i ke dhuruar një shembull “hakmarrësi” dhe e ke ushqyer vazhdimisht me urrejtje?
Tashmë ke i dhënë formë një person i cili nuk i zë besë askujt, çdo njeri është armik që don të përfitoje nga ai, drejtimi që i ke dhënë është rruga e “homo homini lupus” .Sistemi që tashme është ngritur dhe është goxha evident është një barrierë e cila nuk lejon tejçimin e rrezeve ndriçuese të vlerave pozitive themlore për një shoqëri genuine, duke e bërë kështu të riun të hidhet në “relativizëm” .Nganjëherë kam përshtypjen se kemi perfunduar ne një “komunizëm modern” që ka ndryshuar dilektiken, lukun, gardërobën, por mënyra e të menduarit dhe ideologjia mbetet po e njëjta. Prandaj nuk i mbetet gjë tjetër të rinjëve shqipëtarë, vetëm se të marrin guxim të ndryshojnë vetveten duke u nisur nga gjërat e vogla elementare, ndoshta nganjëhere edhe duke e sakrifikuar vetveten për të mirën e tjetrit, dhe duke mos pushuar kurrë së denoncuari të keqen, duke mos bër kurrë kompromis me padrejtësinë.
Shkruar nga: Agustin Bardhi
Leave a Reply