Në qytetin Rijad jetonte një një njeri në humbje dhe shumë pak e njihte Allahun. Që nga shume vitë nuk kishte hyrë në xhami dhe nuk ishte përulur për Allahun asnjë përulje. Por, deshi Allahu që pemdimi i tij të jetë në duart e bijës së tij të vogël!
Rrëfen tregimin dhe thotë:
Kam qenë ai person, i cili kam ndejtur deri në mëngjes me shokë të këqij në lojëra, epshe e humbje, duke e lënë gruan time të mjerë. E ajo ankohej nga vetmia, ngushtimi dhe dhimbjet… Allahu e dinë më së miri për këtë. Më humbi vullneti dhe u dobësova nga kjo grua e bukur dhe e pastërt, megjitatë ajo nuk ngurronte dhe nuk pesimizohej nga kjo duke më këshilluar për udhëzim, por pa dobi.
Një natë prej netëve, erdha nga njëra prej këtyre ndejave që bëja në to qejfe dhe lojëra të ndryshme, ora ishte tre pasmesnate. Pas kthyerjes në shtëpi gjeta gruan dhe bijën time të mbuluara një gjumë i thellë. Hyra në dhomën e ndejës që t’i plotësoj këto orë të mbetura nga kjo natë duke i shiquar disa filma të prishur përmes videos, në ato orë kur zbret Allahu xh.sh. në qiellin e dunjas dhe thotë: A ka kush të më lutet e t’i përgjigjem? A ka kush që kërkon falje e ti’a fali atij? A ka kush që kërkon diçka e t’i jap?
Papritmas… u hap dera e dhomës e kur pashë ajo ishte bija ime e vogël, e cila nuk i kishte mdushur ende të gjashtat. E shikova atë me habi dhe përbuzje e ajo më parapriu duke më thënë:
– Turp për ty o babai im, frikësoju Allahut! -(e përseriti këtë tri herë).
Më goditi një habi e madhe e papritur, e mbylla videon. U ula duke menduar në fjalët e saja, të cilat vazhdonin duke u përseritur në të dëgjuarit tim gati se më mbytën! E ndoqa pas, dhe e gjeta të shtrirë në shtratin e saj.
U bëra sikur i çmenduri, nuk e dija se çfarë më goditi dhe nuk e dija se çfarë janë këto momente përderisa u dëgjua zëri i muezinit të xhamisë së afërt, zë ky që e këputi qetësinë e natës dhe thërriste për në namaz të sabahut.
Mora abdes dhe shkova në xhami. Edhe pse nuk kisha aq vullnet të madh për namaz mirëpo, ajo që më shtyri të shkoj në xhami ishin fjalët e bijës sime të vogël. U afrua namazi, thirri ikameti u lidhë imami në namaz, lexoi atë që iu lehtësua nga Kur’ani ra në sexhde e unë shkoja pas tij. Vendosa ballin i përulur para Allahut xh.sh. përderisa më rrodhën lotët e nuk e dija shkakun e rrjedhjes së tyre. Kjo ishte sexhdja e parë që e bëja për Allahun xh.sh. që prej gjashtë viteve. Ishte kjo qarje e dobishme për mua sa që me të doli gjithë ajo çka kisha në zemër prej mosbesimit, dyfytyrësisë dhe mëkateve.
E hetova se kjo thirrje për namaz filloi të të mi lehtësoi dhe të mi çelë punët në mbrendësinë time. Pas namazit u ula në xhami një kohë të shkurtër pastaj u ktheva tek bija ime. Rash të pushoj por nuk e shijova ushqimin e gjumit, vazhdova në këtë gjendje deri sa shkova tek shefi im i punës. U habit me prezencën time të hershme gjë që nuk ngjante herave tjera, për shkak të ndejave gjatë tërë natës. Më pyeti për shkakun e prezencës së hershme e i tregova se çfarë më kishte ndodhur mbrëmë.
Falënderoje Allahun, i Cili të ka dhuruar këtë vajzë të vogël e nuk të ka ardhur engjulli i vdekjes që ta merrë shpirtin në këtë gjendje, tha shefi i punës.
U afrua koha e namazit të drekës isha i lodhur, për atë se nuk kisha fjetur që një kohë të gjatë. Kërkova nga shefi im të më lirojë nga puna. U ktheva në shtëpi të pushoj. Me këtë kthyerje në shtëpi ishte edhe dëshira e madhe për ta parë bijën time të vogël, e cila ishte shkak për udhëzimin tim dhe kthyerjen time te Allahu xh.sh..
Vazhdon rryfyesi e thotë: U ktheva në shtëpi dhe e gjeta gruan time të ndalur para derës së shtëpisë, jo në mënyrë të zakonshme sikuse herave tjera. Bërtiti dhe më tha:
– Ku ishe?
I thashë:
-Në punë.
Më tha:
– Të kërkuam në telefon por nuk të gjetëm, më trego ku ishe?
I thash:
– Isha në xhaminë, e cila është afër vendit të punës… çfarë ka ndodhur dhe ç’të ka shtyer të qëndrosh para derës së shtëpisë në këtë orë?
Tha:
– Ka vdekur bija yte!!!
Nuk munda të mbahem nga ky lajm tmerrues dhe fillova të qaja. Nuk kujtoja tjetër përveç fjalët e saja: “Turp për ty o babai im, frikësoju Allahut, turp për ty o babai im, frikësoju Allahut.”
Vazhdon rryfyesi e thotë: Thirra në punë dhe e njoftova shefin tim për vdekjen e bijës sime të vogël, të cilën e bëri Allahu shkak për daljën time nga errësira në dritë.
Erdhi shefi im duke shpejtuar. Hyra mbrenda e pastrova dhe e përgatita bijën time për ta vorrosur. Shkuam në xhami për ti’a falur namazin, pastaj u nisëm për në vorrezat. Më tha shefi i punës:
– Merre bijën tënde dhe vendose nën dhe. E mora bijën time të vogël dhe u drejtova ng njerëzit që ishin rreth meje:
-Pasha Allahun, nuk po e vorrosi bijën time, por po e vorrosi dritën e cila ma ndriçoi rrugën për tu kthyer të Allahu xh.sh.. Këtë vajzë e bëri Allahu shkak për udhëzim. E lus Allahun xh.sh. të më bashkoi me të në xhennetin e Tij. Filluan njerëzit përreth meje të qajnë, gati sa zemrat e tyre renkojshin nga pikëllimi për vdekjen e bijës sime të vogël, e cila nuk i kishte mbushur të gjashtat!
Kështu pra vëllëzër të dashur, nuk e din njeriu se ku e zë engjulli i vdekjes. Vdekja nuk njeh të vogël e as të madh. Allahu xh.sh. thotë: “E kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë e as ta ngusin” (En-nahl 61).
Le t’i shpejtojmë hapat për arritje sa më të shpejtë tek Allahu xh.sh. e të paralajmërojmë me pendim të sinqertë me shpresë që ky pendim të jetë momenti i fundit i jetës sonë dhe të jetë shpërblimi ynë në xhennetin e Mëshiruesit.
Mahmud El-Misrij
(Ebu Ammar)
Përktheu:
Lulzim Murseli
Per”Alba – Dans”Shkodrani


Leave a Reply