
Disa nga çrregullimet më të zakonshme të zhvillimit dhe sjelljes.Megjithëse çrregullimet apo vonesat e zhvillimit dhe sjelljes janë duke u shtuar ndjeshëm, ato janë akoma pak të kuptuara dhe pranuara nga shoqëria.Mungesa e njohurive shpesh shoqërohet dhe me stigmatizim ndaj problematikave të zhvillimit dhe sjelljes.
Specialistët e kësaj fushe dita ditës mundohen të edukojnë veten dhe të tjerët për gamën e gjërë të këtyre problematikave. Gjerësisht të pranuar midis specialistëve janë përfitimet e ndërhyrjes së hershme te këta fëmijë, në mënyrë që potenciali i tyre të realizohet në maksimumin e mundshëm, kjo pavarsisht nëse fëmija ka një vonesë në zhvillim apo në sjellje.
Çregullimi më i zakonshëm i zhvillimit është vonesa mendore
Vonesa mendore karakterizohet nga një koefiçent inteligjence poshtë mesatares (nën 70-75) dhe një mungesë e aftësive të nevojshme për të përballuar nevojat e përditshme.
Koefiçenti i inteligjencës poshtë mesatares nënkupton dëmtim të : aftësis për të mësuar, për të logjikuar, për të ndërmarr veprime dhe për të zgjidhur probleme.
Sjellja përshtatëse që ka të bëjë me aftësitë për të përballuar nevojat e përditshme nënkupton: paaftësi për të komunikuar në mënyrë efektive, për të ndërvepruar në bazë të rregullave si dhe për të kryer elementët e vetëshërbimit dhe kujdesit ndaj vetes.
Vonesa mendore mund të identifikohet në fëmijrinë e hershme ose në moshën që fëmija fillon shkollën, kjo varet nga ashpersia e vonesës.
Disa shenja identifikuese të vonesës mendore janë:
• Vonesë në mbajtjen e kontrollit mbi muskujt, belbëzim, zvarritje, ecje
• Të folurit me vonesë ose problemet me të folurën
• Ngadalësi në përfitimin e shprehive si: tualeti, të ushqyerit, veshje-zhveshje
• Vështirësi të të mbajturit mënd
• Paaftësi për të lidhur veprimet me pasojat
• Probleme në sjellje-Tantrume të shpeshta dhe të fuqishme
• Vështirësi në zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit logjik
Rastet më të rënda mund të shoqërohen dhe me problem fizike dhe shëndetësore.
Cfarë e shkakton vonesën mendore?
• Problemet gjenetike
• Problmet gjatë shtatëzanisë
• Probleme gjatë lindjes
• Probleme ose sëmundje të fëmijërisë së hershme.
Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe vëmëndjes (ADHD)
Çrregullimi i hiperaktivitetit dhe vëmëndjes është një ndër çrregullimet më të zakonshme neuro-bihejvorale i cili karakterizohet nga mungesa e vëmëndje, nivel i lartë aktiviteti, impulsivitet apo kombinim i të gjithë këtyre elementëve.
Disa shenja identifikuese të këtij çrregullimi:
• Fëmija duket sikur nuk dëgjon
• E ka të vështirë të përqëndrohet
• Vështirësi në ndjekjen e instruksioneve
• Vështirësi në organizimin e kohës apo aktiviteteve
• Shmang detyrat që kërkojnë përqëndrim
• Humbet gjëra
• Shpërqëndrohet lehtësisht
• Harron aktivitetet e përditshme
Çfarë e shkakton ADHD-në?
Megjithëse akoma nuk janë identifikuar akoma shkaqe të sakta mbi këtë çrregullim, ajo çka dihet për shkaqet e saj është:
• ADHD ka një bazë të fortë neuro-biologjike
• Trashëgimia luan një rol të rëndësishëm
• Vështirësi gjatë shtatëzanisë
• Përdorimi i alkolit apo duhanit gjatë shtatëzanisë
• Lindja e parakohshme
• Nivele të larta të plumbit në trup
• Dëmtime të zonës para-frontale të trurit gjatë lindjes
Çrregullime të spektrit të autizmit
Fjala autizëm përdoret për të përmbledhur një gamë të gjërë çrregullimesh, klinikisht ato quhen çrregullime të spektrit të autizmit apo çrregullimi pervaziv i zhvillimit. Autizmi karakterizohet nga:
• Defiçit në marrdhëniet sociale
• Dëmtim të komunikimit verbal apo joverbal
• Sjellje, interesa apo aktivitete steriotipike
Disa shënja identifikuese të këtij çrregullimi janë:
• Fëmija nuk e kthen kokën kur i thërrasin emrin
• Nuk krijon marrëdhënie me bashkëmoshatarët
• Nuk komunikon verbalisht apo joverbalisht në mënyrë korrekte (përsërit fjalët që i thuhen apo me nje fjalë shpreh një veprim)
• Nuk përqafon, qëndron i ngurtë kur e mban në krah
• Bën lëvizje të përsëritura(steriotipike) si lëvizje të duarve, rrotullimi rreth vetes
• Nuk tregon me gisht
• Nuk merr pjesë në lojra në grup
• Rreshton objekte apo lodra në bazë të formës, madhësisë apo ngjyrës
• Nuk pranon ndryshimet
• Ka reagime emocionale të papërshtatshme me situatën
• Tantrume të fuqishme dhe të shpeshta
Nuk dihen ende të dhëna të sakta për shkakun e Autizmit, por të dhënat tregojnë për ndikim të disa faktorëve të mundshëm si:
• Faktori gjenetik
• Ndryshimet që ndodhin në trurin e fëmijës në fazën e hershme
• Përflitet gjithashtu dhe kombinimi I vaksinës së fruthit, rubeolës, variçelës. Mirëpo nuk ka fakte që e mbështesin këtë pohim
• Moskomunikimi i qelizave të trurit
• Mosfunksionimi si duhet I neuroneve pasqyrë
Down syndrome
Sindroma down është një çrregullim kromozomik,një kromozom 21 i tepërt që ndryshon kursin normal të zhvillimit dhe shkakton karakteristikat e lidhura me këtë sindrom. Diagnoza mund të konstatohet qysh në shtatëzani për shkak të karakteristikave fizike të tilla si: gjuhë e gjatë, problem të zemrës, muskuj të dobët, tipare të rrafshta të fytyrës.
Disa shenja dalluese të sindromës down:
• Tipare karakteristike, mongolizmi
• Të qara të shkurtra, por shumë të mprehta
• Prapambetje mendore nga e lehtë në të rëndë
• Vonesa në të folur
• Motorikë e dobët
• Probleme të të parit dhe dëgjuarit
• Probleme të ndryshme shëndetsore
Shkaqet e simptomës down janë:
• Gjenetike
• Mendohet që dhe mosha e madhe e nënës rrit probabilitetin e lindjes së një fëmije me sindromën down
Eriselda Dervishi
Psikologe Klinike
mami-ime.com


Leave a Reply