
…Me Zvicren me ka ndodhur si me ate qe quhet , “Dashuri me shikimin e pare”…Eshte ndofta kjo arsyeja pse ky vend me magjeps, e me shtyn gjithmone qe te mos rri pa shkuar disa here ne vit.
Aty ndjej verte nje prehje e nje komfort te mrekullushem shpirteror e kjo nuk vjen vetem nga ajri i paster, por dhe nga natyra e bukurite e saj prej karte- postale…
Pikerishte kete ndjenje provova disa vjet te shkuara kur e vizitova per here te pare.
Mbeta e mahnitur sikur te kisha para syve nje album nga ata qe shpesh shoqerojne me panorama te zgjedhura , kalendaret apo kartolinat e vitit te ri.
Vec te tjerash, Zvicra , ne takimin e pare me te , me beri verte femije.
Femije nga ata qe shohin te gjalle personazhet e tyre te vegjelise.
Ecja me imagjinate, pyjeve dhe korijeve dhe me dukej sikur nga casti ne cast do te shihja te dilte nga gjelberimi Borbardha me shtat xhuxhat, duke kenduar me ate zerin e saj te magjishem e duke feshferitur fustanin e mendafshte…
Vazhdoja ne nje monopat tjeter e takoja kesulkuqen.Sa ndahesha prej saj, ktheja koken e , qe nga larg shihja Lizen ne boten e cudirave…
Zvicra kishte dhe ka per mua edhe dicka tjeter magjike .
Komunitetin shqiptar (L.SH.B-ne) …Ata njerez qe i njoh prej vitesh e i kane shpirtrat e bardhe si maja e maleve e zemren gjithmon me blerim e drite miresie , si vet vendi nga kane ardhur dhe ku jetojne…
Me keto emocione shkova edhe kesaj rradhe aty . Me qe me pelqejne surpizat nuk lajmerova asnje pervec mikeshes time te mire Kristina Rasi nga qe e ka shtepine ne Luzern ku dhe kisha prer bileten…
Gjate rruges, hyra dhe njehere ne boten e perrallave , u “takova” dhe nje here me personazhet e tyre dhe pse malet dhe kodrat kishin hedhur vellon e nuserise dhe kishin marr nje tjeter pamje magjike e maramendese me ato shtepi fantastike, druri, qe fillojne me tre dritare , vazhdojne me dy dhe perfundojne afer kulmit te shtepise me nje dritare , nga ku vareshin stalaktite qe dukeshin si shandane te varura, neper strehte e shtepive …
Ne Luzern arrita me dite keshtu qe pata mundesi ta shijoja me nge bukurine romantike te ketij qyteti ndertuar anes liqenit dhe kodrave qe e rrethojne dhe qe ishin mbuluar nga debora, qe binte akoma Ne mbremje , gjithshka, si dhe dritat shume ngjyreshe te qytetit , reflektonin si pasqyre ne liqen, duke krijuar imazhin e nje qyteti te dyte nen uje.
Ishim ulur ne nje lokal buze liqenit rrethuar nga miq te rrinje e te vjeter qe u befasuan nga prezenca ime dhe kjo beri qe vetem ne oret e vona me keqardhje te ndahesha nga keta miq te dashur kur erdhi te me marr miku im i vjeter , zevendes President i LSHB-se Dott.
Nazmi Jakurti , i cili banon gjysem ore larg nga Lucernin ne nje qytet-prralle qe e ka emrin Langenthal…

Ate nate deri ne oret e vona u cmalla dhe u kenaqa shume mes familjareve te mrekullushem te familjes Jakurti.
Ditlindjen time kete vit e festova mes miqve te mrekullushem ne Basel ne nje lokal ku me kishin pregatitur ata suprizen…
U mallengjeva shume e aq me teper nga takimi pas nje kohe te gjate , me ate qe eshte e pranishme ne zemren e cdo shiqptari legjendaren dhe mitin Vace Zela!
Aty mes nje ambjenti te ngrohte e mes shume miqeve kaluam ne nje atmosfere te gezuar deri ne oret e vona te nates Te nesermen dolem neper qytet , per te vizituar mrekullit e ketij qyteti te lashte(imagjinoni, vetem Bazeli ka 78 muze!Koleksione arti nga me te rrallat ne Europe)
“Zvicra eshte magjike dhe per historine e saj te vecante.Ne daten 1 Gusht eshte festa kombetare, e cila shenon krijimin e Konfederates Zviceriane, qysh ne vitin 1291.
Zvicra eshte e ndar ne 26 shtete sovrane, prej te cilave 23 konsiderohen kantone e tre gjysem kantone…
Sot ne Zvicer , me tregonte zoti Pjeter(bashkeshorti i Vaces) 65 perqind e popullsise flet gjermanisht , 18 perqind frengjisht, 10 perqind italisht, nje perqind gjuhe romane, ndersa 6 perqind gjuhe te ndryshme Zvicra ka 7 milion banor , nder te cilet me teper se dy perqind flasin gjuhen shqipe …
U ndava nga miqte e mi nga ky takim me plot mbresa te paharruara, per te vajtur ne miqte e tjer , qe erdhen me moren ku kishim dhe tubimim per te cilin kisha shkuar ne Zvicer…
Nga Lucerni u nisem disa makina per ne Zürich ku na prisnin ne nje tjeter ambjent te ngrohte, miq te vjeter e te rinje si dhe disa shqiptar te ardhur nga Gjermania e Austria .
Pas tubimit , takova dhe nje mikesh te vjeter shqiptare nga Tirana Vasilika (Skendo) Keller ,qe punonte ne WNB Finanzanlagen AG , ku ne nje nga sallat e nderteses ne zhvilluam tubimin.
Nje pjese e mire e te pranishmeve ne tubim si dhe te ardhurit nga Gjermania apo Austria, vajtem ne nje lokal luksoz ku kamarjeri na qelloi shqiptar…
Edhe aty u krijua atmosfera e nje Shqiperie te vogel ku zakoni yne, te folurit me ze te larte , te qeshurat, barsoletat “keqkuptimet” ne fund dhe kenge shqiptare, terhoqen vemendjen e te pranishmeve , ku disa prej tyre, duke na marr leje bashkuan tavolinat me tonat dhe ndejten deri vone bashke me ne.
E nesermja deri ne oren 3 pasdite, kaloi duke vizituar Bernin, dhe disa qytete te vegjel ne rrethinen e Lucernit …Kudo manihtesha me bukurine prallore dhe kudo takoja borbardhen ne fantazi!
Duke kaluar ne nje “fshat”, imagjinata ime u be reale kur pash qe ne nje obor shtepie te mbushur plot me bardhesi, kishin bere prej bore shtat xhuxhat, Borbardhen , kasollen dhe njerken shtrige…
Ndaluam aty dhe Kristina qeshte bashke me mua Duke me treguar nje tabele vene te nje peme aty te kasollja e xhuxhave me thot: E di cfar shkruna te ajo tabela?
..Pra thot :”lereni boren te bardhe mos lini “qente” t’ja prishin bardhesine dhe pastertine…
Mu kujtua nje thenie e popullit tone e ngjashme me kete te tabeles e qe ka te njejtin kuptim alegorik..
Ndarja gjithmon eshte prekse.. me percollen shume miq…
Duke mbajtur ne sy, si imazh te pashlyer bukurite e ketij vendi bujar e model, si dhe kujtimet me te mira per miqte e mi te shumte te rinje e te vjeter qe kam ne kete shtet , u largova …
Treni ,,Eurostar”, gjarperonte me shpejtesi neper shinat dhe nga dritaret e vagonit dilnin panorama te ndryshme magjepese , male te larta te te cilet une, krijoja profile te ndryshme njerzish ne majat e tyre te gedhendura nga erat dhe erozionet e ndryshme …
Deri ne Milano , me shoqeroi bora qe binte papushim . Kisha planifikuar qe ate nate do rrija te mikesha ime balerine e njohur , sot profesore ne shkollen e baletit ne Breshja , Eneida Koraqe…
E dallova nga larg bukurine e eger shqiptare, qe po me priste ne stacion !
Kane dicka te vecante dhe karakteristike vajzat tona ku i lexohet ne fytyre e ne sy bukuria shpirterore apo fizike ! …
Edhe te Eneida me priten shume supriza takova mikesha te vjetra shqiptare qe kisha vite pa i pare , Po keshtu zonjen e nderuar , maman e Eneides mesuese Lizheta Toromanin …
… Kaluam nje darke te shkelqyer mes ushqimeve tradicionale shqiptare dhe Italiane ,qe i kishte gatuar me aq mjeshteri balerina jone .

Para se te nisesha per ne Trieste, Eneida me coi te vizitoja shkollen ku jep ajo mesim
Duke u kthyer per ne Trieste , ndjehesha krenare me kete brez qe po rritet e po meson ketej, me keto vajzat tona si Liri Mustafa , Alda Gjoshi etje etje si dhe me intelektuale si Eneida koraqe , Lola fejzo, Dhurata Bejleri, Alma Civeja, MImoza Sali, Alida Hisku, Madi Bardhyl Kelmendi, Aferdita Dolle, Vasilika Keller, Sanije Jakurti, Kristina Rasi, Adriana Nikoliqi etje etje te cilat jane bere Ambasadore te Shqiperise apo Kosoves e trevave te tjera Shqiptare neper vendet ku jane , duke e ngritur larte e me larte krenarine e emrit Shqiptar, me sjelljen punen dhe artin e kulturen …
Lexoni:
Nga malli vetë, do të hapet dera…
http://floart-press.blogspot.com/2007/09/vitore-stefa-leka-vitore-stefa-leka-ka.html
http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/4558/
Urime zonja Vitore Leka (Stefa)
Udhetimi i Shqiperise
Kujtimet e Shqiperise Gjate udhetimit te fundit ne Shqiperi dhe takimeve te ndryshme…Tirane, Berat, Durres, Pogradec etj…kam mbresa nga me te bukurat me miq te shumte te artit, politikes jetes sociale dhe te aferm, por mbi te gjitha te lene mbresa ato …kujtimet e femijerise te cilat kur i sheh pas gjithe ketyre viteve duket sikur kane mbetur po aty te gjalla…edhe pse jeta na ka cuar gjithandej neper bote dhe kemi krijuar rruge te reja…
Por me mikeshat e mia Silva Burnaziani dhe Liljana Decolli u takuam aq natyrshem dhe filluam bisedat tona te kendshme sikur keto vite ndare nuk kishin patur asnje efekt..Kafja e embel tek “Piazza” (ish Postiqet e pata lenen kur jam larguar nga Shqiperia), na zinte deri vone mbas mesit te nates dhe asnjera nga ne nuk e shihte ate…kohen!
Jane kujtime te bukura, pas nje takimi shume vjecar pa u pare te cilat po i shoqeroj me keto foto…ne foton e vogel jam une me Lizheta Toromanin.
Nje kujtim qe sa here e shohe i mbush syte me lot jo vetem per shoqen e femijerise, por per vitet qe iken ….
dhe menjehere me vine ne mend vargjet e kenges se mikut tim Mihallaq Andreas… …se vitet ikin tutje ikin moj nje nga nje dhe vajzat behen plaka RINIA MOJ NUK VJEN ME!!! Eh…Sa e veshtire qenka pleqeria!!!
Vitorja
TITULLI I LARTE ” QYTETARE NDERI”
Zonja Vitore Stefa ( Leka ) merr nderimin dhe respektin e qytetit te lindjes duke ju dhene Titulli i Larte ” Qytetare Nderi ”
Nga Drita Braho
Me daten 18 Dhjetor ne qytetin e Beratit u zhvillua nje ceremoni madheshtore ku morren pjese personalitete te larta te artit, kultures si dhe intelektuale dhe qytetare beratas.Ne kuader te zhvillimit te Festivalit Tipologjik qe u zhvillua ne datat 17 – 18 – 19 Dhjetor 2008 u vendos dhenia: Tituj te Larte Nderi 3 personaliteteve te ketij qyteti.Fjalen e rastit e mbajti Kryetari i Bashkise Z.Fadil Nasufi, i cili ne fjalen e hapjes mes duartrokitjesh dha Titullin e Larte Qytetare Nderi Z. Vitore Stefa ( Leka ).Ne pamundesi te ardhjes te Z.Vitore per arsye objektive, Titulli iu dorzua Z.Xhovan Shyti gazetar i cili kryesoi grupin e punes per vleresimin e figures te Z.Vitore Stefa ( Leka )Roli i bijes te Beratit i ka kaluar tashme kufijte deri ne diaspore per Kosoven dhe Çamerine.Qytetaret e Beratit shprehen admirimin per vlerat e kesaj zonje, per prezantimin dinjitoz qe i ka bere qytetit te lindjes te saj, por njekohesisht Z.Vitore Stefa ( Leka ) ka dhene nje kontribut te veçante edhe per emigrantet shqipetare ne Trieste.
Ne fjalen falenderuese nga Z.Xhovan Shyti u cilesua edhe njehere puna e kesaj zonje si nje gur i forte ne themelet e qytetrimit Beratas.Te pranishmit vleresuan vlerat qytetare dhe humane te zonjes Vitore. Ne fjalen e tij Z.Fadil Nasufi kryetari i Bashkise Berat theksoi punen e perkushtuar te kesaj zonje ne diaspore duke bere keshtu nje model i tolerances dhe vazhdimesise per te pare para.Ne kete ceremoni ju dhane tituj nderi edhe dy personaliteteve te larta te ketij qyteti Z.Ilia Theerecka per qendresen e larte ne burgjet e diktatures. Z.Therecka ishte i pranishem dhe shprehu falenderimin per vleresimin qe i behet nga qyteti dhe qytetaret e tij. Titull nderi u dha edhe per Z.Seit Ali Dhembo ( pas vdekjes ), me motivacionin per qendresen patriotike dhe perkushtim atdhetare si dhe model I tolerances fetare ne Berat. Berati, ky qytet qe po evidenton vlerat historike po prezanton dhe çmon vlerat e qytetareve qe kane bere aq shume per kete qytet.
Titulli i Larte Qytetare Nderi per Z.Vitore vjen pas vleresimeve te medha qe i jane bere nga shteti shqipetar dhe italian. Puna dhe perkushtimi i saj le te jen model i njeriut qe perkushtohet duke na thene: “Te falesh dhe te kuptosh eshte njerezore”.
Pershendetje nga Makfire Canolli
•E dashur Nena Vitore !
•
• Te uroje nga zemra per titullin e merituar qe te eshte dhene “Qytetare Nderi” duke te deshiruar shendetelumturi dhe jete te gjate e sa me shume titiuj ne karrieren tende! Po ti dergoje keto vargje te cilat me dolen nga thellesia e shpirtit!
Nene e moter per ne te gjithe
V – ullneti dhe deshira shpirterore
I – deali Yt gjithone Kombetare
T – e beri qe te jeshe e rralle
O – Nene e moter per ne te gjithe
R – ralle kushe ka kaq zemer te dlire
E – nje shpirte kaq te mire!
S – te mposhti dote diktatura
T – e beri me te forte se furtuna
E – munde gjithone ne beteje
F- ort cendrove cdo here
A – tdheut i dhe ndere!
L – ule e fresket perhere
E – dhe ne Dimer e Pranvere
K – urre nuk u gjunjezove
A – rmikun me vepra e shkaterrove! !
Me shume respekt dhe dashuri per Nene Vitoren!
Makfire(Maqedonci) CanolliDhjetor, 2008 U.S.A
Në kërkim të ngrohtësisë
Ti linde e dashur, atje ku dielli lind
E bukur, e mirë, e ëmbël në çdo ind
Ti mbas diellit rende si shpend i lirë
E dielli digjte por ti pate mbërdhirë
Ah ky diell që s’të ngrohu kurrë
Në vendlindjen tënde plot me gurë
Ty st’të ngrohu as në mesditën e ngrohtë
E si do të ngrohë në mëngjesin e ftohtë
Në perëndim ngrohtësinë e tij e poqe
Atje fillove të këndosh si kanarinë
Që le kafazin dhe gjen lirinë
Por dëshirën tënde fort mirë ta di unë
Se tin ë perëndim nuk do rrish shumë
Atje në lindje është e jotja lumturi
Që emrin e ka nënë Shqipëri
Ti atje do të shkosh një ditë
Kur të ketë vetëm re, por dritë
Poshtë Novi Pazarit te Preveza
Një ditë do të ketë Diell e jo re të zeza
Agim Bacelli
Vitores
(me shume dashuri me rastin e ditelindjes)
Ti me ngrohe shpirtin, syte e tu te thelle,
Shkunden, levizen te perjetshmen qetesi.
Mbushen hapesiren, tinguj te ylberte,
Ah, fjalet e tua, me te zemres dashuri!
Ti vajza ime e vogel, e bukura, e trishtuar,
Ti motra, shoqja, nena me shpirtin e madh!
Sa here te erdha me lote dhimbjesh renduar,
Perhere nga syte e tu copa qielli kam marre!
Endrra jote mbeti udhesh jete e coptuar,
Shkelur e pergjakur prej mizores kembe.
E ngrite ti cope-cope zemershtrenguar,
Por ne drite te shpirtit thure vetem kenge.
Te kendofte zemra perhere rreze dielli,
Se na ngroh te gjithe e na mban ne gji.
Xhakete e kuqe mbi supe, varur mbeti,
Qe t’na mbledhe perreth, plot dashuri.
Ejvis-Maria Xhajanka
Me respekt për motrën tonë
Kush te njohu dhe s’te c’moi…
Kush te pa t’falenderoi
Ke s’ndihmove e uruar
Moj shqiptarja e bekuar!
Shkojne vitet pale e rradhe
Plakjen kurre s’ke per t’a pare…
Ti ke lindur per te mira
Moter e nene Vitoria!
Je dhe mbetesh Miresia !
Petraq J. Pali
Kushtuar patriotes se shumevuajtur
Vitore Stefa Leka
Disa gjera per ty si di
Te rrijme shtrember e te flasim drejte
S’ka si te njohesh nje njeri
Kaq large e kaq shpejte
Nuk e di cfar fytyre ke
Nuk e di sa e bukur je
Nuk e di a je e serte
A je e bute si fushe e blerte
Me “nuk di” s’dua te vazhdoj
Ne anen tjeter do te kaloj
Shume te tjera une i di
Nga ato qe me ke thene ti
Nga ato qe kame degjuar
Dhe nga ato qe kam lexuar
Qe mendja jote ka prodhuar
Dhe dora jote i ka shkruar
Do te thuash ti cfar di?
Di qe ke vuajtur ne rini
Di qe linde prane nje lumi
Emrin ja thone Osumi
Di qe je nga Berati
Qytet buze lumit per se gjati
Shpejt jetime ti ke ngelur
Nga ca njerez “bukeshkelur”.
Aty ta vrane babane
Dhe ne jete te bene hatne
Nena jote e hidheruar
Te rriti duke u munduar
Di qe tani ne pleqeri
More fryme sic deshe ti
Por jo ne Shqiperi.
Ne vendin fqinj ne Itali
Ku atje shume po punon
Per kombin tone qe po renkon
Dhe se fundi ate qe di
Ajo qe ka me shume rendesi
Je humane je njeri
Zemra jote safi flori
Dora e mendja s’po te pushojne
Nate e dite po punojne
Ty te lumte te qofshim fale
Kombit i je bere hallall.
Rrofsh e qofsh per shume vjet
Kur punon njeriu vleka
Kur perpiqet per kombin e vet
Ashtu si ti Vitore Stefa Leka.
Vlashi Fili
Për Vitoren
Kam kaq vite që të njoh, e dashur Vitore, dhe jam tepër e prekur nga dhembshuria, dashuria dhe puna jote plot humanizëm për kombin tonë veçanërisht. Jam e lumtur që të njoh dhe disa fjalë që më dolën prej shpirtit po i çoj në këtë listë tepër simpatike dhe ky është krijimi im i parë për këtë listë.
Zemrën tënde e hape dhe e bëre det
Shqetësimet i bëre valë të bukura
Mes tyre le të lundrojnë me qindra vozitës shpirti
Ëndrrat e tyre i bëre jetë, s’i le të këputura
Lotin e tyre ti vetë e gëlltite
Detit tënd zemrës ja dhe
Dora jote ngriti të varfërin, të mjerin
Njeriun e harruar, të hedhurin përdhe
Ëndrrën e thyer si me magji ja ngjite
Vajzës a djalit rrrugës mbetur
Me shpirtin tënd të pastër i mëkove
Ti Nënë që për të vuajturit je tretur
Dashurinë tënde, oazë dhembshurie
E jep pa zhurmë por të qindrafishuar
Prej meje del urimi i shpirtit
Vitore, prej Zotit qofsh e bekuar!
Merita Bajraktari-McCormack
Zonjes Vitore Leka
O e mira Zane e shqiptarise,
Kreshnike nene, qe kurre nuk plakesh,
Shpirti te ndrin si dielli lartesive,
Zemra porsi Ar` te shkelqen ne kraheror te Atdheut.
O Vitore Leka, o zonje Shqipetare,
Perjete qofsh e nderuar
Si mbese e Skenderbeut!
Buzeqeshja jote, zeri yt fisnik,
Cdo njeriu i dha shprese dhe dashuri,
Aty ne deren tende, qe hapur e mbajte,
Buke dhe bese udhetareve u dhe gjithnje,
Ne Tryezen bujare plot me miresi!
Krah per krah me vllezer e motra shqipetare,
Si Teutat Iliriane, ti me shoqe perseri,
Lart e ngren ti zerin per ceshtjen Kosovare
Dyerve te botes troket e therret me gjithe fuqi!
Vargu yt i dhimbshem, plot mall e dashuri
Per atdheun ne vuajtje, per kohen qe aq dhembje kish,
Tregimi yt i rrjedhshem si ujvare ne male…
Aq bukur sjell ne kohe, madheshti dhjete fish!
Ti nuk ndeshkove kurre ata qe ty te vrane,
Ata qe ty ne oborrin tend te bene te qaje me lemeri…
Ata qe ty babane dikur ta paten vrare
Dhe jetime te lane te vogel, pa fuqi!
Ti fale aqe shume, sic falin gjithmone nenat,
Me shpirtin tend fisnik dhe zemren tende bujare,
Ti i fale sot kohes nje shembull plot me drite,
Si zonje e nderuar e botes Shqipetare!
Llemadeo
Një familje Atdhetare
Nje familje Atdhetare,
Zemerbardhe e bujare,
Berat, mehalle e madhe,
Patriote e sedretare.
Nje shtepi qe kish tre kate,
Vangjel Stefa “me Irate”.
Tete femij’ i kish te mbare,
Kostaq Stefa, “Yll i rralle”.
Gjeniu e trimi me palle,
Per memedheun kish rrare.
Satanai me te liqte,
Ja prene ne mest ate drite.
Male fusha e bregore,
Kostaq Stefa i pershkove.
Te tridhjete ne sup i more,
Nga nazistet i shpetove.
Qene bij’ te Amerikes,
Erdhen te sillnin lirine.
por kucedra komuniste,
Nuk e desh demokracine.
Me tre mars dyzet e tete,
Ne shtepi rra nje termet.
Kostaq Stefen befasisht,
E prangosen ca te liq.
Dit’ e egerr me furrtune,
Dyer e dritare u zune.
Hyri brenda eresira,
Ate dite’ u be minxira.
Zvarr e hoqen neper rruge,
Me zinxhire kemb e duar.
Ne qeli me terr, torture,
E gjakosen ate burre.
Me denimin kapital,
Kater bura u denuan.
Satanai nuk i fal,
Me zinxhira u mbuluan.
Ky denim qe nje kalvar,
Aq’ i gjate e i pa fund.
Kostaq Stefa zemerzjarr,
mbeti burre e nuk u tund.
Nga bashkatdhetari i tij,
Mina Papajorgji
Lot i ndezur mbi flamur
Vitores në Triestë
Ne çdo skaj te kontinetit
Ne hapsira pa kufi
Nga Tirana ne Trieste
Dhe ne Prishtine gjendesh ti
Floke arte e zemer zjarrte
Neper vargjet enderrime
I mbledh tok zoqte e shqiponjes
Me flamur neper festime
Dhe kitaren se haron
Amanet ta la ushtari
Qe ne kosove e derdhi gjakun
E s’u kthye me se gjalli
Nje pike loti per cdo feste
Mbi flamurin kuq e zi
Ndizet si nje drites liria
Mbi Kosove e Shqiperi
Kolec Traboini
Vitores!
Ku je ti eshte bujaria
Qe ti mike te ngushte e ke
Ku shkon ti lulezon poezia
Qe me te ti bashke ke le
Ku je ti eshte miresia
Se gjithkend ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Ne zemren tende ka fole
Kur je ti kendohet kenga
Shpirti yt vetem shpethen
Kur ti flet heshtja mbreteron
Se fjale te embela ti mekon
Kur ti nis e perkedhel
Hena dielli bashke del
Ngrohin ndrijne te dy toke
Se me ty jane gjithmone shoke
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt dhe dashuri
Oh, ku je ti lulezon shkretetira
Akulli shkrin ne atraktide
Kur je ti sfidohet erresira
Se je bere vec per te shendrit
Kur je ti vapa zvogelohet
Se nga bjeshka sjell freskite
Ku je ti dimri terbohet
Iken zhduket se ka frike
Ku je ti moj si manare
Trime e dashur dhe bujare
Zemer e bute dhe kanakare
Temperament dhe plot hajgare
Mereme Llubani
Një të nesërme
Neser do te jesh nje çast
Me afer thinjes
Me afer rrudhes brenga ndukur
Me zonje se zonjat,
Qe nga sjellja dhe fjala e bukur
Zbukurojne sot Ikonat…
Neser nje tjeter fjale mjalte
Nga goja do te nxjerresh,
Dora jote bujare e zgjatur
Me e bardhe se meshira
Te miresise porte do mbaje hapur
Do ndaje te keqen nga e mira…
Neser, eh te nesermen
T’a uroj te bardhe
Si shpirti brenda teje
Me shume se madheshtore,
Ky urim vjen prej meje
E shtrenjta mikja ime Vitore
Me respekt per te nesermen tuaj,
Ilir Borova
Shpirti i saj është oqean!
Kushtuare poetes dhe patriotes,
Vitore Stefa Leka
Po e thur kete kenge
Per nje grua per nje nene,
Port e zemres hapur mban,
Shpirti i saj eshte oqean.
Ne çdo varg e ne çdo fjale,
Dhembje mban edhe plage,
Se ndien plaget e te atit,
Pushkatuar prej xhelatit.
Kostaq Stefa patriot,
Profesor ish/poliglot
Porse diktatre e eger,
Nuk i la as varr, as emer,
Ritej vajza n’ato vite,
Mes mjerimit dhe shperfilljes,
Poezine kish ender te pare,
Porse endren keq ja vrane.
Shpejt u be nje nene e mire,
Ngushellim ju bene femijet
Erdhi dita kur shqiptaret,
Dermen diktatures dhane.
Udhen’ e hidhur te mergimit,
Mori dhe kjo nene mjerimi
Per nje jete me te mire,
Pa “lufte klasash” e zinxhire.
Dhe aty perteje detit,
Zemr’ e saj e madhe mbeti.
Per c’do shqipetar te mire,
Hapet porta, zemer e dlire.
E ringjallur kete here,
Shpirt i saj si nje pranvere
Derdhet neper poezi
Me nje zjarr dhe me te ri.
Aty ehte ky shpirt i saj,
Shpirt i thelle si oqean.
I hap udhe miresise,
Paqes dhe dashurise.
Mina Papajorgji








AGJENCIONI FLOART-PRESS
Burimi – Marre nga arkivi i Vitore stefa Lekes


Leave a Reply