TIRANE- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në konferencën “Itali- Shqipëri, një partenership evropian” me shprehjen e një europianisti të madh, siç e cilësoi ai Romano Prodin, duke thënë se, “themeli i Evropës ishte të vinim bashkë vende të ndryshme dhe të ndërtonim diçka të përbashkët, sot e tashmja e Evropës është larguar nga Evropa e shpresës për t’u afruar tek Evropa e frikës”.
Gjatë fjalës së tij në partnershipin Shqipëri-Itali, kryeministri Edi Rama vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Shqipëria është e sigurt drejt rrugës së saj Europiane, edhe pse siç nënvizoi ai, shqiptarëve iu është mbyllur dera e Europës më shuam se kujtdo populli tjetër.
“Si shqiptar dhe ballkans jam ndjerë i sëkëlldisur që kam dashur ta mbroj Evropën e shpresës përballë evropianësh Holande dhe Anglie, të cilët Evropa e frikës i bënte të dukeshin si skeptikë për zgjerimin evropian. S’kam gjë me holandezët apo anglezët, sepse skeptike ka në çdo vend të Evropës. Por, shqiptar ballkanas shpresë-humbur për Evropën zor se gjen edhe nëpër kafenetë më të humbura”.
Më tej Rama e cilësoi ish-kryeministrit italian Romano Prodi si nxitësin e rrugës europiane të shqiptarëve. “Z. Prodi më është dashur t’iu përgojoj shumë deri në ditën që më në fund na e dhanë atë të shkretë status të vendit kandidat. Numri i refuzimeve ka qenë më shumë se çdo vend tjetër. Ju kam përgojuar për të lehtësuar peshën e Evropës së frikës, duke i treguar se si ju me një invecion gjenial, ndarjen e statusit kandidat nga negociatat arritët t’i jepnit maqedonasve dhe shqiptarëve arsyen më të fortë për lënien e armëve dhe arritjen e një marrëveshjeje dhe paqeje historike. Një status thuajse simbolik për nga përmbajtja, por një motivues për ne shqiptarët kur e morëm, aq edhe nxiti një fuqi dyshuese për të tremburit nga Evropa e frikës, kur do të na e jepnin”, tha Rama.
Duke u shprehur se për ballkanasit, Europa e shpresës është sot më e rëndësishme se kurrë, kur shënohet 1 vit pa luftra, Rama përmendi edhe incidentet e ndodhura në Beograd. “Flas për shtete që ndahen nga një balonë elektrike, për të cilin njëri kërcënon e tjetri e pagëzon si shpend mitik dhe të dyja janë gati të hyjnë në një luftë”.
Sot sipas Ramës, rajoni po diskuton për paqen të cilën ja vlen ta jetosh.
“Pa Europën e shpresës lumenjtë e pafundëm të gjakurt të derdhur në Ballkan nuk do kishin sjellë në këtë rajon vitin e parë të shpresës. As ngatërresa e përçartjes së huliganëve që vazhdoi me përçartjen e politikanëve, për të vazhduar me një komunikim mes dy kryeministrash që vendosën të takohen”, tha Rama ndërsa shtoi se pa këtë Europë shprese që të gjithë e duan Ballkani është gati të plasë si fuçi baruti.
Për sa i përket historisë së dronit, Rama tha se autori i tij nuk dihet ende kush është edhe pse në listën e heronjve të Ballkanit renditet fatkeqësisht edhe vëllai i tij.
“Askush se njeh autorin e dronit, vëllait tim i ra rasti të hyjë në listën e heronjve të Ballkanit fatkeqësisht”.
Duke u ndalur tek vizita e tij në Beograd, kryeministri u shpreh se nga anulimi i saj më të humbur do të ishin shqiptarët. Sipas tij, nuk ka qënë Brukseli ai që e ka detyruar të mos e anulojë vizitën.
“Anulimi i vizitës, jo përgjigjia e merituar por ulje e pamerituar në nivelin e një lufte deklarative shterpë, abortim i procesit që nisi në Berlin. Anulimi cënonte rolin paqtues e emancipues që shqiptarët kanë marrë në rajon, me një shkallë ku jo Serbia, por Shqipëria do ishte humbësja më e madhe. Kundërshtarët thonë që na ka imponuar Brukseli mos anulimin e vizitës. Brukseli a imponuar shumë gjëra por këtë jo, siç nuk na ka imponuar thirrjet E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Kush bën apel për anulimin e vizitës time në Beograd gabon. Brukseli nuk na imponoi mos anulimin e vizitës në Serbi. Serbët sillen si jo evropiane me shqiptarët. Klasa politike serbe ka humbur mendjen nga huliganët”, shtoi Rama.
Duke dhënë mendimin se askush përveç vetvetes nuk na bën europianë Rama shtoi: “Shqipëria është vendi ku Papa i Romës zbriti në stacionin e tij të parë në Europë, ku u prit nga europianë myslimanë dhe të krishterë pa u zbardhur ende dita. Shqipëria nuk është kurrë vendi ku Europa e bashkuar është një gjethe fiku për të fshehur burrninë luftarake që nge krye sa herë kryet marrin flakë”.
Rama bëri të ditur më tej se në Shqipëri operojnë rreth 1460 sipërmarrje italiane. Duke vënë në pah disa nga arsyet e këtyre investimeve, Rama shtoi se Italia mbetet një nga vendet që fal shpresë e ‘rreze drite’.
“Në Shqipëri operojnë 1460 sipërmarrje italiane në vend. Unë besoj se ka tre aspekte kryesore që e nënvizojnë këtë potencial dhe se duhet parë nëse do duam ta zhvillojmë këtë potencial. Pasi është zgjerimi i lidhjeve marrëdhënie kulturore dhe qeveritare, një tjetër është bashkëpunimi me Ballkanin dhe Evropën e bashkuar. Italia ka një rol të madh në këtë drejtim,. Duke pasur parasysh jo vetëm kontributet që ka dhënë ky shtetit që ka dhënë veç e veç, por dhe marrëdhëniet që kanë vendet të marra veç e veç, me këtë shtet. Shqipëria është bërë vendi ku sipërmarrjet italiane mund të gjejnë gjithçka, që e kërkojnë dhe nuk e gjejnë në Itali. Ndaj, meriton një falënderim ambasadori Gaiani, që i ka dhënë një shtytje të madhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Italia është përfaqësuesi më i afërt i Evropës së shpresës dhe i një vendi që sot rrezaton shpresë dhe tek ne, përveçse ndihet e mbushur me shpresë, fal qeverisë së re. Ndihemi shumë afër me qeverinë e re.”-tha Rama.
PAQUET: REFORMA E GJYQËSORIT, KUSHT PËR SHQIPËRINË NË BE
Në kuadër të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, është e nevojshme përmbushja e reformave themelore, siç është ajo në Gjyqësor. Kështu deklaroi drejtori i Zgjerimi në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet i pranishëm në konferencën ‘Shqipëria dhe Italia partnership për Evropën’.
Duke përmendur disa nga prioritetet që duhet të përmbush qeveria shqiptare, Paquet theksoi se reforma në administratën publike është e nevojshme. Më tej, Paquet, duke u ndalur tek disa nga sfidat më të mëdha të shtetit shqiptarë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vlerësoi hapat e ndërmarra deri më tani, por theksoi se ka ende punë për tu bërë.
“Shteti i së drejtës është një proces i zgjerimit. Është shumë e rëndësishëm që të tërhiqen investimet e huaja. Mbrojtja themelore, mbështetet tek liritë dhe të drejtat. Paketa e zgjerimit, e tetorit i referohet qeverisjes ekonomike. Anxhenda e reformës duhet të shoh sektorin ekonomik. Në këtë kuadër, komisioni i ka rekomanduar Shqipërisë që ti ushtrohet një ushtrimi që do të zbatohet në nivelin e Komisionit Europian. Dua ti kthehem vendimit të qershorit që shkoj se është thënë se ky është një vendim histori dhe që hap një faqe të re të Shqipërisë, duke e ngritur atë në një nivel më të lartë. Hapat pasues janë të qarta, ku parashikohen treguesit q duhet të merren për hapet e mëvonshme.
Trajtimi i rekomandimeve është me tepër rëndësi. Forcimi i administratës publike dhe më mirë detyrat e nëpunësit cili është një detyrë që duhet të përforcohet dhe kjo do përmbushur. Reforma e Gjyqësorit është një parakusht për shtetin e të drejtës. Kam pasur privilegjin që të marr pjesë në konferencën e përbashkët që u organizua nga presidenti i Republikës dhe Ministrisë së Drejtësisë.”-tha Jean Eric Paquet.
Gjatë fjalës së tij, Paquet tha një mesazh të qartë për të luftuar korrupsionin, ku sipas tij nuk mjafton vetëm gjithëpërfshirja, por duhet dhe një strategjia anti-korrupsion. Ndërkohë, drejtori i Zgjerimit në Këshillin Europian përmendi dhe disa nga arritjet e qeverisë shqiptare, që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në muajin qershor, ku veçoi ndër të tjera aksionin kundër lëndëve narkotike në Lazarat.
“Shqipëria duhet ë sigurohet se ka një proces reformë koherent dhe gjithëpërshirjes. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë fusha tepër të rëndësishme, dhe duhet të punohet më tej. Qeveria duhet të ekzistojë dhe të shfaq sigurinë e saj për të luftuar më tej politikat që çojën drejt luftimit të fenomeneve. Në këtë kuadër është e rëndësishme që të miratohet strategjia anti-korrupsion. Tendenca pozitive që është krijuar në luftën kundër krimit të organizuar duhet të theksohet me rëndësie. Ndaj operacioni në Lazarat është për tu lavdëruar, por duhet të ndiqen të gjitha masat nga ana e Prokurorisë për çdo monitorim. Po ashtu dhe bashkëpunimi mes policisë, Prokurorisë, Europl është një tjetër hap me rëndësi. Kjo është një reformë që kërkon uljen e borxhit publik dhe menaxhimin e financave publike.”-tha Paquet.
Më tej ai shtoi se: “Këto janë reforma shumë të vështira, nga pikëpamja teknike dhe politike. Duhet të ofrohen masa në sektorin ekonomik dhe mbështetje të bizneseve. Duke ofruar kështu dhe një kuadër politikash. Por plotësimi i këtyre objektivave kërkon shumë kohë dhe një qasje nga qeveria dhe nga vetë shqiptarët. Pra, duhet e gjithë pjesëmarrja e popullatës. Ka një koncept për integrimin e Shqipërisë në BE. Shtetit ka si detyrë që të vazhdojë me punën për përmbushjen e të gjithë detyrimeve. Bashkimi Europian, do të jetë gjatë gjithë kohës të mbështes partnerët, siç janë shqiptarët.”.
CASINI: EVROPA KA NEVOJË PËR SHQIPËRINË
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian. Pier Ferdinando Casini solli në vëmendje rolin e Italisë në ‘rrugëtimin’ e Shqipërisë përgjatë këtyre viteve drejt rrugës së familjes evropiane. Sipas Casini, Shqipëria në këto kushte ka bërë hapa përpara sa i takon qëllimit të saj të madh, atë të integrimit të saj në Bashkimin Europian.
“Kanë kaluar të paktën 20 vjet, që Italia zbuloi që ishte toka e premtuar e shqiptarëve. Zgjerimi i Ballkanit shërben dhe për të çuar drejt Mesdheut, vetë epiqendrën e BE-së, e cila ka qenë shumë më në veri nga ç’duhet. Evropa ka nevojë për vende si Shqipëria, dhe jo më pak se Shqipëria ka nevojë për vende të tjera”-tha Casini.
albnews.al
Leave a Reply