
Dhjetë policë flisnin shqip në ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, e cila të martën e kaluar u ndërpre në Beograd, shkaku i ekseseve.
Këtë e kanë bërë të ditur dëshmitarët, por që konfirmohet për gazetën “Zëri” edhe nga Blendi Fevziu, i cili ishte pjesë e një grupi prej rreth 50 vetash që kishin shkuar në Beograd për ta shikuar lojën mes serbëve e dhe kuqezinjve.
Ky grup i shqiptarëve ishte i vendosur në hapësirën VIP të stadiumit të Partizanit, për shkaqe sigurie, teksa për sigurinë e tyre po përkujdeseshin edhe policët nga Kosova, të cilët pas luftës janë zhvendosur në Serbi apo pas shpalljes së pavarësisë në vendin tonë.
Gazetari i njohur shqiptar tregon se njëri prej policëve i kishte treguar madje edhe për prejardhjen e tij nga Peja, por merret vesh që kishte edhe nga Prishtina. Fevziu tha se ata policë e flisnin shqipen mirë.
“Një pjesë e policëve që na shoqëronin flisnin shqip. Personalisht, i kam identifikuar 3-4 prej tyre, por ne ishim në mesin e ndoshta 200 policëve. Ata ishin me prejardhje nga Kosova, përkatësisht nga Peja. Njëri nga ta na tregoi se e kishte babanë pejan”, deklaroi për “Zërin” Blendi Fevziu, për të cilin udhëtimi në Beograd ishte ndryshe në dallim prej udhëtimeve të shumta të tij.
albnews.al


Leave a Reply