![]()
Dy tërmete brenda disa orëve janë regjistruar në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Tërmeti i parë me shkallë prej 2,9 gradë sipas Rihterit u regjistrua në orën 17:18, ndërsa tërmeti i dytë rreth orës 20, me fuqinë prej 3,1 shkallë.
Sipas të dhënave të Opservatorit sizmologjik dhe qendrave tjera sizmologjike, epiqendra e këtij tërmeti është në afërsi ose brënda qytetit të Ohrit, më saktësisht afër fshatit Kosel. Nuk janë evidentuar dëme eventuale, por vetëm është shkaktuar panikë ndër popullatën në Ohër me rrethinë dhe Strugë. (INA)


Leave a Reply