
Lumturimi i Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nene Tereza, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel per Paqen. Humanistja me shtat te vogel, por me zemer te madhe do bente qe mbare bota te njihte shpirtin e saj te madh
Gonxhe Bojaxhiu, e njohur boterisht si Nene Tereza e Kalkutes u lumtunua me 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II, nderkohe qe pritet Shenjterimi i saj nga Kisha Katolike nga indianet, shqiptaret dhe te gjithe ata qe admirojne forcen e shpirtit dhe te misionit te saj bamires.
Ne vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shperbleu punen e palodhshme te Nene Terezes ne favor te te varferve dhe personave qe ishin duke dhene shpirt, duke i dhene nje autoritet boteror asaj qe shume prej adhuruesve e konsiderojne si nje shenjtore.
Ne çastin e marrjes se Çmimit Nobel ne vitin 1979, ajo deklaroi: “Kam lindur ne Shkup, jam shkolluar ne Londer, jetoj ne Kalkute dhe punoj per te gjithe njerezit e varfer ne Bote. Atdheu im eshte nje vend i vogel me emrin Shqiperi”.
Nene Tereza u lind ne Shkup ne 26 gusht te vitit 1910 nga prinder shqiptare. Qe ne moshen 12 vjeç kishte deshire te behej misionare “per te perhapur mesazhin e dashurise se Krishtit”. Ne moshen 18 vjeç hyri ne urdhrin e motrave te Notre-Dame de Lorette, ne Dublin, qe punonte me arkipeshkvine e Kalkutes.
Nene Tereza, e veshur gjithnje me mantelin e bardhe, me shirita blu te urdherit te Misionareve te Bamiresise, qe ajo kishte ngritur ne vitin 1950, kishte zakon te thoshte se vepra e jetes se saj nuk ishte veçse “nje pike lehtesimi ne nje oqean vuajtjesh”, por, shtonte ajo, “nese kjo pike nuk ekzistonte, ajo do t’i mungonte detit”.
“Shenjtore e te varferve”, nderroi jete ne 5 shtator 1997 ne moshen 87 vjeç, pas nje gjysme shekulli sherbim ndaj te braktisurve ne Indi dhe ne mbare boten. Ajo prehet ne seline e Urdherit te Misionareve te Bamiresise ne Kalkuta. Ne vitin 1997, pak para se te ndahej nga jeta, Nene Tereza kishte 4000 motra, te pranishme ne 610 shtepi misionare, te perhapura ne 123 vende te botes.
19 Tetori eshte shpallur feste kombetare nga qeveria shqiptare.
Biografija e Nenes Terez…
Ajo quhej Gonxhe Bojaxhiu. Ishte femija e trete e prinderve Kole Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe patriote shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 gusht 1910. Gjashte vjet me pare kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri. Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin, po ne ate qytet, ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe. Moter Tereza pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurise” (1951) per t’u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Ne vitin 1979, kur mori cmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as… per te pare varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve ’90.
Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te
braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve ’80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane
ndryshuar shume. Mjafton te themi se gjate ketyre 10 vjeteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdhrit “Nene Tereza”. Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me nevojtareve. Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht me nevojtaret ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe kane mbire ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Per politikanet e sotem shqiptare duket e mjaftueshme qe i dhane viston Nene Terezes
shqiptare te vinte me ne fund ne Shqiperi, duket e mjaftueshme qe ne emer te saj themeluan nje urdher presidencial, i vune emrin nje kopshti femijesh, nje spitali universitar dhe nje sheshi me shatervan. E permenda fjalen shatervan se pikerisht ai u be shkak te zvarritej ngritja e monumentit kushtuar Nene Terezes. Sec kane dale ca njerez moderne te ne, si pune ministrash, qe kane mesuar ca marifete gjoja perendimore, qe edhe monumentin kaq te perfolur per Nene Terezen e kane lidhur me ate punen e tenderave, ca tenderave qe duhet te shembin nje shatervan per te ngritur nje monument dinjitoz etj, etj. Pastaj, i fundit fare eshte konkursi, qe me sa duket nuk do te jete aspak artistik, por thjeshte postmodernist qe ne gjuhen e biznesit shqiptar do te thote nje lloj tenderi i pazhdoganueshem, i pataksueshem, i pakontrollueshem, me nje fjale, biznes elitarist. Per keta tipa qeveritaresh dhe politikanesh, Nene Tereza do te thoshte: “Njeriu nuk eshte lakuriq vetem per arsye se nuk ka veshje. Mund te jete i zhveshur edhe atehere kur nuk ka dinjitet (nderim)”.
Instituti “Nene Tereza”
Jo per nacionalizem, se Nene Tereza u perket vlerave universale te njerezimit, as per pasaporte integrimi rrjedhave te qyteterimit te sotem perendimor, shoqeria e sotme shqiptare duhet ta shpalle Nene Terezen simbol te qytetarise kombetare. Ne, shqiptaret, nuk kemi perse te
rremojne andej-ketej per te pershtatur nje filozofi vepruese me te qarte dhe me te thjeshte per jeten e tone, se ate qe la trashegim Nene Tereza me vepren e saj per mbare njerezimin, s’kemi perse te rrekemi per t’u bere bashkekohore dhe te stermundohemi duke shpikur teorira per te qene
dikushi ne Paktin e Stabilitetit qe na ka ofruar bota e qyteteruar. Le t’i drejtohemi seriozisht veprimtarise se Nene Terezes dhe mendesive te saj. Nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, te jemi faktor paqeje ne Ballkan dhe me gjere, paqja, simbol i se ciles u be Nene Tereza ne te
gjithe globin, do te ishte me idealja per ne, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet nje fqinjesi e mire, humanizmi universal i Nene Terezes eshte gjithmone shembull bashkejetese i persosur per sot dhe ne vazhdim, nese na kerkohet, dhe vertete na duhet, mirekuptimi brenda vetes,
toleranca, qetesia, prosperiteti, qytetaria… dashuria e Misionareve te Dashurise eshte pasuria me e pashfrytezuar qe kemi.
Vecse Nene Terezen te mos e privatizojne per qellime vetjake institucionet qeveritare te kultit apo te OJQ-ve, si po veprohet kudo per cdo vlere materiale dhe kulturore kombetare. Te mos e parcelizojne
nder partira dhe shoqata te mbyllura, per qellime karriere. Te mos e fusin ne lojen e tenderave per nje monument apo te projekteve per botime komerciale. Dhe te mos e bejne te harruar muzeve duke e lene ne “shenjterine e saj”. Ndoshta nje institut i Nene Terezes ne Tirane do
t’i kishte hije Shqiperise, nje institut kombetar qe te grumbullonte dhe te botonte trashegimine e saj, te studionte pervojen e saj dhe te motrave Misionare te Dashurise kudo ne bote, te rekomandonte forma konkrete pune per zbutjen e varferise ne Shqiperi, per paqen e prosperitetin e deshiruar prej te gjitheve. Ai institut jo vetem te mbante emrin e Nene Terezes, por edhe te ngrihej sipas parimeve te saj, domethene, me kontributin e donatoreve joqeveritare e joinstitucionale,nje institut i shoqerise civile ku te sherbejne njerez me perkushtim shkencor dhe specialiste qe besojne vertet ne mendesite e reja te menaxhimit te shoqerise njerezore. Dhe, nese sot kudo ne bote ka njerez (disa prej te cileve veprojne edhe ne Shqiperi), qe besojne ne nje shoqeri civile, ky institucion nuk eshte
i pamundur dhe mendesite thellesisht humane te Nene Terezes nuk do te mbeten nje utopi. Legjenda shqiptare e shekullit, te cilen e nderoi e gjithe bota e qyteteruar, nuk do te mbetej nje gojedhene e tejkaluar ne kohe, por do t’i paraprinte nje epoke te re ne Mijevjecarin e Ri. “Sot
te gjithe kane uri per dashuri, sepse jemi te lindur per te dashuruar dhe per te qene te dashuruar”
“Gjeja me e rendesishme ne jete eshte dashuria. Ketu edhe eshte fillimi i veprimtarise per te drejtat njerezore”
“Paqja arrihet me vepra te dashurise”
“Ka edhe sot mjaft rreziqe qe e erresojne dashurine. Deshtimi (aborti) s’eshte asgje tjeter perpos frike:frike prej femijeve ende te palindur”
“Jeta jote eshte te jetosh, te duash, te deshmosh dashurine e Hyjit ne te tjeret”
———————————————————————-
Agi Bojaxhi: Halla ime, Nënë Tereza

Mbesa e Nënë Terezës me një klerik të lartë
“Punonte shumë, pa u shqetësuar për kotësira e gjëra të parëndësishme. Humbja e saj na ka lënë një boshllëk të madh. Që nga 6 shtatori 1997 kam humbur një pikë referimi shumë të rëndësishme”. Kështu shprehet Agi Bojaxhi, vajza e vëllait të Nënë Terezës. Si e njohu ajo hallën e saj dhe letra që shenjtorja u kishte dërguar familjarëve
Çdo 19 tetor gjithë shqiptarët kujtojnë atë grua të vogël, që do të bëhej krenaria e tyre në botë. Nëse ka ndonjë gjë që shqiptarët mund ta përmendin pa iu dridhur qerpiku, është se janë bashkëkombës të Nënë
Agi Bojaxhi me fotografinë e hallës së saj, Nënë Terezës
Terezës. Tirana zyrtare e kujtoi me një koncert e ndonjë dokumentar, ndërsa ajo ia shpërblen 100-fish nderin, thjesht dhe vetëm sepse ishte shqiptare. Në përkujtim të lumturimit të saj, gazeta “Bota shqiptare” riboton një intervistë me Agi Bojaxhiun, mbesën e Nënë Terezës, banuese në Palermo, marrë ditën e Lumturimit të saj. Gazeta e shqiptarëve të Italisë boton edhe copëza letrash që Nënë Tereza u dërgonte familjarëve të saj, ku i tregonte për punën e saj, dashurinë, urrejtjen, lutjen… Mes mijëra besimtarëve, që përjetuan ditën emocionuese të lumturimit të Nënë Terezës, ishte dhe Agi Bojaxhiu, mbesa e vetme e saj, vajza e vëllait Llazar. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Palermo.
Si e përjetuat lumturimin e Nënë Terezës?
Me spiritualitet dhe respekt të thellë ndaj këtij momenti fetar shumë domethënës. Por zhurma e gazetave në këto ditë sikur më ka larguar pak nga lutja.
Çfarë marrëdhëniesh keni pasur me hallën tuaj?
Shumë njerëz habiten, por unë i jam drejtuar gjithnjë me emrin “Nënë”. Nuk më bëhej ta thërrisja ndryshe. Mes nesh ka
Nënë Tereza në fëmijëri
pasur gjithnjë shumë dashuri. Shiheshim pak, por e gënjenim largësinë me telefonata të shpeshta dhe letra të gjata. Takimi ynë i përvitshëm ishte në maj, në Romë, kur Nënë Tereza shkonte në shtëpinë e saj, dhe në Palermo.
A ka ndonjë frazë që i pëlqente ta përsëriste?
Më porosiste të lutesha gjithnjë për të mbajtur të bashkuar familjen, vlerë të cilën e kishte më për zemër. Të lexoja lutjet së bashku me familjen, ashtu siç bënte ajo me nënën dhe vëllezërit në vitet e vështira të fëmijërisë në Shkup. Si shenjë e ngrohtësisë dhe e lidhjes brenda familjes.
Si ishte nga afër Nënë Tereza?
E fortë dhe me kurajë, kokulur dhe e thjeshtë, e rreptë më shumë me veten se me të tjerët. U kushtoi gjithë jetën të tjerëve. Ka jetuar me një thjeshtësi të skajshme, por me një gëzim të brendshëm për t’u admiruar. E kam takuar për herë të parë në 1966-n në Romë. Im atë, Llazari, nuk e shihte prej 38 vjetësh. Ishte tejet emocionuese. Rrethana të ndryshme, e mbi të gjitha qëndrimi i saj i gjatë në Indi, për vite të tëra i kishin penguar të takoheshin. Çka më bëri më shumë përshtypje, ishin sytë e saj të gjallë e të zgjuar, që pasqyronin një njeri të ndryshëm nga të tjerët. Ndonjëherë qëndronim në heshtje duke u lutur: prania e saj më bënte të ndihesha më mirë.
Cilat janë objektet që ju ka lënë?
Disa rruzare plastike, medaljone me figurën e Shën Mërisë dhe një shishe xhami me ujë të bekuar, me të cilën “Nëna” ka bekuar shtëpinë time. Ky është objekti më i dashur për mua: më shoqëron kudo. Kam vënë re që ndër vite ky ujë ka mbetur gjithnjë i kthjellët…
Për ç’arsye motra shqiptare e Kalkutës është dashur në të gjithë botën?
Sepse ishte një grua që çmonte më shumë veprat se fjalët. Punonte shumë, pa u shqetësuar për kotësira e gjëra të parëndësishme. Humbja e saj na ka lënë një boshllëk të madh. Që nga 6 shtatori 1997 kam humbur një pikë referimi shumë të rëndësishme.
Letra familjarëve
“E kam shtëpinë time të re” i shkruan nënës më 1950 “dhe është shtëpia e të varfërve: jo e të varfërve, por e atyre më të varfër ndër të varfrit; e atyre të cilëve njerëzit nuk duan t’u aviten nga frika e ngjitjes së sëmundjeve dhe erës së zhulit, ngaqë janë të mbuluar me mikrobe dhe insekte; e atyre që nuk shkojnë të luten, pasi nuk mund të dalin nga shtëpia të zhveshur; që nuk hanë, mbasi nuk kanë më forcë të hanë, që rrëzohen rrugëve, edhe pse e dinë se po vdesin, dhe përbri të cilëve të gjallët ecin pa u kushtuar vëmendje: e atyre që nuk qajnë më, se nuk kanë më lot”.
“Pa vuajtje puna jonë do të ishte një veprimtari shoqërore, një veprimtari shumë e mirë dhe e dobishme, po nuk do të ishte punë e Krishtit. Ne duhet të shëlbojmë jo vetëm varfërinë materiale, por edhe mjerimin shpirtëror. Dhe duhet ta marrim parasysh, sepse vetëm duke u bashkuar fort me të varfrit mund t’i shëlbojmë, duke futur Zotin në jetën e tyre, duke i bartur e çuar ndaj Zotit…”.
“Dashuria është arma jonë: dashuri për të gërbulurit, për pleqtë, për ata në prag të vdekjes, për të paralizuarit: për ata që nuk kanë asgjë dhe që nuk duhen nga asnjeri…”.
“Krishti nuk do të na pyesë çfarë kemi bërë, por me sa dashuri i kemi bërë veprimet tona…”
“Ka barna dhe mjekime për çfarëdolloj sëmundje. Por nuk ka duar të mira që t’u shërbejnë dhe zemra bujare që të dashurojnë dhe nuk besoj se do të mund të mjekohet ndonjëherë sëmundja e tmerrshme e të mos ndjerit të dashur nga dikush…”
“Sot më duket se të gjithë kemi rënë pre e një furie të tmerrshme, stërmundohen për të arritur synime gjithnjë e më të larta dhe për të grumbulluar pasuri gjithnjë e më të mëdha e gjëra të tjera. Fëmijët kanë pak kohë t’u kushtojnë prindërve dhe prindërit kanë pak kohë t’i kushtojnë njëri-tjetrit me pasojë që në familje zhduket gëzimi për të jetuar…”
“Në botë ka shumë urrejtje, shumë luftëra. Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftërat me pushkë dhe as me bomba, dhe as me ndonjë tjetër armë që shkakton plagë: do t’ia dalim mbanë vetëm me vepra dashurie, gëzimi, paqeje, vëllazërimi”.
“Herët e para kur më jepnin çmime, mbeta shumë e habitur. Nuk dija t’i pranoja apo jo. Por mbërrita në përfundimin se duhet t’i pranoja çmimet në emër të më të varfërve të të varfërve, si nderim ndaj të varfërve”.
Panorama


Leave a Reply