
Adoleshentët po edhe më të mëdhenj në moshë, shoqërohen vetëm në kafeteri. Ajo është koha kur e pini filxhanin e parë me kafe, e pastaj filxhanët sa vijnë e shtohen. Në shtëpi ose në lokal,me qumësht ose pa të,me shumë sheqer apo pa sheqer, të rëntë a të lehtë. Nëse dini të kontrolloni sasinë nuk ka asnjë problem,por rinia në shumicën e rasteve nuk di të kontrollojë sasinë. Sa kafe dhe çfarë llojë të kafeve nuk do ju shkaktojë probleme me shëndet?
Më duhet një kafe që të zgjohem!
Rinia, mund të mësojnë edhe nga më të rriturit të cilët e favorizojnë kafenë,se çka janë benefitet në organizëm. Të rritë koncentrimin, më lehtë mëson, është e njohur që të mbanë zgjuar më gjatë. Nuk është çudi që rinia pinë dhe nga një filxhan më shumë, kur vjen koha e provimeve, apo ndonjë stresi.
Ajo që i karakterizon rininë është që pinë edhe produkte të tjera që përmbajnë kofeinë,përveç kafes, bile ja kalojnë edhe të rriturve.
Pijet me gaz dhe me ëmbëlsues ku një kanaçe përmban 45mg kofein, këto mund ti zëvendësoni me ujë ose limonadë. Kënaqeni me çokokollatë por duheni të dini që 50gr të sajë përmban të njëjtën masë të kofeinës. Kafja pa kofeinë është më e shëndetshme,dhe favorizohet në mbrëmjet e vona,është shumë qetësuese.


Leave a Reply