Nëse doni të shërbeni ushqime të lira si birra dhe qofte në dasmën tuaj, mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët. Ju dhe bashkëshorti juaj do jeni tepër të lumtur me njëri-tjetrin.
Sipas një studimi të ri, çiftet që shpenzojnë më pak në martesën e tyre, kanë tendencë të kenë martesa më të gjata. Studimi i dy profesorëve të ekonomisë Universitetin Emory, gjeti një lidhje mes unazës së dasmës më pak të shtrenjtë, dhe të normës të ulët të shkurorëzimit.
“Zgjedhja për të mos shpenzuar shumë në dasmë, iu heq çifteve të reja një barrë financiare që mund të tendosë martesën e tyre”, thotë profesori Hugo M. Mialon.
Hulumtimi është bazuar në një studim të detajuar me 3,151 të rritur në Shtetet e Bashkuara që janë, ose kanë qenë të martuar.
Studimi që bazohet mbi një korrelacion mes shpenzimeve të dasmës dhe kohëzgjatjes së martesave, gjeti se gratë që shpenzojnë për dasmën më shumë se 20,000 dollarë, ndahen nga bashkëshorti me një normë afërsisht 1.6 herë më të lartë, se gratë, dasma e të cilave koston mes 5,000 $ dhe $ 10,000.
Nga ana tjetër, çiftet që shpenzonin 1.000 $ ose më pak në ditën e tyre të madhe, kishin një normë të ulët të shkurorëzimit.
Planifikoni një martesë? Përveç uljes së shpenzimeve, ju mund të ftoni miqtë dhe kushërinjtë tuaj të largët. Studimi zbuloi gjithashtu se, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që vijnë në një ceremoni dasme, aq më e ulët është shkalla e divorcit.
“Kjo mund të jetë dëshmi e efektit të komunitetit, pra, duke pasur më shumë mbështetje nga miqtë dhe familja, këta të fundit mund të ndihmojnë çiftin për të përballuar sfidat e martesës”, tha studiuesi.
/Shekulli Online/E.H./
Leave a Reply