
Në orën 03: 20 të mëngjesit të së mërkurës avioni i cili solli kombëtaren shqiptare nga Beogradi zbriti në Rinas.
Aty u prit nga mijëra tifozë të kombëtares të cilët udhëtuan drejt Rinasit në pritje të kuqezinjve.
Kuqezinjtë u pritën nga numri dy i qeverisë shqiptare, Niko Pelshi dhe ministrja e Sportit, Lindita Nikolla. Në konferencën për shtyp Peleshi falënderoi lojtarët për lojën e zhvilluar dhe sidomos për vlerat qytetare që treguan për të menaxhuar situatën e krijuar.
Në një konferencë te posaçme për mediat nga salla VIP e aeroportit te Rinasit, kapiteni i kombtares shqiptare Lorik Cana tregoi gjithçka ndodhi në fushën e Beogradit. Cana tha se “nuk jemi shumë të lumtur me atë që ndodhi në fushën e Beogradit por skuadra performoi me kokën lartë”.
Trajneri De Biasi tha se po kthehem nga një ngjarje traumatike por që ndihej krenar për ekipin kombëtar.
Rreth 4:00 lojtarët janë nisur në drejtim të Tiranës të shoqëruar nga brohorimat e tifozëve që kanë kaluar gjithë natën jashtë.
DITA.AL
KOMENTE
Konfirmim; Agjencioni i lajmeve tanjug raporton se helikopteri me flamur eshte hedhur ne stadium nga disa persone shqiptar nga çatia e kishës afer stadiumit qe quhet ‘ Svetog arhangela Gavrila ‘ dhe ate helikopter e ka me telekomand e ka dirigjuar mepastaj vlau trim i kryeminitrit Olsi Rama…..nga lozha VIP e stadiumit…..pra tanjug raporton se organizimin dhe menazhimin e hudhjes se helikopetrit me flamur mbi stadium e ka bere Vllau i kryeministrit te shqiperis trimi i trimave Olsi Rama..
Konfirmim …Agjencioni i lajmeve tanjug raporton se Olsi Rama eshte arestuar ne stadium ndersa me pas eshet leshuar dhe gjendet ne rruge per ne Shqiperi….Olsi ramen e ka arestuar dhe marr ne pyetje kryepolici çetnik i beogradit Veselin Milić…..Oli Rama me percjellesit e tij jane liruar per tu kthyer ne tiran me pretekst (arsyetim) se nuk kane mundur tu sigorohen avokatat mbrojtes ..pasi avokatat ne beograd jane ne greve…arsyetimi zyrtar per lirimin e olsi rames me koleget e tij qe e organizuan fluturimin e flamurimbi stadiumin ne beograd…………..
http://www.kurir-info.rs/vesti/politika/skandal-uhapseni-albanci-odleteli-za-tiranu-zbog-strajka-advokata-pusteni-na-slobodu-clanak-1589625
Gazetat serbe dhe te gjitha mediat tjera serbe thone se flamurin mbi Stadium e dirigjuar me telekomand trim i trimave Olsi Rama vllau i kryeministrit tone te dashur Edi Rama …nga Lozha e VIP…ne stadium ne beograd…..na rrnofsh sa malet Olsi Rama…rroft sa maletr kryeministri jone Edi Rama….Urime te gjithe shqipotarve per mbajtje burrerore ne Beograd..na e zdrite fytyren te gjithe shqiptarve..Olsi Rama ne stadium per teb hyre e ka praqitur pasoshin Amerikan sipas mediave serbe
http://www.kurir-info.rs/sport/fudbal/ovo-je-olsi-rama-pokazao-americki-pasos-usao-na-stadion-i-napravio-haos-sa-dronom-clanak-1589573
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2014&mm=10&dd=14&nav_category=16&nav_id=911679
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/135/Hronika/1722856/Incident+na+stadionu%2C+osumnji%C4%8Den+brat+albanskog+premijera.html
————————————–
Daçiç: Provokim shqiptar
I pari i cili ka reaguar nga zyrtarët serb në lidhje me ngjarjen në stadiumin e Beogradit ka qenë ish-Kryeministri dhe aktualisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic.
Incidenti është cilësuar totalisht si një provokim nga shqiptarët, nga ana e Dacic që gjithashtu ka thënë se “kjo është një çështje mjaft serioze, duke qenë se organizatori i saj ka qenë vëllai i Kryeministrit Rama”, tha Dacic për gazetën “Blic”.
Por kjo akuzë e mediave serbe dhe tashmë e ministrit të Jashtëm është hedhur poshtë si nga vetë vëllai i Kryeministrit, i cili udhëtoi së bashku me ekipin për në Tiranë dhe nuk i është nënshtruar asnjë procedure nga autoriteteveserbe.
Dita .al


Leave a Reply