– Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
– Nëse ndalesh të gjykosh nuk do te gjesh më kohë të duash.
– E djeshmja iku. E nesërmja akoma s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë!
– Nëse vërtet duam të dashurojmë, duhet të mësojmë si të falim!
– Të uriturin për dashuri është më e vështirë ta largosh, se sa të uriturin për të ngrënë.
– Zoti nuk e krijoi varfërinë, ai na krijoi vetëm neve.
– Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë që do të ndash dashurinë tënde me të tjerët. do vësh re paqen që arrin mes teje dhe tyre. Ku është paqja është Zoti, e kështu Zoti derdh paqe e gëzim në zemrat tona.
– Më mirë te gëzohesh nga një buzëqeshje e trishtuar; sesa te trishtohesh ngaqë s’di të buzëqeshësh.
– Paqa fillon me një buzëqeshje.
– Perëndia nuk kërkon që të kemi sukses, ai kërkon vetëm qe ju ta provoni.
– Jezusi tha: Duajeni njëri – tjetrin; Ai nuk tha duajeni gjithë botën.
– Përpara se të flasim, është e nevojshme të dëgjojmë, se Zoti flet në heshtjen e zemrës.
– Sa herë që i buzëqeshni një personi, është një veprim dashurie, një dhuratë për atë person, një gjë e bukur.


Leave a Reply