
Nga Rea Lemnusha
Në Zvicër ndodhen disa prej fshatrave më të bukura në botë. Me pamje frymëzuese dhe malet alpine, nuk është aspak çudi që fshatrat zvicerane kanë këtë lloj bukurie magjepsëse. Ju kemi sjellë 10 më të bukurit prej tyre. Urojmë të jeni mjaftueshëm me fat për t’i vizituar dhe në qoftë se e keni bërë tashmë diçka të tillë, ndani me ne eksperiencat tuaja
E njohur për peizazhet alpine, liqenet e gjelbërimin dhe pse një nga shtetet më të pasura, Zvicra ka atë qetësinë tipike të izolimit dhe paqes që të japin fshatrat. Dhe ne pikërisht aty do shkojmë
Lutry është një komunë e ndodhur në Lavaux-Oron. Kështjella e Lutry ose Rodeurs Castle, Kisha Katolike Romane e Shën Martin-itdheshtëpia Gotike janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s: Lavaux. Tarracat e vreshtave të këtushme janë listuar si trashëgimi zvicerane kulturore me rëndësi kombëtare.

Ascona është një komunë në distriktin e Locarno-s në kantonin Ticino. Ai shtrihet në bregun e liqenit Maggiore. Vendi është një destinacion shumë popullor për turistët, në të cilin mbahet edhe një festival i përvitshëm jazzi, Festivali i Jazzit Ascona.

Wengen është një fshat në Bernese Oberland në kantonin e Bernës, e ndodhur në qendër të Zvicrës në një lartësi 1,274 m mbi nivelin e detit. Ajo është pjesë e Jungfrauregion. Në Wengen organizohet gara e skive, e njohur botërisht: Lauberhor. Një nga vendet që njihet është edhe The Doënhill Only Club, një nga klubet më të vjetra, themeluar në 1925.

Gstaad , një fshat Gjerman-folës në kantonin e Bernës në jugperëndim të Zvicrës. Është pjesë e komunës Saanen dhe njihet si një resort skie mjaft i madh. Në qendër të fshatit ndodhet një shëtitore piktoreske e rrethuar me një numër të konsiderueshëm dyqanesh, resotrantesh, galeri arti dhe hotele.

Romainmôtier-Envy është një komunë në kantonin e Vaud në Zvicër, distrikti Jura-Nord Vaudois. Fshati ka një kishë të famshme Romaneske. Manastiri i Romainmôtier (manastiri Romanum) u themelua nga Romanus i Condat, sipas të cilit edhe u emërtua, ish-Cluniac Romainmôtier Abbey gjithashtu listuar si objekt me rëndësi të veçante trashëgimore zvicerane.

Gandria është në të njëjtën kohë ¼ e qytetit të Luganos në kantonin zviceran të Ticinos dhe një fshat në bregun verior të Liqenit Lugano. Gandria ka një qendër historikisht të mbrojtur, në të cilën nuk mund të kalosh nëpërmjet makinës, qendër kjo që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. Shumë prej vizitorëve vinë në këtë zonë me anë të varkave.

Morcote është një komunë në kantonin zviceran të Ticinos, 10 km larg distriktit te Luganos dhe që shtrihet në brigjet e liqenit Lugano. Me rrugicat e saj të vogla karakteristike, harqet e shtëpive Patriciane të vjetra, monumentet arkitekturore me vlerë dhe bukurinë e tij natyrore, Morcote konsiderohet si “Perla e Ceresio-s”.

Stein am Rhein është një komunë e distriktit Schaffhausen në Zvicër. Fshati ka një qendër mesjetare të mirë-ruajtur, sipas planit rrugor antik. Anët e murit të qytetit dhe portat e tij janë të mbrojtura, edhe pse së fundmi, në ish-murin e qytetit janë ndërtuar shtëpi. Pjesa mesjetare e fshatit është e shtruar për këmbësorët dhe shumë prej ndërtesave të vjetra janë pikturuar me afreske shumë të bukura.

Sursee është një komunë në kantonin e Lucerne-s në Zvicër. Sursee ndodhet në fundin verior të Liqenit Sempach. Në të ndodhen një grumbull banesash prehistorike që janë pjesë e vendeve të mbrojtura nga UNESCO.

Rheinfelden është një komunë në kantonin Aargau në Zvicër. Emri i këtij fshati do të thotë “fusha e Rhine”, duke qenë se ndodhet mbi Hochrhein. Aty prodhohet birra më e famshme në Zvicër. Fshati shtrihet gjatë lumit nga Rheinfelden në Baden- Ëürttemberg. Dy vendet ishin të bashkuara derisa Napoleon Bonoparti vendosi kufirin Gjermano-Zviceran në Rhine.

revistaclass.al


Leave a Reply