Shkaku i kancerit të gjirit ashtu si edhe i gjithë kancereve në përgjithësi, nuk është shumë i njohur, por disa faktorë duken se rrisin rrezikun për këtë lloj kanceri. Këta faktorë grupohen në dy kategori: “ kategoria e parë që ka të bëjë me faktorë risku të pandryshueshëm të cilët janë prezent dhe nuk mund të ndikohet për t’i ndryshuar, si dhe e dyta faktorë risku të ndryshueshëm të cilët mund t’i mbajmë nën kontroll. Faktorët e modifikueshëm për kancerin e gjirit janë kontribues të konsiderueshëm në barrën e përgjithshme të kësaj sëmundjeje. Një pjesë e vdekjeve nga kanceri i gjirit në mbarë botën i atribuohen pikërisht këtyre faktorëve. Mbajtja nën kontroll e faktorëve të modifikueshëm të riskut për kancer gjiri ka një ndikim në uljen e incidencës së kancerit të gjirit. Nga ana tjetër megjithëse nuk mund të ndryshojmë faktorët e pamodifikueshëm (të ndryshojmë moshën, gjininë!!!), duhet rritur sensibilizimi i grave me faktor risk të pamodifikueshëm për të qenë më të kujdesshme në kontrollet periodike për gjirin.
Faktorët e riskut të pandryshuar
Gjinia. Të qenit femër është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e kancerit të gjirit. Gati 99 për qind e të gjitha kancereve të gjirit ndodhin tek femrat. Kanceri i gjirit zhvillohet dhe tek meshkujt, por është shumë i rrallë.
Faktori moshë. Risku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës dhe shumica e kancereve të gjirit ndodhin në moshat mbi 50 vjeç.
Faktor gjenetik. Deri 10 për qind e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti genetik në disa gene që parandalojnë kancerin. Në disa familje me mutacione genetike të tilla, risku i hasjes së kancerit të gjirit mund të jetë deri në 80 për qind. (rasti i Angjelinë Xholi). Këto kancere priren të zhvillohen në gratë e reja dhe shpesh mund të prekin të dy gjinjtë.
Historia familjare. Gratë të cilat kanë familjarë me lidhje të ngushta gjaku me kancer gjiri, kanë një risk më të lartë për t’u prekur prej kancerit të gjirit se pjesa tjetër e popullatës. Risku i gruas pothuaj dyfishohet në rastet kur nëna apo motra ka pasur kancer gjiri. Ky risk gati trefishohet kur ka pasur dy raste të tilla ndër familjarët e afërt.
Histori personale. Një grua me kancer në njërin gji, ka një risk 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar kancer të ri në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të njëjtit gji.
Indi i gjirit me densitet të lartë. Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë kanë risk më të lartë për kancer gjiri. Nga ana tjetër, indi i ngjeshur i gjirit e bën më të vështirë kapjen e gjendjeve parakanceroze në mamografi.
Menstruacion i hershëm apo menopauzë e vonshme. Feemrat të cilat kanë pasur menstruacion të hershme (para moshës 12 vjeç) ose menopauzë të vonshme (më vonë se mosha 55 vjeç), kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.
Faktorët që mund të mbahen nën kontroll janë:
• Lindja e fëmijëve. Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç, kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri.
• Ushqyerja me gji. Studimet dëshmojnë se ushqyerja me gji mund ta ul lehtësisht riskun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon për 2 vjet apo më tepër. Ushqyerja me gji duket se ka një efekt mbrojtës. Gratë që nuk ushqejnë fëmijën me gji janë më të riskuara
• Konsumimi i alkoolit dhe duhanit. Thuhet se konsumi i alkoolit është i lidhur qartë me riskun e rritur për kancer gjiri dhe rritja e riskut ndjek volumin e alkoolit të konsumuar. Ndërsa për lidhjen mes duhanit e kancerit të gjirit të dhënat janë jo të mjaftueshme e kontradiktore.
• Mbipesha dhe kequshqyerja. Obeziteti dhe dieta me ushqime të pasura me yndyra shtazore-rritja e riskut për kancer gjiri është e lidhur edhe me mbipeshën. Kontrolli i dietës mund të mbajë në kontroll depozitimin e indit dhjamor dhe mund të parandalojë në këtë mënyrë një përqindje të kancereve të gjirit
•Mungesa e aktivitetit fizik. Gjithmonë e më tepër janë duke u shtuar faktet që dëshmojnë se aktiviteti fizik sistematik dhe i moderuar e ul riskun për kancer gjiri.
Si mund të zbulohet shpejt kanceri i gjirit
Shumë gra janë në jetë sot, sepse ato kanë bërë kontrolle të rregullta për kancer gjiri. Disa nga mënyrat për të zbuluar herët kancerin e gjirit janë:
• Vetëkontrolli mujor i gjirit
• Kontrolli i gjirit tek mjeku
• Mamografia
• Eko e gjirit
Vonesat në trajtim
Sipas OBSH-së, katër nga 9 lloje të kancerit mund të zbulohen herët, që do të thotë se në parim janë gjithashtu të parandalueshme, por, diçka për të cilën nuk mund tё bëhet fjalë sot, ku mbi 75 për qind e kancereve të gjirit, mitrës dhe laringut kur diagnostikohen janë në fazën e fundit, pra janë të pashërueshme. (Më shumë se 75 për qind e rasteve me kancer te gjirit, diagnostikohen në stadet e vona [stadet III dhe IV], kur trajtimi është më i vështirë, më pak i suksesshëm dhe më i kushtueshëm)
Disa simptoma mjaft te vecanta mund te bejne te mendojne per kancerin e qafes se mitres ose te uterit.Por shume pak femra I njohin ato.
Kanceri gjinekollogjik, eshte ajo lloj forme kanceri qe pprek nje pjese te organeve riprodhuese ( vezet, qafen e mitres, uterin, vaginen ose valvulen).Dhe me shpesh celesi I sherimit nuk eshte dhe aq I sigurte.
Por duhet qe disa femra te njohni disa sipmtoma, si perfundim qe ato te mos hezitojne te marrin takim me gjinekologun – shpjegon Dr Cynthia Gelb , e Qendres amerikane dhe parandalimin e semundjes. “ Studimi qe ne kemi bere tek rreth 132 femra te moshes 40 deri ne 60 vjec, tregojne qe keto simptoma ose keto “shenja” qe tregojne qe dicka dyfunksionare, nuk jane te mire njohura nga femrat.
Pjesemarreset ne kete studim, duhet te benin nje liste me 8 simptoma dhe studiuesit I kane pyetur se cila nga keto simptoma do I shtynin te shkonin tek mjeku dhe cilat nga keto jane shenja te vogla tipke femerore.
Shenjat midis ciklit menstrual ose modifikimet e aspektit te valvules jane dy shenja qe pjesemarresit ne kete studim e kane gjykuar mjaft shqetesuese per te keshilluese per tu keshilluar tek nje mjek.
Por te rralla jane ato qe kane vleresuar qe deshira e shpeshte per te bere urinen, nje lodhje e madhe, dhimbjet e kurrrizit ose te barkut mund te jene shenja paralajmerimi. “ Perse ato duhet te shqetesohen kur shumica e femrave perballen me disa periudha lodhjeje, kane dhimbje barku kur I vijne menstruacionet ose mendojne qe deshira per te urinuar eshte e lidhur me pre-menopauzen” shpjegon Dr Gleb. Keto jane shenja qe te gjitha femrat duhet te njohin. Keto shenja duhet ti shtyjne te keshillohen, edhe nese jane simptoma te te kancerit gjinekologjik. Sic kujton Dr Gelb, qe vitin e fundit, 90 000 “kancera femerore” jane diagnostikuar ne Amerike dhe 30 000 femra kane vdekur.
/vati.com.mk
Leave a Reply