
Shefi i ri i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se planet për dislokimin e një force të reagimit të shpejtë në Evropën Lindore nuk shkelin marrëveshjen me Rusinë mbi nivelin e forcave ushtarake në rajon.
Stoltenberg i tha Agjencisë së Lajmeve Reuters dje gjatë një vizite në Poloni se NATO vepron në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare. Ai tha se NATO duhet të vazhdojë të qëndrojë e fortë, ta ruaj qëndrueshmërinë në oborrin e saj, dhe të ketë një lidhje të fuqishme mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Zoti Stoltenberg e quajti këtë themelin më të mirë për një marrëdhënie më bashkëpunuese me Rusinë.
NATO ka rënë dakord të formojë një forcë të reagimit të shpejtë në Evropën Lindore, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.
Moska thotë se shtimi i forcave të NATO-s në zonat që në të kaluarën ishin nën influencën e ish-Bashkimit Sovjetik do të shkelte një marrëveshje të arritur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
NATO ka thënë se nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply