
Të apasionuarit pas makinave klasike u mblodhën në Qytetin e Meksikos për të vendosur një rekord të ri botëror për paradën më të madhe me makina klasike.
Aktiviteti i sponsorizuar nga Federata Meksikane e Makinane Antike dhe Kanali Televiziv i Historisë për Amerikën Latine kishin grumbulluar makina klasike nga më të ndryshmet për paradën që vazhdoi për katër orë përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Parada e djeshme me 1721 makina theu rekordin e mëparshëm me 948 makina të vendosur në Hollandë.
Aktiviteti tërhoqi mbi 250 mijë spektatorë dhe kërkoi një vit kohë për t’u organizuar.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply