Çliruar dhe mashtruar
të grabitur dhe dërmuar
me biletë dhe shumë shpresë
askush atje nuk do të mbesë
Kuku, ç’ u bë me atdhetarët,
me lot në sy kosovarët,
pranë thëngjillit të mërdhirë,
pranë energjisë n’ errësirë,
pranë xeheve në varfëri,
pranë pasurisë në arrati,
cullak e pa mundësi,
zhgënjyer plak, zhgënjyer i ri.
Shporrën hajnat e Serbisë,
amin, kemi tanët edhe t’ lirisë!
Se ç’na degdisën, na trullosën,
shanë e sakatosën,
tarafët me pushtet
popull shtrirë plot lezet!
Po bërtas i trishtuar,
nga mëm’dheu i dëbuar,
herë mërzitur, herë tronditur,
herë i shtrirë,
herë i ngriturpak shenja,
pak dritë,
nuk pushojnë as mëritë,
mileti tkurrur dhe pakësuar,
sedra jonë krejt dhunuar,
atje larg në Prishtinë
hidhet vallja për lirinë.
Rraskapitur, e dalldisur,
shumë krenar, por molisur,
nuk ëndërroj, pa shpresë mbeta,
zhvatësit bëjnë puntë e veta.
Dhe profesorët i mori lumi,
kur studentët u zgjuan nga gjumi,
se rinia po pisket,politikani në siklet,
dhe e ënjtur pëlcet doktoratura,
ku blihet dhe matura,
studenti më i dijshëm se profesori
kur studentët u zgjuan nga gjumi,
prangosni e arrestoni!
Në rrugë nxënës dhe ju student,
ndryshe s’ mbusheni kurrë me mend!
Po, pas dimrit vjen pranvera
bisht pas saj shfaqet dhe vera
hapi sytë, nuk vonon dhe vjeshta
nxiton dimri, mbulon kreshta.
Ngrehuni dhe dëboni,
prangosni e arrestoni!
Në rrugë nxënës dhe ju student,
ndryshe s’ mbusheni ju kurrë me mend!
Leave a Reply