
Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka ngjallur kureshtjen e shumë gazetarëve të huaj, të cilët ndodheshin në Tiranë me këtë rast.
Një prej tyre është edhe Nick Squires i britanikes “Telegraph”.
Ai ka sjellë 10 fakte, të cilat ndoshta britanikët nuk i dinë për Shqipërinë:
Në gjuhën shqipe, Albania njihet si Shqiperia. Rreth 10 për qind e shqiptarëve janë katolikë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë ortodoksë.
Shqiptarët i kanë rrënjet në fiset më të hershme ilire të cilët pushtuan Ballkanin perëndimor gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Gjuha e tyre rrjedh nga ilirishtja, një përzierje romake dhe slave.
Fjala Yes -në gjuhën shqipe është “po” ndërsa No është ‘jo’.
Shqipëria ishte aleate e ngushtë me Ish- Bashkimin Sovjetik deri në 1960, kur ajo kaloi besnikëri ndaj Kinës Komuniste.
Periudha e komunizmit në regjimin e Enver Hoxhës ku të gjitha kishat dhe xhamitë u shkatërruarn ku më shumë se 100 priftërinj katolikë dhe peshkopët u ekzekutuan ose vdiqën nën tortura ose në kampet e punës.
Nën regjimin komunist, i vetmi aktor perëndimor i mirëpritur nga Hoxha ishte komediani britanik Norman Ëisdom,i njohur me rolin Pitkini i cili u bë një figurë kulti në vend.
Një nga karakteristikat më të çuditshme të sundimit komunist ishte edhe ndërtimi i dhjetëra mijëra bunkerëve . Arsyeja e ndërtimit ishte kryesisht të mbroheshim nga ndonjë sulm eventual nga jashtë.
Komunizmi përfundoi në vitet 1990, për t’u zëvendësuar nga një periudhë kaotike karakterizuar nga korrupsioni i shfrenuar, emigracioni dhe kontrabanda. Rreth tre të katërtat e shqiptarëve humbën kursimet e tyre në vitin 1996, kur skemat private të investimeve piramidale u shembën duke shkaktuar trazira.
Ndoshta shqiptari më i famshëm në botë është Nënë Tereza, murgesha katolike që punoi për dekada në lagjet e varfra të Indisë. Ajo fitoi çmimin Nobel për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët . Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87vjeccare dhe Papa mbajti meshën në një shesh që mban emrin e Nënë Terezës në Tiranë.
Dhe në fundin e listës, Tirana, që u pikturua nga Edi Rama, një ish-kryetar i bashkisë së kryeqytetit.
gazetadita.al


Leave a Reply