
Sot në tokën e Shqipërisë
shkeli këmba e shenjtërisë,
si i dërguar i Perendisë
me i dhënë bekimin shqiptarisë.
Sa gëzim ka e gjithë shqiptaria
sot u bekua nënë Shqipëria!
Sot për ne ishte ditë gëzimi
na bekoi vetë shenjtërimi!
Sa krenari ndienin shqiponjat
anë e kënd në trojet tona,
gëzimi preku tokë e qiell
Shqipërisë ju bë një nderë.
E gjithë bota i mbante sytë
Papa Françesku në vizitë,
mu në zemër të shqiptarisë
pa ju trembur syri e pa pasur frikë!
Aty ku është foleja e shqiponjave
aty ku malet janë si kala,
aty ku lindi Gjergj Kastrioti
sot atë tokë e bekoi vetë Zoti!
Aty ku lindi qysh herët qytetërimi
një nënë e fitoi i gjithë njerëzimi,
si shpërblim prej Perendisë
na erdhi bekimi i shenjtërisë!
Lavdi pastë Perendia!
Qe na e solli këtë dhuratë,
me i treguar gjithë botës mbarë
se zemra e Europës është trolli shqiptarë!
Me dy fjalë Papa i madhë
i tregoi gjithë botës mbarë,
ky është populli i Shqipërisë
shembulli i mbarë njerëzisë!
Këtu e gjeta biblën edhe kuranin
qe i dhuroi vetë Perendia,
të gjitha fetë i mbanë në gji
e bekuara Shqipëria!
Këtu gjeta besë e bujari
këtu gjeta shumë dashuri,
prandaj e gjithë Shqipëria
bekuar qoftë nga Perendia!
Qofsh faqe bardhë Papa Françesku
qe e vizitove tokën tonë,
nënë Terezën e nderove
komb e atdhe ja lartësove!
©Makfire M Canolli


Leave a Reply