MPB bëri të ditur sot se ka ndërmarrë masa shtesë për mbrojtjen e regjimit të vizave dhe kundër azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia.
Sipas njoftimit të sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Shkup, një person dje është arrestuar në vendkalimin kufitar Bllacë me Kosovën, i cili dyshohet për përfshirje në trafikim dhe transport ilegal të qytetarëve të Maqedonisë, që kishin synim destinacionin drejt vendeve evroperëndimore për përfitim të statusit të azilit.
Policia theksoi se bëhet fjalë për një 34 vjeçar, i cili punonte si taksi pa licencë. Por, nga ana tjetër, taksi që punojnë në destinacionin Shkup – Bllacë kanë theksuar se akuza e MPB-së është e pabazë ndaj qytetarit të ndaluar. Por, sipas versionit të policisë, personi i ndaluar ka përfituar 1.800 euro nga dy familje nga Shutka e Shkupit, të cilëve u kishte premtuar se do ti transportonte në Frankfurt të Gjermanisë. MPB ka theksuar se personi i ndaluar gjatë kohë ishte përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. (INA)
Per”Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply