
Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani mikpriti sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, i cili zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë të Udhëtimit të Tij Apostolik në Evropë.
Pas ceremonisë solemne të mirëseardhjes, ekzekutimit të himneve kombëtare të Republikës së Shqipërisë si dhe të Shtetit të Vatikanit dhe nënshkrimit të Librit të Miqve nga Shenjtëria e Tij, Presidenti Nishani dhe Papa Françesku zhvilluan një takim kokë më kokë.

Më pas Kreu i Shtetit shqiptar dhe Ati i Shenjtë iu drejtuan me nga një fjalë përshëndetëse autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar, Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, krerëve të bashkësive fetare si dhe personaliteteve të tjera të ftuar në një takim të veçantë në Sallën “Skënderbeu” të Institucionit të Presidentit të Republikës.



Faqja e Presidentit


Leave a Reply