
“Një shpirt që fal, sepse dua te jetoj!”
Intervistë me poeten dhe shkrimtaren Mardena Bardhyl Kelmendi.
Ka lindur në Berat nga një familje me tradita dhe intelektuale.Shquhet që vogël për zërine saj të bukur e të rallë si këngëtare në veprimtari të ndryshme muzikore. Pasi mbaron shkëlqyeshëm gjimnazin e përgjithshëm i mohohet e drejta e studimit në Akademinë e Arteve për kanto. Merr pjesë në festivalin e zërave te rinj 1979 në Durrës ku fiton cmimin e parë për të marrë pjesë në festivalin e këngës në RTV me një këngë të kompozitorit Hajg Zaharian.
Si vajza e intelektualit dhe mësuesit nga Kosova Bardhyl Kelmenti i dënuar me burgim politik në Shqipëri që nga viti 1956 , Mardena, nuk mund të ishte pjesëmarrëse në të dhe të realizonte ëndërrën e saj “këngën’’.
Fillon të shkruaj me sukses poezi duke patur gjithmonë si mësues të saj veprat e shkrimtarëve më të mëdhej të letërsisë botërore. Me hapjen e dritës jeshile në vitin 1990 emigron në Itali së bashku me familjen e saj, ku jeton edhe sot e martuar dhe me nje djalë, Alesjo.
Eshtë përkushtuar me punën e veprimtarinë e saj cështjeve të bashkëatdhetarëve dhe emigracionit, por pa shkëputur për asnjëe cast pasionet e saj, artin e të shkruarit
dhe muzikën.
Si Member e shoqatës “Volontario” të Fruili- Venezia- Gulia bashkëpunon në ndihmë të familjeve shqiptare në qëndrat e asistencës dhe pranë zyrave te Karritasit.
Presidente e shoqatës italo-albanese “Shote Galica’’ me punën e saj të vyer ka arritur të bashkoj në një komunikim të mirfilltë,gratë shqiptare Kosova duke thyer mentalitetin ‘vendi i gruas në shtëpi’ ku sot shumë prej tyre janë anëtare dhe në kryesinë e kësaj shoqate.
Eshtë gjithmonë në aktivitet të cështjes shqiptare si anëtare e lidhjes shqiptare në botë LSHB si dhe anëtare e kryesisë për Lidhjen Shqiptare në Botë për Italinë.
Mardena Kelmenti ka botuar me sukses disa libra me poezi dhe është bashkëautore në disa të tjerë ku në botim ka dy libra akoma me poezi dhe meditime të ndryshme.
Spikat si një nga poetët më të zgjedhur në antologjinë me poetët më të mirë nga diaspora në “Metaforë e arratisur’’ shkruar nga Bislim Ahmeti.
Eshtë bashkëautore, redaktore në grupin e punës apo dhe ideatore gjatë realizimeve te ndryshme në “Mozaikë të një portreti’’dhe “Me gjuhën e dashurisë poetike”, “Kur lëshon zogu folenë”, etj.
Shpallet fituesja e cmimit të parë me titullin “Agim Ramadani’’ në konkursin e poezisë organizuar në Zvicër,me poetë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora me poezinë “Kush jam’’,po ashtu fiton cmimin e parë në konkursin e organizuar nga lista virtuale shqiptare “Sterkala’’ me poetë shqiptar që shkruajnë nëpërmjet listave dhe internetit me poezinë “Fala që të jetoj’’.
E vlerësuar me cmimin e parë në përvjetorin e radio ‘EMT 5’ me poezinë ‘Shekulli dështuar’ përkthyer nga zonja Nirvana Pistulli dhe ilustruar me mjeshtëri nga piktori i njohur “El Loco” roman Salvatore Sticas.Eshtë duke përgatitur vëllimet e shkrimeve te saj në gjuhën italiane për t’i dhuruar ndihmë të sëmurëve me të meta mendore dhe aksidentale në Motta Di Livenza.
Përshëndetur nga shtypi dhe kritika si në gazetat shqiptare ashtu edhe ato të diasporës,si në ‘Koha jonë’, ‘Panorama’, ‘Tomor’i , ‘Bota sot’, ‘Bota shqiptare’,“Le radici-Rrënjët”, ‘Kuvendi’ në U.S.A si dhe gazeta “Iliria’’ e shqiptarëve të Amerikës,Radio ‘Bluskaj’,‘Radio 21’,‘Radio Tomori etj.
Motoja e saj në jetë është “FALA, SEPSE DUA QE TE JETOJ”.
Babait tim…
Ate, tani s’te shoh me, sepse ndoshta ne realitet se kam bere
tani pushon ne nje jete plot jete, At i im kaq larg dhe kaq embel afer meje
me syte mbeshtetur tek mua je prezent ne zemren time
sekondave frymarrjes nga ty dhuruar
ku eshte ai trishtim qe mbaje mbi qepalla
ketyre syve te mi i je prezant me shume
At i jetes time At i te nesermes time, i hapave te mi
ne rruget e faljes dhe te dashurise
une po te kujtoj dhe po te mendoj
Ate i im tani je larguar kaq shume nga une
pa me thene asnjehere ku te dhembi
pa i thene azgje kesaj toke qe te ka mbeshtjelle
ne kemi luftuar, kemi kenduar dhe kemi humbur ndoshta me pare se te takoheshim
At i heshtjes time dhe i frikes time
ne nje nate ku gjithshka humbi ne azgje
une te humba ty dhe aty ndjeva qe te fola
Ate i denje te ishe At i nje foshnjeje qe qan e qesh
sa imagjinime me kthehen sot nga ty dhe nostalgji
rrezoheshe ne kembe ,si beje atehere? si beje atehere !
Sa koh ka kaluar At i im ekziston sot koha mes nesh?
kjo rrote vazhdon te rrutullohet
qarje ose dritherime e mjekres kur ndjej vetmine
sa mistere duhet te perballoj akoma
sa hidherim me ke lene nga kujtimi atij takimi ne ate karige goxhduar
lidhur kembe e duar
tani koha jone pa zhurme me , me ndihmon
sepse heshtja jote eshte heshtja ime
xhestet e tua
i ndjej te mijat
kaloj nate ne kete heshtje kujtimesh
baba te lutem ndihmome te fal dhe pse ndjej ta kem bere
Une nuk dua qe mekati im te mos te kete gjykim
dhe nuk kerkoj aleate ne luften e jetes time me vehten
po beme qe mos keme urrejtje dhe falme
urtesine perulesine ne suksesin tim mbas rrezimeve
nje grua pyet per lumturine e dhembjes qe ka
tek qiejt qe jane te ngjashem me te
fytyren i kthen atyre yjesive duke abandonuar trupin e saj
e shpirtin paqes drejt ujrave paqesore me reflekse qiellore
Ati im krijese e kesaj brishtesije une e jotja bije
me kete peshperime qe kembejme kohes tone keshtu
kemi super-ngjashmeri
pikerisht kur pikez e lotit ngrin kristaline bebes se syrit tend
dhe reshket mbi buzet e mija malluar
At i im ku je tani…
qendrome keshtu shpesh mbi buze
kur puth fletet te shoh shpirtin tend te pikturuar
te ndjej qe Ti kurre s’me ke munguar edhe pse kurre s’munda
S’munda perkedheljen dhe doren tende per ta shijuar
Ati im ve doren ne zemer te marr force te Ty sa here jame rrezuar
…je tek mua At i im…. te dua.
Neper duart e kohes …
Mos pyet…perse qesh
Kur ti mbledh lotet e mija te gurte ne duart e tua
Kur ato shekujve te thermohen
Aty….
…do te ndjesh rrahje te zemres time!
***
Eci afer me heshtjen
jeta dhe vdekja rrine prane
pa zhurme ne cdo hap
rrefyese,
drejt vendit te Vertetes
Djajte sillen rreth
Shume kurajo te fitosh mbi ta
pak koh ti mundesh
Pa harruar… vendi i te Vertetes ekziston
Per ta kaluar te pestin sens
…syte dergoj te puthin diellin e mbremjes
me fryme te endrres perenduar
per te rifilluar udhetimin ne…
…Univers….
Mos…
Mos u frikeso
Kerkoje doren time te shkruaj
Kam nje krah me mendime
E veri notat e rritmit ne zemren tende ,
sa ende trishtimi im nuk eshte ngrire e ngurtesuar
Mbeshteti buzet e tua ne puthjen time
Tani!
beme te ndjej
e mos ler qe gjithshka te harrohet
pasi shpejt vjen nje stine e re…
reshkitje e shkrirjesh te akullta
do shqetesojne gjithnje kujtesen tende
Pertej…
Pertej deluzionit
Hodha duart e mija ngjyer me deshira
Gozhduar si fluturat ne koleksion
Pertej iluzionit
Fjalet e ngrira heshten pergjithmone
Pertej deluzionit
lashe ato qe projektuan
udhetimin tim e shkruan castet
ngrohur me frymen e trishtimit
Loti dhe buzeqeshja pertej deluzionit!
Monaliza…
Buzeqeshja jote’’Ja ku jam’’
Sekret qe flet
Barazi dhe…pak me shume!
Femerore!
Oh… po…e papranueshme
po kaq e kjarte e kuptueshme
Ajo krijese e krijuar nga krijesa jote
S’mund te buzeqeshesh ndryshe!
…ku Jemi….
Fjalime te shurdhera
sfide per turmen e turmezuar
pa patur mundesi te marre pjese
ku cdo rrahje zemre
ne moment te jetes sone vdes
zgjerohen hapesirat qiellore ,
tokesore dhe kokesore
dera kercet e mbyllet
”llogarite ,, mbidhen,
shkrimet e shenjta tregojne semaforet e fundit
simbol i ushqimit nga kozmosi
le shenje ne fushat me grure
si notat e nje sinfonie me dashuri per jeten,
ne harmoni me infinitin
e perjeteshem prezent
ku Jemi!
Elohim, Pleajdiane, Atlantide…..Faraon
presin pergjigjen tone…
Pranvere per ty…
Degjoj sinfonine e bukur mengjeseve cicerimat
kapakun e qiellit agimi kur ngre
erresires ja ndjej ende psheretimat
kur vellon e argjente i hedh Henes qe fle
Dhe une dua te jem prane zgjimit tend
ne gjoksin tend te mbushem
me frymemarje malesh
me endrra lendinash
te shoh zgjimin tend
te hap qerpikun e syve te tu
me puthje lulesh
une si vete Pranvera
te te them
-Zgjohu Jeta Ime!
Mirmengjes
Zeri yt…
Jehon e zerit tend qiellor
me ngre ne krahet e tu perkundje yjesie
zhduket pastaj dhe le porten hapur
te kerkoj neper driten e deshires
qe ma le zgjuar per te pritur perseri
ate note ku kenget e mija marrin melodi
vetem tek zeri yt
Gjethet…
Oh ..ti furtune me ajer vjeshtak
qe rrezon padukeshem gjethet
te verdha ne te kuq te etheve
lene nga kenget e pranveres
ti qe zgjon endrrat e palosura
ne ujrat Mediterrane
ku ngrijne pas pak dhembjet
Nese ..do te isha nje gjethe
te rendja me ty cmendurisht
nese nje re do te isha…
… te shihja vrapimin tend
Vjeshte e Poetit…
Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte ndjesi e shprese
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c’ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin
Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
dhe pastaj pushon kur dielli prap del e ngroh ende ne stinen e arte
Vjesht e kenges poetit ti hyne ngadale keshu si fllad shpirteror
grykezave enderruese perzhitura nxehtit dhe kaq larg atdheut
Tregome te lutem ke zbritur luleve te Mangalemit dhe mbi Tomor
Stina mbi qytetin e lashte kengeza jote ze i te bukures se dheut
Lumit pasqyre e mrekullive goricare dhe lemit shamatas
thuaja nje peshperime timen nga ky varg i vjeshtes veneziane
sillma flladin e kerkuar limonades bahces time qe melodine te ngas
dhe lerme keshtu mbi vargje poetesh frymezuar…
dhe lerme ….nje dite te shijoj atje atdheut si dikur ty stine
me mallin hedhur kraheve te lodhur ,keshtu heshtur pa pushuar….
shtator,2007
Sazan
Renda me shpresën se erdha tek Ty,
ashtu sic do dëshiroje,
me një tufë impresionesh
e rrezatim të heshtur hënor,
nën qiellin e hirtë të një nate dhimbje,
për të ngjallur një buzëqeshje
paralajmëruese të një dite me agim të lëbyrtë
nga…
…përlotja e qeshur e zemrës.
Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Kthehu përsëri!
Gërvish asfaltin tek këmbët zvarris në ikje
ke përciellë shpesh herë barkat e shpresës
ikjes time mos i thuaj Lamtumirë
Unë do gërmoj në thellësi të tokës përsëri
zgjimin tjetër ta bëj tek Ti!
E di
Me rembeu deshir’ e marre
t’a zgjas doren larg te ti
Te hyj gjumit qe t’ka marre
Te shoh ç’ enderr sheh tani
Jam a sjam aty dhe une
Vetem ti kete e di
Kur ne syte e mi pa gjume
Veten tende do gjesh ti!
Besim…
Tani shkoj te fle
…dhe pse eshte dite
qetesisht me doren tende futur ne shpirtin tim
duke lene te kuqte e mullages
puthur nga vesa e mengjesit ende jashte
Falem…
…falem qe ata shpirtera te shpetojne
shpirtrat e agimeve
mbas perendimeve ku mjegullat shtrihen ne kanalet e kujteses
pa trup, pa endrra
deshirat i le te lira si ushtaret antike
qe s’mundet ti kapin
cdo vale qe si ty kthehet dhe nje shpirt shkon
e neper vale ti shkon e nje shpirt kthehet
duke kapercyer furtunat e matane kohes
ti je perseri fjale e bukur e jetes …
Besim
Pagoje gabimin
Duke ndare ditenetet me ty
Botet tona u ndane me shume
Iluzionet e mia mbeten aty
Ne mjegullen kohe, humben pa gjurme
Enderra ime e pare!
Lulet ne pranver ‘ te jetes!
Sa rende u genjeve!
Madi
sa large te vertetes!
Miqesise…
Ne rrugen e Durresit u ndame miqte e mi
duke rendur drejt kohes qe tabllo endrrash kishim krijuar
trotuarit tashme thyer i lame zerin tone jehone ”do te vij,,
duke qeshur e qare me ndjesite rinore pa shijuar
supit djaloshare derdheshin floket e arte te mikes
buzen e lamtumires mbeshtetur ne gjoksin tij
kur u ndane atje ku gjeten rrugen e ikjes
mbas mjegulles vjeshtake lane te bukurin kujtim
Ate cope qiell me vehte e morrem si pentagram te kenges
largimin me ju miq e jetova pa menduar
kur rrugeve te ftohta do ecja
ne rrudhat e gjalla te brenges
morra kitaren duke vene notat
” sa me keni munguar
sa me keni munguar….,,
Kam ardhur te gjej kaq here nje lot te pa thare ende
sy mbeshtetur Dajtit, bulevardit,
pazarit vjeter emrin e tyre belbezoj
zhurme qe heshte brenda meje dhembeshem
rrjedha e lumit Lane ashtu lodhur derdhur ne dete
kengen e mallit per ju brigjeve te tjera ma dergoj
sjell perseri ketu zerin tim te kenges se malluar
dedikuar brezit tim ne emer te miqesise
rinine venitur tashme prane nesh merguar
te ndjej shijen e atdheut qiellin e dashurise
dhe ri-kendoj perseri ne emer te Miqesise
Përgatiti:Flori Bruqi
AGJENCIONI FLOART


Leave a Reply