Martesën time të parë e kam bërë para 10 vjetësh. E doja shumë Erikun në fillim, por më pas, me kalimin e kohës e ndjeja se martesa jonë nuk po funksiononte siç duhej, ndaj dhe i kërkova divorcin. Pas disa muajsh njoha një burrë tek i cili mendoja se kisha gjetur atë çfarë kisha kërkuar për kaq shumë vite. Më dukej gjithmonë i kujdesshëm, romantik dhe në të vërtet në pjesën më të madhe të kohës më bënte që të ndihesha në qendër të vëmendjes. Por, në fakt, më vonë e kuptova se isha gabuar totalisht. Ai më tradhtonte me një grua tjetër dhe për më tepër kishte precedentë penal. Ishte një zhgënjim shumë i madh për mua. Ndjehesha shumë e pafat dhe pesimiste, mendoja se nuk do të gjeja asnjëherë një mashkull që të më donte me të vërtetë. Pas disa kohësh takova sërish bashkëshortin tim të parë dhe kam filluar të takohem sërish me të. As vetë nuk e kuptoj, por ndjehem shumë mirë, e vetmja gjë që më shqetëson, është se si do të ndihet im bir kur ta vë në dijeni të gjithë këte.
Marrë nga “Channel4”
Leave a Reply