
Presidenti amerikan Barak Obama sot u nis nga Uashingtoi për një udhëtim katër-ditor në Evropë ku do të përpiqet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbështetjen aktive të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që tensionet rajonale mbi rolin e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të rriten.
Presidenti Obama sot në kryeqytetin estonez do të zhvillojë bisedime me presidentët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Takimet në Talin, 200 kilometra nga kufiri rus, zhvillohen në përgjigje të shqetësimeve në rritje rreth përfshirjes së ushtrisë ruse në konfliktin në Ukrainë dhe kërcënimet e mundshme ruse ndaj shteteve baltike.
Presidenti Obama i ka përshkruar bisedimet me vendet baltike si një mënyrë për t’i treguar tre ish-republikave sovjetike “se ne i mbështesim fjalët me vepra në lidhje me detyrimet tona ndaj traktatit”.
Presidenti Obama të enjten i bashkohet udhëheqësve të 27 vendeve të tjera të NATO-s për një takim të rëndësishëm që synon rritjen e mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën, ndërkohë që Kievi vazhdon të luftojë kryengritjen disa muajshe të separatistëve pro-rusë afër kufirit rus.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply