
Sapo jam kthye prej Shkoder Loces, dhe me kane ba pershtypje shume gjana, dhe sidomos nji lloj shprese e Shkodranve qi ardhja e turistave asht tue ndryshue Shkodren per mire. Nuk jam kunder “Turizmit”, por mendoj se Shkodra dhe Shkodrant ashtu si krejt Shqiptart ne radhe te pare duhet me “gjete vedin”, sepse kultunisht si krejt Shqiptart e Shqipnise te sodit jem katandise si njerz kaotike, kultunisht Enverista te dhunshem e te prapambetun qi shpresat i mbajm te njerzt e dhunshem, korruptuem. Megjithse politikisht te fuqishem kjo klase Pseo Politiko-Intelektuale jane sot dhe neser kerrcenimi dhe katastrofa ma e madhe e kombit. Sot kisha nji bashkbisedim te kandshem me nji mik virtual ktu ne facebook, dhe ky asht shkaku i ktij shkrim. Zotnia shprehu se Shkodra ka ndryshue dhe po ndryshon se jem fute dhe po futena ne Evrope, se Shkodra asht e hapun dhe po mbushet me Turista.


Po e shoqnoi pergjigjen teme me fotot e Shkodres te bame kyt muej!
Europa ka pa fillue prej Shkodres simas atyne qi ja kan vu emnin Europs (Fiseve Helene). Shkodra s’ka nevoje me u fut ne Evrope, se asht aty para Europs. Shkodra ka nevoje me njoft, me sherue e me ndertue vedin dhe Kombin Shqiptare. Pa mrrekullinat e Kombit Shqiptare dhe anasjelltas nuk ka pas e kurr nuk ka me pas Shkoder e as Shqipni Etnike. Historikisht Shkodra asht zhvillue si zemra e tregtise dhe kulturs Iliro-Shqiptare, tue ja fillue tash 2400 vjet si kryeqyteti Ilir, dhe per me lulezue prap Shkodres dhe Shkodranve ju duhet me shpejtue fort me ndertue lidhjet e gjakut, tregtise, kulturs dhe dijes me Shqiptart e Kosovs, FYROM, Veriun e Jugun e Shqipnise! Turizmi vetem, sjell vetem ekonomi mshiret dhe Shkodra ka nevoje me gjet vedin e humbun, persekutuem e te sakatuem per 80 vjet e fundit!

Tuj ju kthye Arkitekturs siperfaqsore te Shkodres: Fotot e Shkodres sot pasqyrojn nji Shkoder qi Arkitektonisht asht tuj u mundue me u zbukurue me Arkitekture Heleno-Rromako-Mesjetare, dhe ky lloj zhvillimit megjithse sporadik dhe i bukur per synin, ne fakt asht ekstrem po u krahasue me katastrofen Arkitektunore qi Shkodra si krejt Shqipnia ka perjetue pergjate kancerit Enverian dhe Kaosit Arkitektunore te 1991-2014! Shifeni e vlersojeni vete, gjithsesi kto jane disi fotot e pjesve te bukura te Shkodres dhe nuk kam perfshi pothuejse aspak ndertime te shemtueme te Envero-Kaosit 1944-2014!





Leave a Reply