Ngritë supet
Dhe buzëqeshë
Plot me krenari
Dashuria
Fluturon gëzueshëm
Në qiejt e lirisë
Stubëll, 19 gusht 2012
SHUMË DHEMBJE
(për poetin Ali Podrimja)
Poeti na iku
Shpejt
Pa e parë kush
Shkoi në amshim
Ne mbetëm
Në këtë botë
Me shumë dhembje
Për poetin
Dhe për poezinë shqipe
Stubëll, 19 gusht 2012
ËNDËRRA IME
Fluturon fuqishëm
Me motorë dashurie
Të gjitha pëllëmbët
E të gjitha relieveve
Të botës sonë
I kalon
Shumë dukuri
Me shumë dashuri
Zbulon
…
Sa bukur!
Stubëll, 19 gusht 2012
NË ZEMRËN TIME
Gjithnjë e më shumë
Gufon dashuria
Shpërthejnë këngët e reja
Dhe shihen
Vezullima festive
Këtu në vendin tim
Vuloset njerëzia
Sot për në amshim
Stubëll, 19 gusht 2012
ATJE TE JU
E di që
Në të njëjtin çast
Qani e qeshni
Për të njëjtën dukuri
Por nuk e di
Nga ju vijnë urdhërat
Nga kah e keni komandën
Nuk e di
…
Stubëll, 19 gusht 2012
SOFËR ËNDËRRE
Në gjumin historik
T’epokës së lirisë
Jam ulur
Në sofrën e ëmbël
T’ëndërrës
Për të ngrënë
Koncentrat të mrekullueshëm
Të dashurisë
Stubëll, 19 gusht 2012
KURRË
Me amanetin e gjyshërve
Dhe të prindërve të mi
Nuk i shërbej mëkatit
Kurrë
Nuk dua ta njoh urrejtjen
Kurrë
S’e përqafoj të keqen
Kurrë
Nuk bëhem tjetër
Pos ky që jam
Engjëlli i Dardanisë
Stubëll, 19 gusht 2012
GJITHHERË
Dashuria thotë fjalën e vet
Ne i bindemi
Dhe vazhdojmë
Marshimin drejt parajsës
Për në amshimin e lumturisë
Stubëll, 19 gusht 2012
Per “Alba – Dansk “Shkodrani


Leave a Reply