Me besoni shpesh jetoj caste me miqte e mij qe nuk jane me ne ,por na ndjejne me shpirtin e tyre. Une shfletoj me dhjetra e dhjetra mesazhe poezi ,tregime te derguara nga Rizai ,nga Valteri dhe me duket se kuvendoj akoma me ta . Edhe ádresat e tyre elektronike ,nuk i kam fshire ,ato jane aty me gjithe te tjerat,sepse me duket se shkruaj me to e ndjej shpirtin e zemren e tyre tek me thone,mos na fshini ne duam te jemi aty ku kemi qene te gjithe bashke dhe une vec lexoj kujtimet e tyre qe ata na lane .
Dhe sot po ju percjell dicka per mikun tim ,por dhe te shumve nga Ju shkrimtarin dhe poetin ,njeriun e mire Valter Lazeri. Ja cfare shkruajne miqte e tij per te .
Ai gjithnje jeton ketu me ne dhe une per asnje cast nuk mund ta harroj,sepse kudo jane kujtimet qe ai na ka lene. Mjafton nje klikim i vogel dhe me da´lin plot materiale te dergaura nga dora e tij .
I perjeteshem kujtimi i tij.
( Nga Luigj Shkodrani )
Nuk mbarojne jo dashurit
“Nuk mbarojne jo dashurite,
nuk humbasin jo.
Jane ne zemer,
jane ne shpirt,
jane ne jeten tone”.
Shpesh here, pothuajse cdo dite, nga nje web-site liste interneti lexojme
poezi te ndryshme qe, ashtu sic e mban edhe emrin e tij ai web-site “STERKALA”,
ashtu jane dhe na vijne ato vargje poezish, te qelibarta, te kristalta, si
vete ujet e kthjellet te Jonit ku eshte lindur dhe rritur autori i tyre,
VALTER LAZERI.
Ne “valet” e detit te pafund poezi te poetit Valter Lazeri vargjet poetike
te shkruara plot ndjenje dhe dashuri, me nje pathos per ta patur zili, here
here na vijne si zambak te bardhe, here here si varka qe perkunden duke na
joshur per te na ftuar te jemi me prane tyre, te jetojme se bashku ate, cfare
poeti Lazeri e jeton dhe e shperndan…
Sigurisht, s’ka si te ndodhe ndryshe, kur lexuesi pasi i lexon ato,
menjehere hyn ne “zambaket” e bardhe, ne varkat e detit te pafund e te kristalte te
poezise se Lazerit, duke u dashuruar me to.
Dashuruar?! Po, sepse mjeshtri i penes se poezise Valter Lazeri eshte vete i
dashuruar pas dashurise, ku i kendon aq bukur dhe ndjeshem, po aq edhe edhe
dhimbshem; Ja si i kendon poeti dashurise: / Ne c’dite te bukur valle ke
lindur/ A c’dite e “lige” te lindi ty/ Kur brenda rron e s’del nga shpirti/
Mpleksur ashtu gjithe “ligesi?”
Saranda, qyteti i bukur ku Valteri u lind dhe u rrit e ndjek pas, ngado qe
shkon. Duke qene bashkeudhetare ne jeten e tij, Valteri e gjen shpirtin tij
poetik ne fillim tek Saranda edhe pse ka vite qe i eshte larguar, ai perseri
“ecen udheve” te saja, duke kerkuar te mbaje pak shkumbe ne duart e tij, nga
ajo shkumbe, per t’a hedhur ne vargje dhe, sic e thote edhe vete poeti…/ Tek
kjo rruge qe sonte ec/ dhe shikoj gjithe keto vale/ …/ Shkumbe plot, asgje
ne duar prape./ Sic humbet me humbi jeta…/
Dhe me poshte poeti vazhdon / Une nje drite qe po dridhem valezes
vellobardhe/ Ti, thermuar neper shkemb, une shuar neper vale/ Une nje lume qe vrapoj,
ti nje det qe me perpin/ Une sterkale mbi Sarande, ti penel qe me ngyros, une
pelhure permbi vale…/
Poeti ka shume vite larguar nga qyteti i tij, nga njerezit e tij, nga atdheu
i tij dhe kjo largese atij i jep dhimbje, te cilen poeti per te mposhtur ate
dhimbje, ate mall, duke ecur ne udhen e gjate te mergimit, ne udhen e gjate
dhe te veshtire per te shkruar, kerkon te qendroje pak, te ulet, te shlodhet,
te ndeze nje cigare.
Cigaren e tij te ndezur qe poeti na i sjell ne vargjet e tij, madje edhe
vete nje nga vellimet e tija poetike mban titullin “Bej stop e ndez nje cigare”,
sikur nuk duam ta pranojme, ne kete kohe, kur mbare njerezit kerkojne t’i
largohen nikotines se saj, kur edhe une vete, e kam thyer cigaren prej disa
muajsh. Por ja qe tradita jone shqiptare keshtu e paska. Mallin, dertet, hallet,
vetmine, dhimbjen…, ne te tilla raste na duhet te kemi prane nje “shok”,
nje “mik” si te vetmin ngushellim qe e gjejme aty. Poeti Lazeri e kerkon
cigaren edhe pse fryma i merret nga udha e larget, edhe pse i zene ne “faj”, ai
dertin kerkon ta largoje me nje ndezje cigare. / Nem or’ mik edhe nje tjeter/
mes kujtimeve ta ndez/ Valter emri te me mbetet/ a ne djall te me veje…/
E perseri mes dhimbjesh dhe mallit, poeti perseri kerkon te kthehet atje, ne
valet e detit ku e perkuen…/Te perkedhelem neper ender/ te loz prape me te
detit vale…/
Duke lexuar njeri pas tjetrit vargjet e Lazerit, kuptojme se po lexojme
poezi; ate poezi te shkruar bukur dhe me ndjenje, qe poeti Valter di shume
mjeshterisht ta ndertoje duke e shkruar…
Eshte kjo mjeshteri te shkruari e mendimeve dhe e krijimeve te tij, qe
Valter Lazeri te renditet nder emrat e poeteve te njohur.
Eshte pikerisht kjo mjeshteri e tij qe me te drejte Shoqata e Shkrimtareve
Shqiptaro-Amerikane e ka vleresuar me cmimin “Pena e Arte” per poezi, ne
librin “Shkruar neper udhe”.
Poezite e Valter Lazerit te befasojne me stilin te cilat jane shkruar. Nuk
ke si te mos befasohesh dhe te ndjesh ate dhimbje qe ndjen edhe poeti, qe e
ndjejme te gjithe ne, kur shkojme ne vendlindje dhe nuk i shohim ata, njerezit
tane, shoket miqte e dikurshem. Kete befasim Valter Lazeri e ka pershkruar
shume mjeshterisht ne poezine “Varrezat”, ku edhe vete poeti befasohet me emrat
e shumte qe lexon mbi varret e te njohurve te tij… / Dhe sa shume qe ishit
bere/ kaq vitesh qe kam munguar/ Kujt t’ia le tani me pare?/ Sa pak lule
mbaj ne duar!/ duke vazhduar me tej… / Kaq pak lule qe prura,/ S’dalin jo, per
cdo njeri/ qe te gjitha i le tek porta’ per te gjithe ndez nje qiri./
Befasine e poetit Valter Lazeri e kam ndjere qe ne faqen e pare te librit te
tij “Shkruar neper udhe” kur poeti shkruan: “Kete liber ia kushtoj atit tim
Kozma Lazeri, qe me mesoi te perqafoj rruget rruget e ndershme, te dua njerez
te ndershem.
Dhe serish befasine se bashku me kenaqesine qe na jep ky liber gjate leximit
te poezive e gjejme edhe ne faqet e fundit te librit, ku perseri poeti na
njeh me nje jeteshkrim te shkurter te atit te tij Kozma. Nje intelektual i
ndershem dhe patriot, nje mesues i shkolluar qe punoi per vite te tera mesues
fshatrave te rrethit te Vlores dhe te Sarandes.
Edhe pse mesues Kozmai rriti dhe edukoi jo vetem femijet e tij te mbare dhe
te ndershem, por breza te tere nxenesish, ai nuk e dinte, qe kasta e kuqe
komuniste shqiptare do ta godiste edhe ate, si shume intelektuale shqiptare,
nga e mallkuara “biografi” e keqe.
Keshtu e pesoi edhe i nderuar mesues Kozmai, ku iu hoq e drejta e
mesimdhenies per t’u derguar si punetor ne parkun automobilistik te Sarandes.
Sa ironike, kur nga mesues Kozmai ai u thirr usta Kozmai…
I ndjeri usta mesues Kozma Lazeri edhe pse fati e donte qe ne vitin 1994 te
vinte e te jetonte ne Token e Lirise ne USA, vdekja e zeze nuk e la shume
kohe te shijonte Lirine e munguar ne vendin e tij. Ne moshen e tij 69 vjecare i
nderuari Kozma Lazeri u nda pergjithmone nga njerezit e tij te dashur, nga
jeta…
Si njeri i artit dhe letersise qe ka qene dhe i dashuruar pas tyre, si
artist, fitues i disa cmimeve ne interpretimin e roleve te ndryshme si aktor ne
estrada dhe ne drama, si krijues, ai mbetet i pavdekshem. Krijimtaria e tij
letrare qe ai ka lene e ben ate te pavdekshem; e ben akoma te pavdekshem per te
gjithe ata qe nuk e kane njohur edhe i biri i tij, poeti Valter Lazeri qe,
bashke me poezite e tij ne permbledhjen poetike ka bashkuar edhe disa poezi nga
babai i vete, i ndjeri Kozma Lazeri.
Ja c’shkruan artisti Kozma Lazeri qe nga Amerika ne vitin 1997, pak kohe
para se te ndahej nga jeta:
Nje haber qe me derguat
U thafshi qe me shkruat
Pse me ngat e s’me harruat
C’pat’ pse me turbulluat?
Jam njeri e dot
s’duroj
Jam e dridhem kur shoh plage
Jam si zogjte ne shtator
Se me behet gjaku uje
Kur Saranden ma ngacmojne
Kur me shajne nje flamur
qe me lindi e do m’mbuloje
Urime miku, kolegu, bashkeatdhetari yne i nderuar Valter Lazeri per ato
vargje te arta poetike qe na dhuron.
Urime i dashur mik Valter per librat e tu qe me dhurove… Edhe pse nuk
njihemi fizikisht, pervec shkembimeve te mesazheve me njeri tjetrin nepermjet
e-mail, tani te kam prane, ne shtepi, te bashkebisedoj me ty, me poezine tende..
Mos shterrofte kurre “boja” ne penen tende per te shkruar perhere vargje.
Mos pushofte kurre shpirti jot poetik te thurre vargje…
Nderimet e mija
Pierre-Pandeli Simsia


Leave a Reply