
U bë Prishtina si enterieri i kamionit të Pajës e Çkalës, ku kamionxihnjtë pleq, të mërzitur nga rrugët e njejta, të gjata e me baltë, për ta bërë atmosferë e për ta kaluar kohën më shpejt, i ngjesin nëpër “muret” e kamionëve të tyre të shëmtuar vizatimet e fotografitë e portreteve cullake të prostitutave e të porno-aktoreve amatore.
Më në fund edhe shqiptarët e Kosovës zbuluan “seksin”. Kamasutra kiç midis-midisit të Prishtinës, përballë Universitetit “Hasan Prishtina”, i tregon nëpërmjet reklamës veçoritë erotike dhe gjinore të pijes Scheppess.
Largohen lojërat e fatit nga vendet publike, por nxënësve e studentëve, në vend kazionove, Prishtina u ofron afrodiziakë të thartë “Schepess”.
Në foto shihet një porno-kalorëse e ulur mbi një burrë që për vete e ka fshehur fytyrën, dhe i shihen vetëm duart e leshta, e gruas së kuqërremtë i shihet shpina e bardhë.
Kushdo që e shikon reklamën, e sheh gishtin e mesëm të burrit, që ua drejton të gjitha grave, pa dallim.
Legjenda në fotografi, porosit se kjo pije vlen vetëm për gra, jo edhe për vajza.
Sytë në reklamë u shkojnë të gjithëve, edhe fëmijëve, edhe hoxhonicave, edhe motrave të nderit, secilit që nuk ec kokëulur.
Moto e reklamës është: “Ndonjëherë, dashuria nuk ka të bëjë asgjë me të”.
Pra, shqiptarët e Prishtinës e kanë zbuluar se “seksi nuk varet nga dashuria”.
Dhe, në vend të viagrave, mund të përdoret Scheppes-i, ama kjo vlen vetëm për gratë, për të gjitha gratë, përfshirë gratë e qeverisë së Prishtinës, që lejuan një reklamë të tillë midis Prishtinës.
Nisjani shitni edhe kamzhikë e mjete për implementimin e dhunës seksuale midis Prishtinës, afër furrave të bukës.
Pas memorialit erotik të heroinave shqiptare, ku autori (burrë) heroizmin e grave shqiptare e paraqet si akt seksual, s’ka ku shkon nivel më i ultë se ky i reklamës Scheppes, edhe ashtu me një moto plagjiaturë, të përdorur keq dhe pa vend, marrë nga kënga “What’s love got to do with it”, të Tina Turner.
Kimete Berisha


Leave a Reply