
FRANCE- Një gjykatë në Francë ka dënuar me 10.000 euro gjobë një burrë pasi ky i fundit nuk kishte kryer siç duhet detyrat bashkëshortore dhe kishte disa vite që nuk kryente marrëdhënie seksuale me gruan e vet.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në qytetin jugor Aix-en-Provence. Kjo gjykatë në fakt la në fuqi një vendim të mëparshëm që detyronte burrin të dëmshpërblente ish-gruan për “ mungesë të marrëdhënieve seksuale”.
Çifti të dy nga 51-vjeç u martuan në vitin 1986 dhe kanë dy fëmijë. Në vendimin e gjykatës thuhej se gruaja e meritonte dëmshpërblimin për shkak të vuajtjeve që i ishin shkaktuar nga martesa e saj e ftohtë.
“Pritshmëritë e gruas për marrëdhënies seksuale ishin të ligjshme , pasi këto marrëdhënie mes çiftit të martuar janë tregues së dashurisë së ndërsielltë dhe pjesë e detyrimeve që dalin nga martesa” është shprehur gjykata.
Ajo hodhi poshtë argumentet e burrit që problemet shëndetësore dhe orët e gjata të punës thjesht kishin reduktuar mundësitë e çiftit për të pasur marrëdhënie seksuale.
Gjykata theksoi se ai nuk kishte provuar që problemet shëndetësore e bënin atë krejtësisht të paaftë për të pasur marrëdhënie intime me gruan e tij.
albnews.al


Leave a Reply