Zadrima në mesjet
Në vitin 395 u bë ndarja e Perandorisë Romake më dysh: në të Perëndimit dhe të Lindjes. Pra u vendos e ashtuquajtura Vijë e Fodosit, që do të qëndrojë de fakto edhe në ditët tona në tërë zhvillimet ekonomike, shoqërore dhe pse jo edhe në konfliktet ushtarake. Iliria u përfshi në Perandorinë Bizantine me qendër Kostandinopojën dhe qëndroi nën të afro dhjetë shekuj. Pikërisht me Bizantin nis Mesjeta shqiptare dhe vazhdon deri më 1506 me pushtimin e plotë të Shqipërisë nga osmanët. Një nga të katër provincat në të cilat u nda Iliriku, ishte Prevali. Në këtë provincë me qendër në Shkodër, bënte pjesë Zadrima e asaj kohe. këtë periudhë u ndërtua një rrjet rrugor i rëndësishëm që vinte nga brigjet lindore të Adriatikut dhe vazhdonte në thellësi të Gadishullit Ballkanik, duke lidhur qytetet kryesore dhe zona me interes për kohën. Si kolonë kryesore që i lidhte ato ishte Via Egnatia. Degëzimet e saj ndiqnin luginat e lumenjve. Rruga nga Lezha në Blinisht, Sapë, Naraç, Danje, ka qenë një rrugë mjaft e vjetër, ndërtuar në fillim të erës sonë. Më vonë kjo rrugë do të riparohej dhe posa kalonte Blinishtin merrte drejtimin përmes fushës deri sa degëzohej për në Danje, vijonte më tej në Shkodër dhe më tutje deri në Zeta (Diakle), prandaj quhej Via Zeta. Meqenëse Perandoria Bizantine u dha leje sllavëve të vendosen në Ballkan, ata e sulmuan Ilirikun midis viteve 610-626 deri sa e shkatërruan plotësisht. Më shumë sllavë u vendosën në Ilirinë e Veriut, popullsia e së cilës nuk i bëri ballë asimilimit. Prevali humbi si emër dhe provinca u quajt Diakle dhe Zeta.
Harta ekonomike ndryshoi shumë dhe shoqëria bëri një hap përpara. Në këtë kohë u zhdukën emrat e fiseve dhe formohen krahina jo vetëm me emra, por edhe me rite, zakone e norma të marra pothuajse nga tërë bashkimi i qendrave të banuara. U krijua një unitet mbi bazën e gjuhës, të territorit dhe të kulturës, por gjithnjë duke u mbështetur mbi një jetë të brendëshme ekonomike krahinore, duke u bazuar edhe në tregun dhe marrëdhëniet martesore, të cilat janë ruajtur deri vonë. Nga historia e Shqipërisë mësojmë se për periudhën historike nga shekulli VI-IX nuk gjenden dokumente dhe ilirët nuk përmenden më. Biles pati historianë e studiues të ndryshëm që i quajtën si të zhdukur ose të romanizuar, se në dokumentet bizantine popullsinë vendase e quajnë arbër dhe vendin Arbëri, por vazhdimësia Iliro-Arbëre-Shqiptare vërtetohet katërcipërisht nga të dhëna arkeologjike, gjuhësore dhe etnografike. Nëse në lashtësi ishte Gajtani nga kjo krahinë që rreshtohej nga vendet e rralla në Iliri që tregonte lashtësinë e banimit dhe në histori si “Kultura e Gajtanit”, tani duket se këtë detyrë po e kryen Kamani dhe ky hyri në histori si “Kultura e Kamanit”, duke dhënë kontribute të vlefshme në shkallë kombëtare dhe më tej.
Zbulimet arkeologjike tregojnë për pasurinë e një kulture unitare, e cila do të emërtohet si kultura arbërore e këtij qyteti të Mesjetës së hershme. Kjo kulturë u zhvillua në Arbërinë Veriore dhe të Mesme në shekujt VI-VIII. Është vërtetuar katërcipërisht se arbërit janë bartësit e kësaj kulture. Po cilët janë tiparet themelore të kësaj kulture?
Arkitektura e varreve, inventari i tyre dhe riti i varrimit. Këto zbulime na kanë dhënë një varg objektesh si: vegla pune, armë, stoli, enë prej balte etj. Stolitë janë me interes të veçantë, se lidhen mirëfilli me veshjen e sotme të gruas zadrimore, po ta zhveshim nga disa stilizime të thjeshta. Këto mjete zbukurimi janë prej bronxi, por edhe prej argjendi dhe të rrallat prej ari. Kjo tregon polarizimin ekonomik në Mesjetën e hershme edhe në trevat tona. Shumë na tërheqin vëthët, rrathët e qafës dhe gjerdanët. Motivet gjeometrike me të cilat janë zbukuruar stolitë arbërore vijnë nga fondi i kulturës ilire. Duhet të pranojmë se në të ka edhe elemente nga kultura e Romës dhe ajo bizantine, por e përpunuar nga ana e mjeshtërve vendas dhe e përshtatur me traditën arbërore. Në gjithë jetën ekonomike, në ndërtim dhe në përpunimin e bimëve, në veshje dhe në rite të jetës private të banorëve gërshetohen tradita e trashëguar vendase e influencuar nga ajo romake, bizantine dhe sllave në të gjithë jetën ekonomike të banorëve, në ndërtim e përpunimin e frutave dhe të perimeve, në veshje dhe rite të jetës private… Nga veshjet e antikitetit i arritën kulturës sonë të Mesjetës së hershme elemente me traditë mijëvjeçare. Zadrima ka një kontribut të veçantë në plan kombëtar në ritet e dasmës, të gëzimeve të ndryshme, duke pasqyruar lidhjet iliro-shqiptare nëpërmjet traditave të ruajtura në shekuj. Në dasmat në Zadrimë këndojnë të gjithë, ka valle masive, shkojnë të gjithë dasmorët meshkuj për të marrë nuse. Dasmorët lodrojnë mbi kuaj, lajmëtarët sjellin sihariqin në shtëpi të dhëndrit se po vjen nusja dhe gjithë gratë të shtëpisë dhe bijat e ardhura për dasëm dalin për të pritur nusen dhe e shoqërojnë atë me këngë në të gjithë fshatin, duke u kënduar këngë falenderimi atyre që qerasin krushqit me petulla, raki, mjaltë, djath, ullinj etj. A nuk përkojnë këto me dasmat e kreshnikëve si, p.sh. ajo e Zukut Bajraktar, i cili ka vetëm emrin të periudhës së myslimanizmit e të bajraqeve. Vallja e ngadaltë si dallga e detit e shoqëruar me fyej, zumare dhe bilbila është nga më të vjetrat në Ballkan. Ja dhe një kontribut tjetër që jep Zadrima në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë së kohës, por edhe në ruajtjen e traditave. Ritet e dasmës në këtë zonë na shpien thellë në lashtësi, kur nusja grabitej nga burri jo si plaçkë lufte, po si e zgjedhur e tij. Në këtë krahinë këndohet kënga humoristike që shoqëron vallen po humoristike masive, e cila është e pakët në Ballkan dhe në shkallë kontinenti.
Mijëvjeçari i dytë është i pasur me dokumente edhe për këtë krahinë. Diaklea filloi të zgjeronte territoret e saj edhe në Shqipërinë Veriore. Qendër kishte Shkodrën dhe kufiri i saj jugor ishte lumi Drin. Edhe rreziku norman u hap për Arbërinë. Pas shumë luftërash Buemudi u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe përsëri kufiri u vu në Drin. Krahinat në veri të tij mbetën nën shtetin serb të Zetës, kurse ato poshtë mbetën nën Bizantin. Shohim se shtete të fuqishme në periudha të caktuara kufizohen në Drin, duke e ndarë krahinën më dysh. Por zakonet e traditat, veshja e ritet e ndryshme ruhen me fanatizëm, duke mos pranuar kurrë asimilimin. Gjatë zhvillimit të marrëdhënieve feudale (shek. IX-XI) u shfaqën qendra të reja qytetare. Ndër ata qytete që përmenden në historinë e Shqipërisë është edhe Sarda. Në lashtësi kjo ishte themeluar si qendër banimi nga fisi i Sadeatëve, mendojmë se që në lashtësi ajo kishte qenë qytet, por ishte zhuar dhe zhvilluar përsëri si qendër qytetare si shumë qendra të tjera në këtë trevë. Principata e Arbërit ishte shteti i parë shqiptar. Epiqendra e kësaj principate qe familja feudale e Blinishtëve, domena kryesore e së cilës ishte fshati Blinisht i Zadrimës, emrin e të cilit e bartnin si mbiemër. Anzhuinët e arrestuan Vladi Binishtin dhe e dërguan në Brindizi për lidhjet e tij me serbët. Pasi ai u pajtua me Anzhuinët, këta i siguruan pronat, i dhanë një titull nderi që i siguronte më shumë privilegje se feudalëve të tjerë vendas. Më vonë, nipit të Vladit, Guljelm Blinishtit, i japin postin e marshallit të Arbërit. Kështu në shekullin XIV tradita shtetërore shqiptare u ngrit në një shkallë më të lartë. Pas vitit 1336 S. Dushani pothuajse pushtoi tërë Ballkanin. Ai shpronësoi pronarët shqiptarë dhe i largoi nga vendi, kurse pronat ua kaloi serbëve. Afërsisht në këtë kohë humbet familja feudale e Blinishtëve, se pas vitit 1319 nuk takohet më në dokumentet historike. Danja, Sapa, Blinishti, Shirgji etj., bëhen sheshe politike dhe ushtarake si dhe vende ku gërshetohen interesat e të fortëve të këtyre trevave. Kundër veprimtarisë së S. Dushanit u ngrit popullsia vendase e Diaklesë. Ajo ngriti krye për të mbrojtur pronat e trojet. Kryengritja drejtohej nga bujari zadrimor Dhimitër Suma. Bujarët shqiptarë dhe të huaj shfaqnin gjithnjë interes për këtë krahinë. Kështu Helena e Rashës (bijë e kontit Balduin të Flandrës, Francë dhe mbretëreshë e Serbisë) në gjysmën e dytë të shekullit XIII riparoi rrugën Lezhë-Shkodër, duke u kujdesur që t’u vinte objekteve të rëndësishme emra serb, si Ura e Shkinës, ndërtoi kishat e Balldrenit, të Kakarriqit dhe të Blinishtit. Ajo drejtoi një panair të madh në Shirgj, të cilin e frekuentuan tregtarë të ardhur nga të dy anët e Adriatikut. Më 1443 Nikolla Dukagjini çliroi së pari qytetin e Danjes për arsye të qarkullimit dhe të interesave doganore. Mesjeta e vonë është periudhë zhvillimi të suksesshëm për Zadrimën, por ajo ndodhet gjithnjë përballë rrezikut të pushtimit nga venedikasit, serbo-malazezët dhe feudalët shqiptarë. Republika e Shën Markut tregonte gjithnjë interes për këtë krahinë dhe qytetet e saj, se nëpër të kalonin mallra dhe gëlonte tregu i produkteve jo vetëm të saj, por i gjithë Veriut të Shqipërisë. Republika e Venedikut ngjante si gjarpër, herë ndihmonte dhe bashkëpunonte me shqiptarët, herë u fuste thikë pas shpine. Shohim se interesat e saj dalin herë hapur, herë fshehur. Ata janë të interesuar shumë për qytetet Shkodër, Lezhë, Danje, Sapë, Shirgj etj. Kjo republikë kërkon të lidhë miqësi me princër që zotërojnë këta qytete. Nga një dokument i muajit gusht 1399, mësojmë se Senati i Venedikut kishte aprovuar vendimin për të lidhur miqësi sa më të ngushtë me bujarin shqiptar nga Danja, Dhimitër Jonima. Bozhiqi bën përpjekje që këtë bujar ta bëjë malazez, duke cituar se ishte nga familja e Cernojeviqëve, por vetë akti burimor tregon se Dh. Jonima ishte bujar shqiptar nga Danja. Veprimtaria e Republikës do të gërshetohej me atë të rektorit të vet në Shkodër, që të lidhej me prijës e bujarë shqiptarë të zonës së Zadrimës, natyrisht krahas dhe disa zonave të tjera me interes. Kështu Republika miratoi veprimet e rektorit, i cili i premtoi Koje Zaharisë (prijës i Danjes) përkrahje dhe lidhi marrëveshje me Dhimitër Jonim Shqiptarin, siç shprehet dokumenti i kohës. Më vonë mësojmë se në këto treva sundonin Dukagjinët. Më 1417 rektori i Shkodrës hyri në marrëveshje me Gjergj Dukagjinin, i cili si zot i Sapës dhe i Danjes i dha Sinjorisë si prona fshatin Balldrini me 11 shtëpi dhe Kakarriqin me 15 shtëpi.
Në veprën e M. Shuflait mësojmë se Republika e Shën Markut ishte shumë e interesuar si gjithnjë për Danjen buzë Drinit dhe Shazin buzë Bunës. Asaj i kishte premtuar Gjergji II Balsha, por sundimtari i tyre ishte Koje Zaharia, i cili nuk pranonte t’i jepte kundrejt çfarëdo çmimi. Edhe në periudhën e Skënderbeut, Zadrima ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Pranë e pranë ishin dy principata të vogla, por me shumë interesa: njëri si pikë doganore e qarkullimit të dendur urban, ndërsa tjetra si vend i begatë për jetesë. Po ta vështrojmë që në lashtësi nëpërmjet gojëdhënave, Zadrima ka pasë gra e vajza të bukura, duke nisur nga Ashta e Zhavorrinës e deri te Irena që u përdor si pretekst në mes të Dukagjinëve dhe Zahariajve. Irena e bukur ishte bijë e prijësit të Zadrimës Lekë Dushmani, i cili nuk kishte fëmijë tjetër përveç Irenës, kështu që trashëgimia do t’i mbetej asaj dhe atij që do të martohej me të. Këto të dyja ishin principatat më të lakmueshme, jo vetëm për Dukagjinët e Skënderbeun, por kryesisht për venedikasit, të cilët duke përdorur në pamjen e jashtme bukurinë e Irenës e ndërsyen dukagjinët kundër pinjollit të vetëm të Danjes, Lekë Zaharisë, megjithëse vetë Irena, familja e saj dhe kleri vendas kërkonin që ajo të martohej me L. Zaharinë. Por Zadrima ishte principatë e begatë dhe Irena ishte e bukur, e zgjuar dhe i kishte hije derës së madhe të Dukagjinëve të kishin një nuse të tillë si ajo. Lekë Zaharia, Irena dhe të dy familjet që u bënë krushq qëndruan në të tyren për ta martuar Irenën me Lekë Zaharinë. Por a mposhtej krenaria e kthyer në mendjemadhësi e Nikollë Dukagjinit! A ndalej intriga e ndërtuar nga venecianët për të dobësuar Skënderbeun dhe për të pasë influencën e tyre në këto zona?! Kështu prijësit të Danjes iu ngrit prita, kur po kthehej nga kulla e Zadrimës, ku kishte nënshkruar kontratën e martesës me Irenën, u vra kur po kalonte pyllin e Kovinenit afër Drinit. Kjo vrasje ngjalli indinjatë te tërë popullsia shqiptare dhe te të gjithë prijësit e tyre, veçanërisht te Skënderbeu. Pas vrasjes së Lekë Zaharisë u kuptua fare qartë se kush ishin organizatorët e vrasjes dhe qëllimi e roli i Republikës së Venedikut. Në mes Venedikut dhe Skënderbeut pati një duel të gjatë se kush ta merrte Danjen dhe në fund pas shumë hilesh zotëruese e saj u bë Republika e Shën Markut. Zadrima në këtë kohë luante një rol shumë të madh në jetën politike dhe ekonomike të qyteteve Shkodër dhe Lezhë si dhe për tërë principatat e Lidhjes së asaj kohe. Ajo ishte furnizuesja kryesore e tregjeve të këtyre qyteteve me drithëra, perime, mish, ullinj, prodhime bulmeti etj. Duke pasur një veprimtari të gjerë antiturke të klerit të Dioqezës së Sapës dhe mbështetjen e Vatikanit për veprimtaritë politike patriotike pothuajse u bë epiqendra e princave të Lidhjes dhe e vetë Skënderbeut. Shumë nga takimet me princër shqiptarë i bënte në kullën e Zadrimës, shumë nga ditët e pushimit heroi i kalonte në kullën e Zadrimës. Pas vdekjes së Skënderbeut, si mbarë principatat shqiptare, u pushtua nga turqit. Qëndresa e kësaj krahine kundër pushtimit qe stoike dhe i kushtoi shumë humbje në njerëz, sa popullsia e saj u përgjysmua. Edhe ata që shpëtuan u detyruan të largohen në male për t’i shpëtuar ndëshkimit fizik. Kleri katolik, forca perëndimore antiturke dhe patriotët shqiptarë organizuan një lëvizje të fuqishme antiturke. Epiqendra e saj qe krahina e Zadrimës dhe drejtues qenë intelektualët euriditë të shek. XVII. E gjitha kjo veprimtari qe preludi i kuvendeve që do të organizoheshin në gjithë Arbërinë. I pari kuvend i organizuar për të konsoliduar dhe drejtuar kryengritjen antiturke u bënë kishën e Shënmërisë së Matit më 7 nëntor 1594, për të hartuar projektin e kryengritjes antiturke. Detyra të rëndësishme iu ngarkuan peshkopit Nikollë Mjekashi për të siguruar përkrahjen e papatit dhe të Perandorisë Austrohungareze. Kalorësve Tomë Plezha dhe Mark Gjini prej Zadrime iu ngarkuan detyrat e organizimit dhe të drejtimit të kryengritjes. Për të kërkuar aleatë dhe armë u dërgua në Venedik kalorësi Tomë Plezha. Më 3 shkurt 1595, fshehurazi venecianëve, Toma u takua me të dërguarin e Papës dhe i paraqiti atij projektin e kryengritjes dhe kërkesat e nevojat e kryengritësve. Nga një relacion i 4 majit 1596 mësojmë se kryengritësit kanë sulmuar Shkodrën dhe Lezhën, por kanë dështuar para forcave të shumta të Turqisë, por edhe nga përçarja që futën venedikasit ndërmjet kryengritësve si dhe nga informacioni që i dhanë perandorisë turke në lidhje me këtë kryengritje. Nga ky informacion turqit forcuan bregdetin. Për këtë arsye shqiptarët organizuan një kuvend tjetër në Blinisht të Zadrimës në manastirin e Shejtes Trini, e pagëzuar Shandertat (at. Santatrinitatem). Ky kuvend kërkoi ndihmë për shpëtim nga turku prej perandorisë Austrohungareze, një nga shtetet më të fuqishme të asaj kohe. Por përsëri venedikasit i kapën relatorët dhe çështja shqiptare pësoi humbje të madhe. Kuvendi i tretë ndërkrahinor u organizua në Derjan të Matit në vitin 1602. Pati përfaqësim tepër të gjerë. Nga 14 krahina të mëdha të Shqipërisë së Veriut, të Mesme dhe pak nga krahinat e Jugut. Ai vendosi t’i kthejë popullit lirinë si në kohën e Skënderbeut. Edhe këtë kuvend e drejtoi zadrimori Nikollë Bardhi nga Bardhajt e Sapës. Pas këtyre kuvendeve pati një lëvizje masive me propagandë e veprimtari tepër të organizuar nga partiotët dhe kleri katolik. U hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe mësues në to u bënë priftërinjtë. Duhet të hynin idetë e Rilindjes për të emancipuar shoqërinë shqiptare të kohës, u botuan libra, u organizuan edhe kuvende të vogla në krahina e zona që idetë e kryengritjeve të shkonin deri te njeriu më i thjeshtë. Mund të themi se kjo lëvizje pati një organizim të përsosur e drejtim intelektualësh. Në vitet 20-30-40, kjo lëvizje arriti nivele të larta zhvillimi nën drejtimin e patriotëve e intelektualëve të ngarkuar me detyrat e ipeshkëvinjve Pjetër Budi nga Guri i Bardhë i Matit dhe Frang Bardhi nga Nenshati i Zadrimës. Në këtë kohë Shqipëria ka krijuar lidhje të afërta me disa vende perëndimore antiturke. Megjithë trysninë edhe presionet turke, zhvillohet tregtia, shkëmbehen mallra dhe qarkullojnë njerëz kryesisht nëpërmjet ndihmës së klerit katolik. Kolombi solli nga Amerika në Evropë farën e misrit. Ajo u mboll për herë të parë në Itali e pastaj u përhap në të gjithë Europën. Në Shqipëri u mboll për herë të parë në zonën e Blinishtit të Zadrimës. Këtë na e tregon Frang Bardhi në relacionet e vitit 1641 (6 prill), ku shkruhet se në fshatrat e Zadrimës është përhapur gruri dhe meli, kurse në zonën e Blinishtit edhe kultura e sorgos, që do të thotë misër. Kjo ishte krahinë e begatë në prodhime bujqësore dhe në pemtari. Këtu janë rritur të gjitha frutat, duke përjashtuar argumet. Këtu është rritur hardhia gjashore që për shumë kohë është quajtur “rrush vendi”, të cilin më vonë do ta kultivonin më mirë fshatarët e Kallmetit dhe do të pagëzohet me emrin “rrush Kallmeti”. Frang Bardhi na njofton se famullia e Shën Shtjefnit të Blinishtit ishte më e pasura në të gjithë famullitë e Veriut të Shqipërisë. Duhet mbajtur parasysh se Veriu i asaj kohe fillonte në Nish dhe vinte në afërsi të Zetës duke shkuar në juglindje deri në Vardar. Por presioni dhe dhuna e qeveritarëve turq nuk pushoi në këtë zonë. Edhe qëndresa e popullit ishte e pathyeshme. Kjo qëndresë shkaktoi humbje të mëdha në njerëz dhe në materiale. Një gojëdhënë na thotë se turqit dogjën një furrë gëlqereje me trupat e Zadrimorëve dhe të krahinave përreth në fshatin Mjedë për të detyruar popullsinë të kthehej në fenë myslimane. Mbase gojëdhëna është e hiperbolizuar, por njëkohësisht tregon edhe qëndresën stoike të popullit tonë për të ruajtur etninë dhe në këtë kohë ishte bërë një identitet “fe e atdhe” për shqiptarët, se të dy palët që të mbroheshin nga turku kishin nevojë dhe të gjithë këtë qëndresë e ideonin dhe e ushqenin me mendimin teorik klerikët shqiptarë.
Qëndresa e kësaj popullsie kundër turqve shkaktoi humbje të mëdha dhe në materiale. Gjatë luftës popullsia u përgjysmua. Edhe ata që mbetën, u detyruan të largohen në zonat malore përreth për t’i shpëtuar zhdukjes fizike. Tokat mbetën shkretë, u zhdukën vreshtat dhe u krijuan pyjet. U shpopullua edhe Shkodra, kurse Lezha u katandis në një fshat. Në këtë kohë vetëm nga fshati Blinisht janë larguar 13 fise, të cilët janë vendosur nëpër qytete, por edhe në fshatra të tjera nëpër Zadrimë, si në Gjadër apo Nenshat. Qendra e sundimit të Dukagjinëve u zhduk krejt dhe këtë fat pothuajse e pësoi edhe Danja. Pas vitit 1506 mësojmë se shumë shqiptarë largohen nga krahina për në qytetet, kryesisht në Ilirinë e Veriut, edhe përtej detit në Itali. Viti 1570 njihet si viti i hyrjes së myslimanëve në Zadrimë dhe në qytetet Lezhë e Shkodër. Në këtë krahinë ata vendosen në tokat e braktisura ose spostohen katolikët për t’u bërë vend atyre. Po në këtë vit tentohet për ta pushtuar, por nuk kishin rënë kështjellat e qyteteve dhe kështu sa hynin dhe iknin, se kishin frikë të qëndronin. Këtu erdhën edhe banorë të besimit katolik nga malet përreth dhe nga Kosova. Të ardhurit ishin edhe prej atyre që ishin larguar më parë, kur erdhën turqit dhe tani ktheheshin në trojet e tyre, por të asimiluar nga ana krahinore nga vendet nga vinin. Tani ishte hapur një kontradiktë e thellë në mes të banorëve vendas të mbetur në krahinë dhe feudalëve, njëra palë për t’u mbrojtur, kurse tjetra për të zhvatur. Nga shtimi i popullsisë me malësorë e shtoi qëndresën antifeudale në veçanti dhe antiturke në përgjithësi. Kjo vazhdon të jetë një krahinë urbane, biles me qarkullim të dendur për kohën. Më 1591 përmendet një han në Zadrimë (karvanara), ku bujtin udhëtarë e tregtarë të ndryshëm, kryesisht të viseve veriore që tregtonin në Durrës, Shëngjin, Lezhë, apo më larg. Ky han ka qenë në Blinishtin e vjetër shumë më parë se kjo datë e lartpërmendur. Themelet dhe rrënojat e këtij hani gjenden edhe sot në të njëjtin vend. Pranë tij është edhe sot një rrap i vjetër që ka qitë punila deri poshtë te rrënjët. Ai është mbi 600 vjeçar. Grindja në mes të banorëve dhe feudalëve vendas u thellua shumë pas ardhjes së malësorëve dhe bashkimi i interesave në mes të të ardhurve dhe vendasve. Kjo grindje e detyroi Sulltan Suljemanin e Dytë që t’i njohë kësaj krahine një pozitë më të privilegjuar. Kështu në fillim të shekullit XVII Zadrima u shpall “Vakëf” (pronë direkte e Sulltanit); Sulltanit i shkonin direkt të ardhurat e saj. A ishte vetëm kryengritja e banorëve që bëri këtë arritje për këtë zonë apo edhe ndonjë arsye tjetër? Dihet se kjo krahinë ishte e begatë në prodhime bujqësore dhe blegtorale. Prodhimet e bulmetit ishin nga më cilësoret në të gjithë perandorinë turke, mjalti, rrushi, bukëfiket kishin gjithashtu përqindjen më të lartë të sheqerit. Prodhonte të gjitha llojet e frutave si fiq, kumbull të butë e rrumbullake, ftua, pjeshkë, mollë, zerdeli, kajsi, ullinj, dardhë, kimçë, shegë etj. Verërat, djathi, bukëfiket, gjalpi, frutat që ruhen për dimër i shkonin si pronë direkte atij. Zadrima administrohej nga Xhabija dhe kadiu i krahinës të emëruar prej sulltanit për një kohë të caktuar, natyrisht e llogaritur në vite. Feudalët vendas dhe të huaj nuk ishin dakord me këtë ferman. Për t’u hakmarrë dhe për t’i detyruar zadrimorët të mos kërkojnë më tej këtë privilegj organizuan sulme grabitqare e shkatërruese siç qe ai i vitit 1610 dhe të tjera të mëvonëshme. Nga ky qëndrim i feudalëve, veçanërisht i atyre vendas, sulltan Sulejmani i Dytë dhe pasardhësit e tij u detyruan të nxirrnin për 100 vjet 500 fermane që e mbanin Zadrimën vakëf të sulltanit. Kjo tregon edhe rolin e madh ekonomik dhe politik që luante Zadrima në atë kohë si qendër shumë e rëndësishme e klerit katolik, të cilit turqit i trembeshin shumë, si krahinë e pasur për të cilën luftonin edhe feudalët vendas më me influencë, si krahinë që ishte në mes të dy qyteteve më të rëndësishme në Veri të vendit, se përshkohej nga një rrjet i mirë urban për kohën, si portë kryesore e zonës verilindore, duke filluar nga Kosova Veriore. Prandaj qe edhe një nga krahinat e pakta të Perandorisë Osmane që nuk u vendos sistemi i Timarëve.
Por feudalët vendas mbetën të papajtueshëm me këtë status dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta futur nën zotërimin e tyre. këtë e realizoi veziri i parë shqiptar i pashallekut të Shkodrës, Mehmet Pashë Bushati nga bushatlinjtë e Shkodrës, nga fshati që i bartnin mbiemrin. Ai e realizoi këtë rreth viteve ’80 të shek. XVIII. Por mbas pak kohësh edhe ky qeveritar osman u detyrua t’i njihte kësaj krahine pozitën më të privilegjuar që kishte ajo me simotrat e saj, duke mos vendosur përsëri sistemin e timareve si më parë. Përsëri feudalët vendas nuk u kënaqën, kështuqë erdhën duke ia shtuar taksat dhe duke varfëruar jetën e fshatarëve. Rrethanat që kishin nisur rrugën e krijimit në fillim të shekullit XVII, u acaruan në kulm dhe u bënë shkak për një pakësim të popullsisë në Zadrimë. Shumë familje vajtën në qytetin e Shkodrës, por edhe në Durrës, Tivar e Dubrovnik (Raguzë). Pati edhe familje që kapërcyen detin dhe u vendosën në Trieste apo në Venecia. Nëse shpopullimi i fundit të shekullit XV dhe i fillimit të shekullit XVI u bë për një periudhë të shkurtër, se ishte i ngutshëm, kjo shpërngulje pati ngadalësi. Sigurohej vendi, puna e jetesa pastaj bëhej lëvizja. Kjo shpërngulje zgjati afro 200 vjet deri në fillim të shekullit XIX. Ky shpopullim nuk qe aq i madh sa i pari. Banorët që u larguan dhe u vendosën në qytetet shqiptare treguan se vinin nga një zonë e zhvilluar, se bartnin veçori mirësjelljeje të njerëzishme si fqinjësia e mirë, respekti, toleranca, dashuria për punën dhe për dijen.
Familjet e ardhura nga Zadrima u bënë dominante në qytetin e Shkodrës. Emrat e të gjithë fshatrave të Zadrimës (duke përjashtuar Blinishtin) që nga sakji më jugor i saj Merqi, Raboshtë, Balldre e deri në rrethinat e qytetit familjet më të dëgjuara, veçanërisht ato intelektuale, kanë si mbiemër emrin e njërit prej këtyre fshatrave të kësaj krahine. Ndonjë i tillë gjendet edhe në Ulqin, Tivar apo Dubrovnik. Kjo shpërngulje solli rezultate mjaft negative për këtë krahinë, sa shumë fshatra u zhdukën si: Zhavarrina, Kangagjeli, Bundeja, Raska, Dukajt, Bunejt, Mjeda e Sipërme etj. Disa prej tyre edhe ndërruan vend për arsye të sëmundjeve shfarosëse si lija, kolera, mortaja, hasalleku (një sëmundje e panjohur) por edhe nga përmbytjet e lumenjve Drin e Gjadër. Të larguarit shkuan në kodra dhe në vende më lart mbi nivelin e detit si Blinishti, Pistulli, Pirajt, Paçrami, ose zbritën nga malet e kodrat më pranë rrugëve e shërbimeve si Nenshati. Në këtë kohë u krijuan edhe fshatra të tjera si Paçrami, Baqli, Fishta, Shelqeti etj
z.Pjetër Gjoni
.
Frang Bardhi dhe Kishat Katolike ne Zadrime
Frang Bardhi (1606 1643), i njohur ne Latinisht si Franciscus Blancus dhe ne Italisht si Francesco Bianchi, qe nje figure e kishes se hershme shqiptare dhe autor i shenimeve te meposhtme. Ai lindi ne Kallmet ose Nenshat te Zadrimes se Shqiperise veriore dhe studioi teologji ne Itali. Me 1636 ai u caktua si Ipeshkev i Sapes dhe Sardes. Frang Bardhi perkujtohet si autori i diksionerit te pare shqip: Dictionarium latino epiroticum (Diksioneri Latino Epiriot), Rome 1635 qe permbledh 5,640 faqe. Qe nga 1637 dhe ne vazhdim, Frang Bardhi dergonte raporte ne italisht dhe latinisht ne Kongregacionin e Propagandes ne Rome, te cilet permbanin nje miniere informacioni rreth dioqezes se tij, zhvillimeve politike, rreth zakoneve shqiptare, struktures dhe pozites e Kishes Katolike ne Shqiperine e pushtuar nga Turqia Otomane.
Pershkrimi i Zadrimes dhe jetes se saj (1641)
Pershkrimi dhe informacioni i gjendjes se kishes peshkopale dhe famullise se dioqezes se Sapes i nenshtrohet tiranise se turqve. Mbasi ben pershkrimin e vendndodhjes dhe shtrirjes se krahines se Zadrimes ai pershkruan ne detaje doket dhe zakonet e njerezve te saj. Ndonese Kongregacioni i Shenjte ka marre informacion dhe raporte ne te kaluaren mbi kishen ne Sapa nga disa peshkope te meparshem, misionare dhe vizitore apostolike, peshkopi aktual, duke ditur se Kongregacioni i Shenjte kenaqej nga raportet e ndryshme qe kishte marre nga individe te ndryshem, dhe me qellim qe te permbushe detyrat e tij, paraqet raportin e meposhtem qe permban informacion per ceshtje te rendesishme dhe me detaje. Kisha e Sapes, e njohur nga shqiptaret si Zadrima, ka nje siperfaqe prej 60 milje dhe vendoset ne provincen shqiptare nen sundimin me te eger te Sulltanit.
Zadrima gjendet ne Shqiperi si nje province e vogel midis Shkodres dhe Lezhes, dy qytete te vendosura ne nje pllaje te bukur pjesa me e madhe e te cilave shtrihet gjate rrjedhjes se lumit Drin. Ka fusha shume pjellore, plot me peme frutore dhe ne vecanti me grure, mel dhe vreshta. Por ka gjithashtu edhe fiq, dardha, kumbulla, shege, bostane, cikore/radhiqe, hurdhera, qepe, sallatera dhe gjithe llojet e perimeve. Rrisin gjithashtu vica, dele, derra, kuaj, dhe kafshe te tjera ne sasi te mdha. Ka burime dhe ujra te fresket ne cdo milje te maleve te larte qe e rrethojne ate, me pamje nga jugu, lindja dhe veriu. Kishat jane ndertuar ne shumicen e tyre me altaret e tyre qe shohin nga lindja dhe dyert e tyre kryesore hapen nga perendimi. Ka mullinje uji me shumice per te bluar drithin.
Nderkohe lumi Drin shkaktonte shume deme ndaj kesaje popullsie ngaqe shpesh duke rrjedhur mes malesh te larte dhe bjeshkeve me bore te malesise se Dukagjinit dhe Pultit dilte nga shtrati dhe permbytete tere fushat e Zadrimes, duke zbritur shpesh de ne qytetin e Lezhes dhe duke prekur dhe muret e qytetit te lashte dhe perfundonte pastaj ne detin Adriatik duke gerryer e marre me vehte token e ketyre fushave.
Kufijte e saj perendimor kufizohen nga dioqeza e qyteti i fortifikuar i Shkodres, dhe nga jugu nga dy male te larte dhe te gjate qe lagen nga detet Adriatik ose Jon. Rreze ketyre maleve eshte porti i madh i Shengjinit, ku barkat dhe anijet ankorohen lehte. Ne lindje kufizohet nga dioqeza e qytetit te Lezhes pergjate ures se Gjon Plakut qe eshte poshte fshatit Blinisht dhe malit te Veljes, ku mund te gjenden sasi te mdha argjendi. Nga ketu ajo kufizohet me Dibren dhe deri ne malin e Rrunes dhe qe shtrihet deri ne teritorin e spasit. Kufijt ndjekin pastaj rrjedhen e lumit Drin dhe lart me malin e Galijes. Ne veri kufizohet me Pultin dhe Postriben. Keto jane kufijte e Peshkopates se zadrimes, qe perbehet nga pese pjese, Zadrima, Shurdha, Puka, Iballa, dhe teritori i Spasit. Tre pjeset e fundit ndodhen ne malet e Dukagjinit. Shurdhahu eshte nje qytet qe u prish nga Gallo Greket me renien e Perandorise Romake, sic raporton Marin Barleti per jeten e te pathyeshmit Imzotit Skenderbeg.
Kisha Katolike, besimtaret shqiptare dhe perandoria turke
Para se Sulltan Mehmeti te zaptonte Shqiperine, kjo zone ka qene shume e fortifikuar dhe ka qene banuar nga paria/feudalet e famshem te Dukagjinit, si Imzot Pal Dukagjini, plaku dhe djemte e tij, Nikolla Dukagjini, Leke Dukagjini, Progn Dukagjini dhe Stefan Dukagjini, qe ne ate kohe ishin Zoter te Zadrimes dhe malesive te Pukes, Iballes dhe Spasit. Por popullsia e ketyre aneve shfrytezohet barabarisht nga turqit. Turqit marrin me force grate dhe vajzat per gra’te vetat, ne vecanti per te lene trashegimtare, sepse ata vet jane jetim/vetem. Ata sí lene ata te jene te krishtere, ata i detyrojne prifterinjte e famullise dhe peshkopet ti binden besimit te tyre gje e cila eshte e ndaluar me ligj nga papa. Ne kohen e Sulltan Sulejmanit, perandor i Turqise, nje feudal Musliman i quajtur Pashai i Dukagjinit, qe ishte lider i shume provincave, kur ky kaloi permes Zadrimes, u bashkua me te dhe shkoi pastaj ne Kostandinopoje dhe i kerkoi perandorit ti bente atij nje nder dhe t’i jepte Zadrimen si vakuf per hater te shpirtit te tij me kusht qe ai te ndertonte tridhjete ura gjate lumenjve te Zadrimes, keshtu qe kur ai te vdiste udhetaret ti sherbenin shpirtit te tij. Perandori dha gjithashtu urdher qe njerezit te mos iu nenshtroheshin spahijve, sic bejne gjithe kristianet e Maqedonise dhe krahinave te tjera nen sundimin turk, por te ishin ne vartesi direkte tek perandori permesa nje mbledhesi te te ardhirave i cili do te emerohej cdo vit. Shumica e popullsise se zadrimnes ran dakord me kete sepse ata mund te paguanin shume me pake se sa paguanin nderkohe krahinat e tjera. Per te ruajtur kete rregull Zadrima duhej te dergonte shpesh nje delegacion kryepleqsh ne Kostandinopoje per te rinovuar kete rregull tek perandoret. Keshtuqe popullsia e Zadrimes nuk do te ishte me tani e tutje nen vartesine e spahijve, dhe nuk do te tiranizohej nga sanxhak bejt, nga grumbulluesit e te ardhurave, kadijte, vojvodet, etj. Popullsia e Zadrimes zoteronte peseqind dokumentet qe ruanin kete zakon dhe kjo u pasua pas perandor Sultan Sulejmanit dhe nga pasuesit e tjere si nga Suuiltan Selimi, Bajazidi, Murati III (qe u vra ne Poloni), Mustafaj, Murati IV, dhe perandori aktual Ibrahim. Keshtuqe pas kesaj marreveshje provinca e Zadrim`s qeverisej si nje republike duke u drejtuar nga kryepleqte e saj.
Nente kishat dhe tete capelet e famullise se Zadrimes
Me ndihmen e Zotit ne do te kthehemi tani tek numrimi dhe pershkrimi i kishave te famullise se Zadrimes, qe ka gjithsej nente kisha famullie. E para nga keto eshte kisha e quajtur kisha e Shen Gregorit nen Nenshat, qe i referohet te meparshmes kur qyteti i Sapes eshte permendur. E dyta eshte kisha e Shen Merise e Troshanit se bashku me Fishten, qe perfshijne 700 te krishtere. Ketu jane dy prifterinj famullie, njeri quhet Dom Prend Sinci dhe tjetri Dom Pjeter Manesi. Kisha e trete eshte ajo e Shen Stefanit, midis Blinishtit dhe Gjadrit, dy fshatra te mdha keto te ndertuara nga I lartpermenduri Imzot Nikolla Dukagjini. Kjo eshte famullia me e madhe dhe me e pasur jo vetem ne Zadrime por dhe ne gjithe Shqiperine, dhe ku vetem fortesa e Blinishtit permban 150 shtepi kristiane. Per t’u kujdesur per kete kishe jane tre prifterinj, njeri quhet Dom Pjeter Bardhi, dhe te tjeret jane Dom Gjon Milla dhe Dom Simon Messi.
Kisha e katert eshte ajo e Shen Demetrit ne fshatin e Krutes, qe sherbehet nga prifti Dom Gjergj Bardhi, dhe Dom Mark Kryeziu, Dom Jubani dhe Dom Pal Grinema, dhe qe perfshin kater fshatra si Krytha, Dajci, Kotorri, Kodheli, qe perbejne gjithsej 800 fryme. Kisha e peste eshte ajo e Shen Panatleonit ne kodren e Mabes, ku shihet e shkruar ne muret shihet i shkruar dhe konsakrimi i Antonio Brunit, arqipeshkv i Barit, dhe qe perfshin kater fshatra si, Maba, Zojz, Gramshi, Dragusha, Pacrami. Kisha e gjashte eshte ajo e Shen Johanit, e vendosur ne fshatin e Shkjezit dhe endertuar mbi nje koder qe sheh nga Drini, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri quhet Dom Gjek Kabashi i vjetri dhe tjetri Dom Martin Gama. Kisha e shtate e famullise eshte ajo e Shen Merise se Dejes, ndertuar ne luginen e malit te Dejes. Deja ka qene nje qytet i prishur ne kohen e princ Skenderbeut, qe perfshin gjashte fshatra, Mjeden e siperme, Spatharen, Zadeja, Sheldia, Lisna, dhe Lacin, me 100 shtepi dhe 700 fryme besimtaresh, per te cilet kujdeset prifti Dom Luka. Kisha e tete eshte Shen Meria e Glines, ndertuar ne luginen midis lumenjve Gjader dhe Gline, qe perfshin tre fshatra Hajmeli, Raneza, Narac, me shtatembedhjete shtepi dhe 490 fryme besimtaresh, dhe qe sherbehet nga dy prifterinjte njeri i quajtur Dom Pjeter Buza, dhe asistenti i tij, Dom Gjergj Jubani. Kisha e nente eshte ajo e Shen Merise se Vetebesuar, per te cilen kemi folur me larte dhe qe kjo kishe mbulonte qendren e Zadrimes. Pervec ketyre nente kishave te famullise ka patur dhe tete kisheza ose capele komemorative/perkujtimore ne Zadrime qe jane quajtur capele te peshkopit. E para nga keto eshte ajo e Venerandes ne fshatin Zojz si perkujtimore e Shen Anit te mes Korrikut, e dyta eshte ajo e Shen Markut evangjelistit te malit te Dejes e celebruar ne muajin prill, dhe e resturuar nga Merti Buza, e treta eshte ajo e Shen Angjelit, e celebruar gjate Pentecostit ne fshatin Nenshat, e katerta eshte ajo e Shen Nikolles se Lumes ne fshatin Mjedae Poshteme, e pesta ajo e Shen Johanit te Hajmelit, e gjashta ajo e Shen Gjergjit, e shtata ajo e Shen Shen Venerandes mbi Suke dhe e teta ajo e Shen Johanit te Kallmetit.
Jeta dhe zakonet e Zadrimes dhe e shqiptareve ne pergjithesi
Besimtaret e Zadrimes bejne nje jete pune dhe te ashper sepse ata banojne ne fshat gjate gjithe veres qe te punojne token dhe rrine te ekspozuar ne diell pa pajisjen mbrojtese te kokes. Disa rrine me shat ne vreshte, te tjere me vicat ne fushe, dhe grate korrin me kose dritherat, mel, elb, dhe sorgumin (melakuqin). Shumica e tyre nuk kan vere per te pire, por vetem buke meli dhe uje, dhe ndonjehere pak zarzavate pa vaj. Grate ne vecanti pine shume pak vere ne raste te rralla gjate vitit. Shumica e tyre jane pa shami dhe ecin zbathur ne balte, mbi gure, dhe mbi akull e bore dhe ne vere jane te ekspozuara ne driten e diellit. Rraca shqiptare eshte shume e lodhur. Ne Shqiperi nuk ka prostituta dhe neqoftese gjendet ndonje prinderit e saj e vrasin menjehere. Ka shume semundje ne Shqiperi, midis te cilave jane, ethet e treta ne vere nga gjendja e papaster e kanaleve, si dhe ftohja/ftoma nga puna e rende ne te ftohte. Nuk ka cerme ne Shqiperi. Shqiptaret ulen ne tavoline per nje kohe te gjate, nga mesdita deri ne mbremje, ose nga mbremja ne ne mesnate. Ata nuk han gjate gjithe kesaj kohe, por e harxhojne kohen duke pire dhe diskutuar. Argumentet dhe konkluzionet qe nxjerrin japin pergjigje per cdo problem te filozofise. Shumica e tyre jane te varfer, pasi jane te shtypur nga turqit, por ka dhe njerez shume te pasur, jo aq shume me para, por me prona ekstensive dhe te shumta qe ata kane. Cdo vit ata celebrojne shenjtin mbrojtes te kishes se tyre te famullise me shpenzime te mdha, duke ftuar miqte e tyre dhe, ne vecanti, te afermit e tyre per dy tri dite. Grate jane me te devotshme/besimtare dhe shkojne me shpesh ne kishe. Ata shpenzojne shume lek ne dasma, dhe pastaj skan asgje per te jetuar. Bile edhe neqoftese jane dhjet vellezer ne nje familje, ata martohen dhe kur femijet e tyre jane te rritur, fillojne mosmarreveshjet, dhe ata ndahen dhe ecin secili ne rrugen e vet. Shqiptaret akuzojne njeri tjetrin tek turqit per shkak te gjakesise qe eshte sundues ne kete vend. Peshkopi aktual i Zadrimes ka shkruar shume edhe per doket dhe zakonet e mira dhe te keqija te shqiptareve dhe rreth virtyteteve dhe veseve te tyre ne raportet e tjera te derguara ne Kongregacionin e Shenjte me 1638 e me tej.
Mehmet Meta
Lekë Dushmani
ishte një fisnik shqiptar dhe një nga anëtarët themelues të Lidhjes së Lezhës , më 2 mars 1444
Jeta
Një anëtar i familjes Dushmani, i cili sundoi mbi rajonin e Zadrimës moderne te qarkut te Shkodrës. Në dokumentet e Venedikut ai përmendet edhe së bashku me Damianin si zotëria i Pultit ne vitin 1446
Më 2 mars 1444 ai u bë anëtar themelues i Lidhjes së Lezhës . pasardhësit e tij përfshijnë ndër të tjera Antonio , Sofoklis dhe Viktor Dousmani
Keta janë të përmendur për herë të parë në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë në dokumentet Veneciane , si vasalë të Balšić ,
Një anëtar i familjes , Gjin Dushmani është përmendur së bashku me feudal te tjere shqiptare , si komandant i trupave ndihmëse shqiptare në betejën i Ankarasë në 1402. Pas humbjes osmane ata u ofruan si vasalët në Republikën e Venecias më 1403 . më 2 qershor 1403 veneciane Senati konfirmoi se anëtarët e familjes Dushman ( Goranin , Damjan dhe Nenad ) në rregulla mbi Pult . Pjesëtarët e kësaj familjeje u zgjodh edhe në klerit katolik . Midis tyre është Pal Dushman i cili përmendet si Peshkopi i Pult ( ” Dusmanus ep . Polat . “) Në 1427. Një anëtar tjetër i familjes , Lekë Dushman , është përmendur si një nga themeluesit e Lidhjes së Lezhës . vajza e tij Irene Dushman u bë i famshëm , ndërsa ka pasur një mosmarrëveshje për të cilën solli tradhti e parë në mesin e anëtarëve të Lidhjes së Lezhës që çuan drejt Albanian – venecian Luftës së 1447-1448 . Krahas me familjen Spani , familja Dushman ishte kundër luftës me Republikën Venecias dhe nuk marrin pjesë në të .
Në mars 1451 Lekë Dukagjini dhe Bozhidar Dushman kane planifikuar për të sulmuar Drivast qe ishte e kontrolluar nga Venecia. komplot i tyre u zbulua dhe Bozhidar u detyrua të marre mërgimin .
Në korrik 1452 papa dërgoi Pal Dushmanit për të zgjidhur konfliktin mes Lekë Dukagjinit dhe Skenderbeut
_________________________________________________________________
marre nga wikinpedia
RRËFIME ZADRIMORE
– Danjel Gazulli
Peng dashnie për Vendlindjen
Parathanje
Si do të ketë rast lexuesi me vërejtë, gjithë sa janë këtu, ndodhì o rrëfime pak a shumë të herëshme zadrimore, i kam dëgjue prej të aferme e nuk deshta me i lanë me u bjerrë, aty edhe ndoj kujtim personal. Janë ku urtì e ku burrnì, ku hoke të holla e ku ironi e hidhun, por gjithmonë me një shtrat të paqtë, si asht vetë zadrimori. Ndoshta, si pak të tjera, kjo krahinë ruejti të patjetërsueme fytyrën e vet: shih muzikën e saj, kurrkund e përsëritëshme në mbarë Ballkan, pa kurrfarë ndikimi oriental; shih veshjen, sidomos të grave, e një delikatese e finese të pashoqe, një art i vërtetë me e pasë lakmi stilistat e sotëm; shih mbi të gjitha shpirtin e zadrimorit – mirësia e bashkjetesa në paqë me gjithkendin janë portreti i tij i vërtetë. Këto rrëfime të thjeshta, peng dashnie për Vendlindjen, i mblodha ndër vite e sot po ua kthej atyne që e meritojnë: bijëve e bijave të Sapës së lashtë e të urtë.
Autori
1. Mësimi i një nane
Ngjarja kishte tronditë të madh e të vogël: Marë Vokrri e Hajmelit kishte humbë katër djemtë në një çast të vetëm. Ma i madhi ishte 27 vjeç, ma i vogli 16 vjeç. Ishte verë e po prashisnin misrin. Në qiell u shfaqën do re, po nuk dukej se do të binte shi. Edhe pak, u tha ma i madhi i vllazënve të tjerëve. Papritë një rrufe dhe të katër vllaznit vdiqen, si i thonë fjalës, vetimë. E kësaj here ishte vërtetë vetima që u mori jetën. U mblodh i madh e i vogël, mija vetë. Një plak, mik i shtëpisë, i thotë Marë Vokrrit, nanës së shueme:
– Paj, njeriu nuk di çka me thanë. A ka si bahet ma keq!
– Lukë, je burrë i urtë – ia kthen nana e mjerë. – Si nuk paska ma keq? Me m’pasë mbetë në një punë të ligë do t’ishte edhe shumë ma keq. Zoti m’i dha e Zoti m’i mori.
2. Shkon syzeza me korrë në arë …
Filja po shkonte me korrë grunë krejt vetëm. Kalonte rrugës si lis me degë, ma atë buzëgaz që s’ i mungonte kurrë. Ishte, si i thonë asaj kange, “me t’ mbytë me bukuri”, gja pa i qendisë nuk i kishte lanë Zoti. Po që me t’ lanë pa mend ishin sytë e saj të zi. Kur i afrohej Ograjës së Kishës, i dilte gjithmonë para Zeka e i këndonte:
Shkon syzeza me korrë n’ arë.
Po i thotë djali: – Puna e mbarë.
– O Zekë, – i thotë kjo një ditë – “puna e mbarë” thuhet te ara, jo n’ rrugë të madhe. “Mirë ma bani. N’ ta mbajtë, eja atje, jo me u prrallë rrugës së madhe, do me thanë” – mendoi Zeka me vete.
E një ditë ky Zeka drejt e te ara ku po korrte vajza. Ban me thanë një fjalë, e hiç. U skuq, u ba spec, e prap fjala s’ i vjen.
– A di shka, mor Zekë, – po i thotë kjo – merr njëkte drapën, se mandej të vjen fjala vetë. Zeka shikoi andej e këndej, mos kalonte kush e po e shihte tue korrë n’ arë të Files, mori drapnin që i dha vajza, e filloi me korrë bri saj.
– Unë nuk kam ardhë me korrë n’ arë tande – i thotë ky papritë, – po me të marrë me korrë ti n’ arë teme. Filja vuni drapnin e vet në sup. E shikoi ngultas djalin e po i thotë:
– Zekë, kërko punëtore të tjera. Në u ktheftë Pema prej nizamit, ia kam dhanë fjalën atij. Në mos u ktheftë, në këto punë nuk zihet radhë. E ndodhi ajo që vajza pat frikë: Pema nuk u kthye ma. Si shumë të tjerë që merrnin rrugën e Stambollit e përtej. Si kaloi viti, Zeka i shkoi prap te ara, po kangën s’ ia këndonte ma. Files i ishte trembë buzëqeshja. U shikuen sy në sy. Djali shtangu: Filja nuk i kishte sytë të zi.Ajo e kuptoi.
– M’ i kanë shpla lotët, Zekë. Ti m’ i thajë, e sytë e mi prap do të bahen të zi.Edhe kur kaluen shumë vite e u banë me një tufë fëmijë, ai prap këndonte të njejtën kangë:
Shkon syzeza me korrë n’ arë.
Kjo, thonë, asht historia e kangës “Shkon zyzeza me korrë n’ arë”.
3. Shih një herë çka thotë Kurani
Një xhandar turk, që rrinte në Saraje të Dajçit, hallatet përjashta për hokubet, i kishte zanë udhën një mbramje një nuseje Zentajsh e u sul mbi te i çartalluem. Nusja, sa e bukur, aq edhe trimaloshe, nuk e humbi e po i thotë xhandarit:
– Mos më grric, se të shtrohem vetë, për hatër të Zotit, se po më len ndoj shej. Xhandari u ndal. Nusja bani me lirue xhamadanin, nxori prej gjiut një thikë të shkurtë të mprehun në të dyja anët dhe iu drejtue turkut:
– Ec e merre, Hasan beg!
Xhandarit nuk i bani syni tërr e iu sul përsëri edhe ma i çartalluem, tash edhe për inat që i nxori thikën. Nusja u shmang me shkathësi vjedulle e në ndrrim gati hava, thika e kapi bash në vend të keq Hasanin e shkretë. Xhandarit gati i ra të fiktë e nusja iku me të shpejtë. Të nesërmen e thirrën në Saraje te Kadiu me e gjykue për plagosje të xhandarit. Foli vetëm Kadiu pa pushue tue e sjellë bisedën me njëmijë dredha, po pa përmendë asnjëherë Kuranin si e kishte zakon. Nusja e Zentajve, pa prishë terezinë, i drejtohet atij:
– Shih njëherë çka thotë Kurani, Kadi efendi.
– Unë fjalët e Kuranit po them, kaurreshë e mallkueme! – i foli me inat Kadiu.
– Edhe unë e kam këndue mbramë Kuranin, Kadi efendi, po ai nuk i përmendë askurrkund hallatet e xhandarëve, se as Allahut vetë s’i ka shkue mendja se xhandarët munden me shkue rrugës me hallate përjashta. E në i rafsh hashe Kuranit për koqet e një xhandari, mëkat që je Kadi. Kadiun e mbuluen djersët e ftohta, u ul në karrikë pa forca në trup, po ma i kthjelltë në mend.
– Hallall të qoftë, moj kaurreshë, – i tha – se e paske këndue vërtetë Kuranin. E ti qafir – iu drejtue xhandarit – m’u hiq prej këtu!
4. E drejta e trashigimit
Grindjet e mëdha, deri te vrasjet, në kohë të para gjykoheshin prej Parotës, se gjykimeve të turkut simbas Kuranit nuk u rrinte kurrkush. Parota e Vogël përbahej prej dymbëdhjetë burrash, kurse Parota e Madhe prej njëzet e katër burrash, simbas randësisë së grindjes. Të gjithë u rrinin vendimeve të Protës, përveç priftit, por nga ana a saj Parota nuk e përjashtonte aspak priftin prej gjykimit. Një herë prifti i Grashit ishte në sherr për punë trashigimie me një fshatar. Puna shkoi te Parota. Prifti, tue mendue se Parota do t’i jepte të drejtë atij, e donte të mbyllte sherr me fshatarin, pranoi që grindja të gjykohej në Parotë.
Ishte fjala për një arë që një plakë, thonte prifti, ia kishte lanë Kishës, kurse i nipi thonte se ia kishte lanë atij.
– Dom Ndoc, – e pyet i pari i Parotës – a e ka leçitë në Kishë Drandja se ia len arën Kishës?
– Jo, – u gjegj prifti – po ma ka lanë mue me gojë kur e vojova.
– Fjala në çast të dekës nuk vlen, dom Ndoc. Duhej ta kishte leçitë ditën e meshës në Kishë kur ishte me mend e me kambë. Ara i takon të nipit.
– Po nipit, ku ia ka lanë, në Kishë apo në Xhami? – u nxe dom Ndoci.
– E drejta e trashigimit nuk leçitet, dom Ndoc. Ajo asht. Dhe Parota ia la arën nipit të Drandes.
5. Rruga për te Kisha
E pyetë një djalë vajzën nënshatase që po mbushte uji te Kroni i Sumjanëve, në të dalë të katundit:
– A mundesh me më diftue, kah asht rruga për te Kisha, se jam nisë për meshë? E shikon ngultas vajza: Jo, s’kishte t’shame, shtathedhun e i bukur si yll drite. Ndoshta ishte pak i ri, por gjithësesi i bukur djali.
– Asht heret për meshë, – i thotë vajza tue e shigjetue me sy – Prit sa të mbushi buljerën e po e bajmë rrugën bashkë.
– Jo, – i thot djali – ti më thuej kah asht rruga, se shkoj vetë. Vajza u mbush me maraz e nuk iu ndej pa i thanë:
– Besa, more djalë, ban mirë e kthehesh kah ke ardhë, se ti nuk qenke as për meshë e as për xhveshë. Djali u hutue pak, po nuk vijoj rrugë pa e pyetë:
– Çka don me thanë njajo “xhveshë”, se nuk po e marr vesht?
Vajza i hodhi një grusht uji krejt pa pritë, e djali, mbasi u hop mënjanë, u ngut të hiqte këmishën që ta shkundte disi.
– Tash, – i thotë vajza – ma hidh edhe ti një grusht uji që ta xhvesh edhe unë ëmishën. Po djali u skuq dhe vijoj rrugën pa folë.
Për një çast vajzës i erdh ta gjuente me gur, po për fat te burimi s’kishte asnjë, se vështirë të kishte gabue në shej, aq u mllef në të.
6. Deka e dashamirit
Një nënshatas, dashamir me Gegë Milotin e Dajçit, ndërroi jetë papritë. Gega u ndodh i sëmuet ato ditë e nuk muejt me shkue në vorrim të dashamirit. Djelmve të këtij u mbet hatri: si mos me na ardhë Gega në vorrim të babës? Si e mori veten, se lëngoi gjatë atë dimën, u nis e shkoi në shtëpi të nënshatasit. E pritën ftohtë. Gega e kuptoi, po nuk e ngacmoi bisedën para kohe. Si i erdh gota e rakisë, filloi me fjalët e rastit:
– Kjoftë lëvdue Jezu Krishti e Zoti u dhashtë forcë. Prit se po i kthenin përgjegje e ata hiç. Gega mbante në dorë gotën e rakisë pa e çue te buza, tue pritë t’i kthenin përgjegje. Dikur njeni prej djelmve foli gati si pa qef:
– Ne, o Gegë Llesh Miloti, nuk na ka dekë kush. Vërtetë na ka dekë baba, po ai ka tre muej që ka ndrrue jetë …Gega e uli gotën në sofër dhe iu drejtue djelmve të dashamirit:
– Paj pata kujtue se nuk kishit babë me e harrue kaq shpejt …
7. Gratë
Ia kishte vakthin Zekë Paloka me ba edhe qoshk për gratë. Të mblidhen në zheg e të kuvendin njena me tjetrën, thonte, se shpirti u digjet me marrë botën nëpër gojë.E vërtetë, krejt në fund të shëpisë, goditi një qoshk tri shkallë mbi oborr, të hapun sa të duesh me thanë, sa me zanë lirshëm edhe katërdhjetë gra njëherësh. Mirëpo ato ma të vijshmet e banë për me hapë vekët verës, se rrihej në fresk e punohej mirë. Po Zeka u kishte thanë se ua kishte goditë për ndejë. E mblidheshin tri a katër bashkë, nga një herë edhe pesë e gjashtë, e nuk kishte të pushuem kuvendi. Puna ishte se nga një herë e çojshin zanin shumë, ose nuk i vejshin fre gazit, se kushedi ke ishin tue marrë nëpër gojë, e u prishnin gjumin e zhegut burrave. Një ditë, tue ndejë në qoshk të burrave me të vëllanë, tue pa si kishte plasë kuvendi i grave, thotë ky Zeka:
– Shih, shih, pesë janë e flasin të shtatat njëherësh.
– Po a the se janë pesë? – e ngacmoi i vëllaj, se e dinte që Zeka nuk ua kishte me të keq.
– Pesë janë, po me folë flasin të dhjetat njëherësh – vijoj përsëri Zeka tue e dyfishue numurin e grave atje në qoshkun veror. Mbas pak, shtoi:
– Po ani, le të flasin, se të zezat e ullinit heqin prej nesh e prej punëve. Të ishte për mue, edhe në andërr me e pa se më ban Zoti grue, kisha me ia heqë vetes.
8. Me kërkue shat te Gjini
Gjini, si Gjini. S’e prishte terezinë. Jetonte ma shumë me të faluna të kojshive se me djersë të ballit. Kishte disa vite që kishte nisë një shtëpi dykatëshe, po gjithçka e kishte lanë përgjysë. Derën e kishte ba, po nuk i kishte vu çivi, kapakët sa ua kishte mbështetë dritareve, po pa mentesha, drrasat i kishte shtrue mbi trena në kat të dytë, po ngulë me gozhda nuk i kishte. Një ditë vjen një kojshi e i thotë:
– A të ndodhet një shat, o Gjin, se kam do miq që kanë ardhë me më ndihmue me mihë kollomoqin, se po m’i ikë koha?
– Po – i thotë Gjini pa lëvizë prej anës së oxhakut ku po hurmonte një kafe elbi. Tue e pa se Gjini nuk po luente vendit, i thotë prap kojshiu:
– Ku e ke?
– Shih diku aty në fund të shtëpisë – i thotë ai pa e prishë terezinë. Shtëpija ishte një, e pa ndame në oda, e errët, se ishte ende heret, e ai as qiri nuk kishte ndezë, veç pak dritë që vinte prej zjarrit në të shuem. Po hallexhiu bani me shkue kah fundi i shtëpisë ku i tha Gjini, vuni kambën mbi një dërrasë që ishte largue prej traut, e ra në burg të bagëtive tue u vra bukur mirë.
– Çka më bane, he të vraftë Zoti! – briti atje prej burgut – Po si nuk më the se i ke dërrasat pa gozhda?!
– Hajt, hajt, se mirë e ke! Dashke me gjetë shat te Gjini!
9. Ju Anamalasit.
Një i Anës së Malit, Nikollë Qoka, u thonte shpesh Bregasorëve me njëfarë përçmimi: “Ju të Bregut kështu, e ju të Bregut ashtu”.
Një ditë, Shani, që nuk dallohej për i fort me mend, po kalonte hypë mbi kalë e strajcën kraheqafë. Ata që e panë, filluen me qeshë. “Po çka ban, more Shan, pse nuk e vjerr strajcën te grremçi i shalës, a ke frikë se po lodh kalin, a?” Po ai që po qeshte ma shumë ishte Nikoll anamalasi.
– Si nuk të randon tanë ajo strajcë, mor budallë! – i thotë ai pa e peshue fjalën – Kush të ka mësue me e mbajtë strajcën në krah e vetë maje kali?
– Ju anamalasit – iu përgjegj i patrazuem Shani.
– Ik, more! Anamalasit janë burra me mend, jo si ti! – i tha prap ai.
– Me mend ndoshta janë, por edhe vesin e bracit e kanë. E ba me e lanë në grremç të shalës, kur të kaloj andej për me shkue te mullini, thom se ndoj shoku yt ia njet dorën e kam frikë se nuk e ndjej. Se e keni dorën e lehtë ju anamalasit – foli Shani. Nikolla kroi gurmazin e s’dijti çka me iu përgjegj “budallës”.
10. Burrnia e Ndoc Lleshit
Gjylen e kishin fejue qysh kur ishte ferishte në djep. Baba i saj dhe i të fejuemit të saj kishin qenë bashkë në burg në kohë të Turkut, e aty i kishin dhanë fjalën njeni tjetrit. Vajza u rrit shtatin selvi, tanë hire e mbarësi, mos me ia gjetë shoqen në mbarë Zadrimë. Një ditë, ndërsa po u jepte deleve me pi uji në lumë, i afrohet një djalë me nofulla të daluna përpara, i murrmë në fytyrë, krahët të gjatë e duert si kthetra zhgabe.
– Si je, moj bareshë? – desht me i buzëqesh ai, po i doli një ngërdheshje me të shti frikën. Ruena Zot, po ky, kush asht?! – foli vajza me vete. Uli pak shaminë dhe trembi delet që të dilnin në udhë të madhe.
– Ti mos u tremb, moj nuse, moj nusja ime – u ngerdhesh ai edhe ma keq. Gjyla u kthye dhe e shikoi në kokërr të synit. I iku ajo frika e parë, se i bini një dyshim.
– Kush je ti? – iu drejtue ajo.
– Unë jam fati yt, jam Gjoka – i tha ai. I kishin thanë se i fejuemi i saj nuk ishte i bukur, po jo se ishte kështu, me të sjell frikë. Mandej, si thonte e ama, burri duhej të ishte burrë, ç’randësi kishte të ishte i bukur a jo. Po ky ishte … ruena Zot, mendoi Gjyla me vete. U kthye në shtëpi. As i hahej e as i pihej. Erdh e u dobsue, u ba gozhdë. Pyete e ama, pyete e motra, po ajo hiç. Çka ke, moj bijë, thuej nanës? Motër, çka të ka ndodhë, ti ma thuej
mue? E ajo prap hiç. Një ditë prej ditësh ia la delet një shoqeje e u nis për te shtëpia e Gjokës. E gjet shtëpinë tue pyetë, se nuk e dinte.
– Due me folë me Ndoc Lleshin – i tha ajo një vajze të vogël që po trembte një dosë me gica.
– Babë ! O babë ! – thirri voglushja. – Po të kërkon një vajzë. Kur doli te dera, Ndoc Lleshi shtangu. Edhe pse e kishte pa të fejuemen e djalit gjithmonë në zgrip, se ajo i fshihej, si ishte zakon, e njofti menjëherë.
– Të pastë sjell e mira – i tha ai vajzës i tronditun. Vajza, edhe pse i dridheshin gjujtë, për sy e faqe nuk e dha veten.
– Kam ardhë me më falë, ose me më vra. Unë nuse në këte shtëpi nuk hyj. Ndoc Lleshi e mblodhi veten dhe u drejtue kah qielli: – Zot, si kisha me u koritë, tue e mbytë a tue e lanë me më koritë? – foli ai me vete.
Një rreze e hollë, krejt e hollë, i mori sytë. Ishte një rreze dielli që ishte thye në lotët e vajzës. – Unë do të vij mik në dasëm tande – i tha Gjyles dhe e puthi në ballë. – Do të vij vetë sonte tek yt atë e flas unë me të. Askush nuk pat thanë se Ndoc Lleshi u korit, po ia njoften për burrni të pashoqe.
11. Paluca i Kashnjetit
Paluca i Kashnjetit ishte tanë urtì e kudo e thirrshin me pleqnue sherre. Ndodhte që e thirrshin edhe në Zadrimë, e një ditë e pyet një troshanas:
– Kush t’i ka mësue tanë këto urtì, o Palucë? Plaku as u mendue:
– Budallejt.
– Si, budallejt?! – çuditet tjetri.
– Po po, bash ata. Tue ndigjue budalleqet e tyne, kam mësue me i peshue fjalët.
12. Ajo bulla
Dikur grave myslimane veshë me branavekë e ferexhe, u thojshin “bulla”. S’di si u ka mbetë kështu. Një mabasor, fort i kërkuem prej turqish se kishte vra nji oficer të naltë në Saraje të Dajçit, ishte veshë si “bullë”, se i duhej me kalue në Va të Gjadrit e kishte frikë mos e kapnin xhandarët turq. Ishte i ri, truphollë, por jo fort i naltë, kështuqë ashtu i veshun dukej taman si grue, pse edhe gjoksin e kishte mbushë mirë. Hipi në lundër me nja dy të tjerë, një dragushali që e njihte dhe nji plak s’dihej prej kah.
Aty kah gjysa e lumit i dragushaliu zgjati dorën kah “bulla”, e “ajo” i dha një të shtyme dhe e hodhi në lumë. Mandej i foli lundërtarit: “Shpejt! Shpejt!” Lundërtari e njofti në za, e la dragushaliun në mes ujit dhe nxori lundrën në breg saora.
“Bulla” nxitoi kah Gazullorët e Dajçit, por pa vrapue, se, si “grue” që ishte, nuk i kishte hije të vraponte. Kur dragushaliu arrijti me kapë bregun me njëmijë halle, një djalë që e kishte ndihmue kah metrat e fundit, e pyeti:
– Kush të hodhi në lumë, o Ndrecë?
– Ajo bulla! – u përgjegj Ndreca i turpnuem, po pa e ba të madhe, se fajin e kishte pasë vetë që kishte zgjatë dorën në kopësht të tjetërkujt.
13. A ia lamë fajin rakisë?
Beglerët e Bushatit mundoheshin mos me i prishë punët me katundarë, se e dinin që pak po i preke, baheshin besabesë me njeni tjetrin e atëherë ishte edhe ma e vështirë me i shtrue. Mirëpo një sish, Maksut Beg Bushati i thonin, s’e kishte për gja me ua thanë fjalën e randë katundarëve për kurrgjasend. Shkoi ky një ditë në Plezhë. Mbasi pa bereqetet e u tha sa kishte me pague njeni e sa tjetri atë sende, desht me kthye në Shkodër, po zuni një shi që ruena Zot: Drini shtoi breg e në breg e s’kishte as trap me kalue. S’kishte çka me ba e fjet në Plezhë. Mirëpo qeni lehu fort atë natë, kushedi pse, e Maksut Begut iu prish gjumi.
U çue ky e i thotë të zotit të shtëpisë:
– Dil e vrite atë qen! U bane edhe ti me mbajtë qen e s’ka shka të ha mini mbas darke!
– Si me e vra qenin, Maksut Beg?! Ai më ruen shtëpi e gja! – i thotë mikpritësi.
– Të thash, vrit qenin, se, ymri i Allahut, ta numrova ty në ballë!
Të zotit të shtëpisë nuk i luejti as qerpiku. Vuni buzën në gaz e i foli paqtë begut të Bushatit:
– Maksut Beg. Gjithçka mundet me ba vaki. Mundesh edhe me më vra, se Zoti t’i merr mendt kur s’e pret, po s’kishte me qenë mirë as për ty e as për mue.
– Kush je ti, more, që po më kacagjelohesh!? Unë, ymri i Allahut, të qes fare me të madh e me të vogël!
– A ta mbyllim me kaq, Beg efendi, e po ia lamë fajin rakisë. Se, qysh se e poqa atë të bekueme, më pat thanë im vëlla: E ke lanë tepër të fortë. Maksut Begu u kthye në odë e fjeti a s’fjeti nuk dihet, po nuk bani za ma deri sa iku të nesërmen pa thanë as lamtumirë.
14. Dom Mëhilli
Dom Mëhill Çunin e njihin Shkodër e Zadrimë, e njihnin kendej Matit e andej Drinit: meshtar i zellshëm, burrë trim, bujar, i gjetun për skamnorë, e që nuk kishte lanë shtëpi pa shkelë kur ishte puna me pajtue gjaqe. Por ishte edhe hokatar i madh. Mirëpo hoket, pak si të tepërta për një meshtar, sa me ia kalue edhe një shekullori tepër të çliruem në prralla, kishin ba që ndokush të thonte edhe ndoj fjalë me hamendje, ndoj fjalë jo fort të bukur për një prift, aq ma tepër për dom Mëhillin, që askush nuk ia dinte një të keqe. Por duhet thanë se vetë ia kishte ba hyzmetin përgojimit me hoket e teprueme. Pal Shkreli, mësues në Dajç në atë kohë, i pat qitë edhe një bejte ku ndër të tjera thuhej:
…Këto po flasin edhe për Krishtin,
veç shyqyr që kanë larg qiellin,
– jo s’po flasin për dom Mëhillin ..
Një ditë Pali e dom Mëhilli na ndeshen në Va të Grashit.
– Dom Mëhill, – i thotë Pali, gjithmonë buzagaz – a të ka mbetë hatri që të kam qitë në bejte? Dom Mëhillit nuk po i qeshte as buza e as sytë, si e kishte gjithmonë zakon. I ven dorën në sup Palit e i thotë:
– Jo, Pal, për veti jo. Po këta po flasin edhe për Krishtin, edhe pse e kanë larg qiellin, e çfarë s’po flasin. Po do të vijë koha që një Zot ka me i vra. Ma ka tregue vetë Pali, sytë mbushë me lot, se ruente kujtimet ma të bukura e nderimin ma të madh për dom Mëhill Çunin, i shtëpisë së Çunëve të Bushatit, që i ka lanë
emen vetes në sa përpjekje për Atdhe.
15. E vejë pa u martue
Në kohë të Turkut kanë qenë të shumtë nizamët që nuk ktheheshin ma e u hiqej filli. Po mort nuk ishte zakon me u ba, sado të kishin kalue vitet, se kësaj bote nuk i dihet. Kur i mbaroi koha e nizamit Gjush Krythës, shkon i ati në Saraje të Dajçit e pyetë: A dihet, pse nuk po më kthehet djali? Nëse ka mbetë në luftë, më thoni të paktën ku. Jo, i thanë, nuk dihet asgja. Po të kishte mbetë në luftë, do të kishte njoftue Stambolli. Kaluen dymbëdhjetë muej e atëherë i ati shkoi te miku, se e kishte pasë djalin të fejuem, e i tha: Ke leje me e fejue vajzën. Djali im nuk kthehet ma. E rrahen punën me mikun, se ky ishte burrë i matun, e i dhanë karar me ia lanë në dorë vajzës nëse ishte gati me e pritë apo jo. Jo, u tha vajza, unë nuk fejohem për tjetër. Ai ka qenë fati im e do Zoti e kthehet një ditë. Në mos u ktheftë, unë jam grue e vejë. Jo, moj bijë, i tha Tomë Krytha, e vejë pa u
martue nuk ke me mbetë. Prandaj, në të ardhtë fat i mirë në derë, mos iu shmang. U hap fjala se Tomë Krytha kishte dhanë leje e ia mësyen njerëzit te shtëpia e Lenës, se ku gjendeshin vajzat si ajo, e mirë me të tana të mirat. Kund mbas nja tre muejsh ia behu
edhe një tregtar prej Shkodre, pse e kishte njoftë vajzën kur kishte qenë dimnit për gjueti në Zadrimë, dhe e kërkoi për djalin e tij të vetëm. I ati u prek: një rreshper si ai, si u thonin atëherë tregtarëve të mëdhej, me kërkue vajzën time! E iu lut të bijës të pranonte, po ajo jo e jo. Tjetër veç Gjushit nuk bahet kush burri im, ia ktheu Lena të atit. U hap fjala se çfarë kishte thanë Lena e filluen mos me i shkue ma me e kërkue. Mbas shtatë vitesh, shih ti, të dielën e Pashkëve, ia behu në oborr të Kishës një shpurë e madhe me zapti me në krye një oficer të ri, i pashëm si ai.
– Si jeni, burra? – u foli ai krejt në zakon të vendit, por me shumë kreni. Njerëzit u çuditen se si e fliste shqipen aq bukur turku me grada të mëdha, po turku turk e mezi ia kthyen përshëndetjen. Çka donte ai te Kisha? Kapedani i madh u drejtue kah Tomë Krytha, e i tha:
– Mirë se të gjeta, Tomë Krytha! Fjalët e tij ishin si të kishte ra një gjamë e madhe e që kishte rropullisë gjithçka. Jo vetëm Toma, po shumë kush e njofti: ai ishte Gjushi vetë! Mandej iu drejtue të atit të Lenës.
– Kam marrë vesht se ç’vajzë fisnike ke rritë – i tha ai. – Kam ardhë me e marrë. Po Lena, që kishte qenë diku në anë të burrave dhe e kishte njoftë sa kishte mbrri në krye të zaptive, ia pat menjëherë:
– Unë jam grue e vejë, Gjylsan beg – i tha ajo – Një kapedani të madh si ti nuk i shkon me marrë grue të vejë.
– Lenë! – iu afrue ai – Unë jam Gjushi! S’po më njeh?
– Ti m’i gëzofsh gradat, zotni, po Gjushi ka shtatë vjet që ka dekë. Lena nuk martohet ma. E i paten qit kangën: Pa martue pat mbetë e vejë ….
16. Ç’ po çon rruga, pluhun o!
Ia mori kangës njeni prej krushqve: Ç’po çon rruga pluhun, o!
E ia priti tjetri: Ta pluhnoi duvakun, o! Mish të pjekun e raki te dhandrri, mish të pjekun e raki te nusja, avull u nxirrte goja krushqëve. Mirë që ishin në kuaj, se as dy sish nuk ishin në gjendje me ecë në kambë të veta.
I shpuren kuajt e ata moren revan ma shumë se duhej e kumbarët, edhe ata tue u kalamendë, mezi po e mbanin nusen mos të rrëzohej prej kali. Atëbotë dikush shtiu pesë herë në allti e kali i nuses u hodh papritë e nusja u shkarr për tokë. U ndalen të gjithë. U banë, si i thonë një fjale, një grusht e turp po u vinte për çka u kishte ndodhë. E rregulluen dhe e ndihmuen nusen të hipte prap në kalë, po ajo, kur hipi, çka nuk kishte ndodhë kurrë, e largoi duvakun prej fytyre e u tha kumbarëve: Tash mbahem vetë. U kthye daja e i foli me za të ultë, po ashpër: Ule duvakun, moj!
Nusja nuk lëvizi as qerpikët e synit, po fytyrën nuk e mbuloi ma me duvak. Atëherë daja u dha urdhen të ndalnin kalin e ta linin pak vetëm sa t’i thonte mbesës dy fjalë:
– Ulë duvakun, se për emën të Zotit, të ktheva mbrapsht e u ba një nam!
– Dajë, kur burrat dehen, nusja ka rrezik që tue mbulue fytyrën të zbulojë bythën. Thashë të mos ma shihte kush të paktën deri nesër mbrama! Daja, që nuk ishte ma pak në qef se të tjerët, u ba esell e i tha krushkaparit:
– Mbesa ime do të hyjë nuse me fytyrë të zbulueme.
17. Edhe Parota gabon …
Si e dini, në kohë të para, gjyqet ma të vështira i zgjidhte Parota. Ndodhte shpesh që burrat mblidheshin jo një herë e dy, po edhe me javë e muej, se nuk ishte lehtë me u dhanë karar sherreve të randa. Një herë Parota kishte vendosë me i dhanë të drejtë një troshanasi që i kishin vra djalin në Blinisht, se e kishin zanë tue vjedhë. Mirëpo ishte kalue caku i të drejtës: si mund të shtihej mbi djalë të ri pse po hiqte rrëshanë një dash? Tue vjedhë kishte qenë, e gjak nuk do t’i paguente, po u la me i pague të damtuemit hajrin që do t’i kishte sjellë i biri tue punue në dhjetë vite, ose ndrysh dy ditë-arë tokë. Puna ishte të mos mbetej e drejta e gjakmarrjes, por edhe të damtuemit disi t’i njihej e drejta e damshpërblimit. Parota po e mbante kuvendin në shtëpi të Zentajve dhe, e zoja e shtëpisë, që hynte e dilte tash e parë, herë tue sjellë kafe, herë diçka tjetër, kishte ndigjue gjithçka ishte thanë. Gati në të mbyllun të Parotës, ndërhyni edhe ajo:
– A kam leje me e thanë një fjalë, o burra? – foli Drandja.
– Çka asht ajo fjalë? Si nuk paske leje. Ti je burrë e përmbi burrë! – i tha kryetari i Parotës.
– A kishte pushkë në krah troshanasi kur u vra?
– Po, kishte, por ..
– Mos u ngut, Kolë. E zamë se Filipi do të kishte shti me e ndalë, jo me e vra. Troshanasi, me pushkë në krah, a thue nuk do t’i ishte kthye e me vra Filipin prej frikës se po e vriste ai?Burrat shikuen njeni tjetrin. – Se, them unë, të më falni, po kush vjedh me pushkë në krah, e ka da mendjen edhe me shti me te në ia dashtë puna.
Qysh atëherë vrasjet në vjedhje, kur cubi kishte pushkë në krah, nuk u moren ma për gjykim.
18. Kush ka dekë që po u bienë kumbonëve?
Nuk thonë kot, fjala e keqe hipë në kalë të mirë. Sa kaluen Vaun e Kuklit zaptitë, re e zezë, u hap fjala në mbarë katundet për jamën që po banin në Grash e në Zojz. Diku vranë një djalë të ri, diku dogjën një shtëpi, ma andej vunë përpara bagtitë e u moren edhe miellin në tinar. Burrat u fshehen nëpër pyje. Gratë eshkreta e fëmijët panë e jetuen gazepin e zi. Po ajo që i randoi ma shumë njerëzit ishte përdhunimi i vajzave të reja, ka një here krejt fëmijë.
Komandanti i zaptive, një gjysë harapi prej Jemeni, kishte dhanë urdhën me farue gjithçka e me vra në vend kedo që do t’i kundërshtonte. Kaloi kështu një javë e u hapën në mbarë Zadrimë tue ba zjarr e gjak. Një ditë, një vajzë e vogël, që gati i kishte ikë mendja prej dhunës që kishte provue mbi trupin e saj të njomë, hipi në kompanjel të Kishës e po i binte kumbonës më një anë si asht zakon kur vdes dikush. Po nuk i ra një herë e dy, as një orë e dy, po gjithë ditën e lume, deri sa nuk pat forcë ma.
Në mbramje një plakë shkoi në pyllë t’u çonte bukë burrave të fshehun.
– Kush ka dekë që nuk po dijnë me pushue kumbonët, moj Marie? – e pyeti njeni prej tyne.
– Burrat e këtij vendi që fshihen në pyll, nësa harapët e Jemenit u përdhunojnë gra e vajza. Mbas pak orësh pyjet u boshatisën e u derdh shumë gjak nga te dyja anët, po mbas dy ditësh e dy netësh lufte zaptitë u tërhoqën për në Kala të Shkodrës.
19. Shëmtimi i Blinishtit
Si ishte traditë, të hanën e Pashkëve, burrat mbarë, po sidomos të rijtë, shkonin për vizitë sa te njeni te tjetri. E vlonin raki e petulla, djathë i njomë e hudra. Kuptohet, jo rrallë avullonin edhe mendt e kresë. Ka një shekull kjo punë. Një tufë burra ia mësyen shtëpisë së Ndokë Zhubës. Në mes tyne edhe një djalë i pashëm, lulja e djalit, Nush Sallaku i thonin. Tue pi raki e tue ba hoke, ra fjala për një vajzë Zhubësh, ndejë murgeshë. Nush Sallaku, ardhë në qef prej rakie, tha do fjalë të pabukura për murgeshën. Atëherë i zoti i shtëpisë, kur u çuen me dalë, i thotë Nush Sallakut:
– Ndigjo ti, djali i Sallakave. Për fyemjen që i bane sot këtij konaku, me që je në bukë teme, nuk mundem me të prekë. Por ke besë deri sa të kapërcesh derën e shtëpisë tande. Mandej më ke gjakun. Nush Sallaku u ngut prap e i tha të Zhubës se po t’ia mbante, të provonte me vu dorë në të, se … , e lum fjalësh të randa që nuk i thotë burri. Nuk kaloj shumë, aty nja një gjysë ore pa ra kumbonët e mesditës, nësa Nush Sallaku po ngjitej shkallëve të shtëpisë, e mori pushka e Zhubëve e mbet në vend.
E i patën qitë kangën:
Nush Sallaku djali i giatë
Midis shkallëve hallakatë …
E atë ditë Pashkësh shëmtimi nuk njofti shoq: vrit një Sallak Zhubën me marrë gjak, vrit një Zhubë Sallakun po me marrë gjak, në dy orë u vranë 15 burra, tetë Zhubë e shtatë Sallakë. Zhubësh mbeten vetem dy mashkuj nën shtatë vjeç. E sikur ky shëmtim të mos mjaftonte, kanga thotë:
Ky Ndokë Zhuba thotë nji fjalë:
– N’kjoftë kismet me u rritë ky djalë,
faqen Ndokës ka me ia zbardhë …
Po desht Zoti e Zhubë e Sallakë, mbas atij shëmtimi të pashoq, ranë në ujdi, ndrruen vajza, lidhën miqsi, e gjaku u mbyll një herë e përgjithmonë. Nuk thonë kot: Fjala vret ma keq se plumbi. E një fjalë e pavend e Nush Sallakut bani tanë atë gjamë.
20. Pushka e Ndoc Zentës
Pushkën e Ndoc Zentës e njihte mbarë Zadrima prej krisme që e kishte ndryshe prej tana pushkëve të tjera, si me thanë, e ndame në dy krisma a në një krismë e gjysë. E njihnin edhe për diçka tjetër: ku ndihej pushka e tij, me siguri kishte ba dam. Ndoc Zenta nuk shtinte kot e as i shkonte plumbi bosh. Do mirditas kishin ra me vjedhë bagëti në Zadrimë. Dimni kishte ardhë heret e zullumqar. Ku pse u duhej me ushqye fëmijët, e ma shumë se e kishin ves, kishin ba dam ma shumë se ujqit tue vjedhë bagëti atë vit. Ishin katër vetë bashkë. Ia mësyen një shtëpije pak në shmang të Kodhelit, hynë në burg t’bagëtive, zgjidhen pendën e qeve dhe u nisën me shpejtësi për kah Mali i Troshanit e prej andej me kalue në Kashnjet. Nuk kishin ba veç se pak udhë kur ndigjuen një krismë pushke.
– A pa! – thirri ma i vjetri prej tyne –Shpejt, burra, se na prishi! E njoh prej krisme: asht pushka e Ndoc Zentës! Lanë qetë në mes të pyllit e ia mbathën kush të ikte ma i pari. Kur iu afruen Krajnit, foli prap ai ma i moshuemi:
– Po si kemi me u kthye kështu, duert bosh? A s’ia mësyjmë një shtëpije tjetër? Ndobare vjedhim një dash. Pa një e pa dy, u drejtuen kah një jerevi në Fang. Mirëpo, sa tue dashtë me hy mbrendë, kur qe prap pushka e Ndoc Zentës! Nuk pati nevojë me folë askush se u kthyen vrik e, si i thonë fjalës, kambët e lehta e drejt Qafës së Brungajve. Sa iu afruen Krajnit, qé ku u doli para Ndoc Zenta vetë që kishte qenë mik te një kumbarë. U falen e u përfalen. Ndrruen edhe duhan. Atij ma të riut nuk iu ndej pa folë:
– Sonte kemi ndie dy herë pushkën tande me na vishkëllye te veshi. Na thuej, pash Zotin, si asht puna, pse na ke ndjekë? Ndoc Zenta vuni buzën në gaz. – Ndigjo, mor bir, – i tha – këte pushkë s’e ven tjetërkush për syni përveç meje. E deri sa plumbi nuk u ka kapë, do me thanë se nuk ka qenë pushka ime. Po kur je në punë të ligë, të trembë edhe një grue tue përplasë tenxheret për inat të burrit e të duket si pushka e Ndoc Zentës. Po me që u paska shkue mundi kot, kthehuni e po u jap unë një barrë kollomoq sa me ushqye fëmijët.
21. Andrra e kaçasores
Veçan gratë u kanë vu gjithmonë shej andrrave. Po andrrat ma të bukura ishin ato që nuk i kishin pa kurrë, por i sajonin me gjuejtë ndoj shoqe që nuk ua bluente midja. Tazja e Pjetrit ishte ishte sa e bukur, aq edhe mbahej me të madh. Me të zanë rrugën e madhe kur kalonte. E Nënshati jo se i kishte pasë rrugët fort të gjana. Ajo që e mbante në maje të gjuhës, ishte Maria e Shtjefnit. Nuk lente rast pa e gjuejtë me fjalë; mbas shpine, merret vesht.
Një të djelë, sa arrijti te Kisha, iu afrue një grumbulli grashë e po u thotë me zjarr:
– Gra, moj gra! Çka me u diftue!
– Po çka qoftë, moj?! – u ngut me e pvetë ajo ma kurreshtarja.
– Paska pa një andërr një kaçasore, që për mendimin tem, si i kuptoj unë andrrat, ndjell keq. Paska pa andërr kjo kaçasorja se na ishte dorëzue Tazja e Pjetrit murgeshë.
– Tazja e Pjetrit !? Tazja me burrë e … dy jerana?! Zot, na ruej! Bash andërr e keqe tek asht. Don me thanë se njerëzit e kanë bjerrë rrugën e Zotit. E ta sollën mbarë e mbrapsht punën e Tazës, “murgeshë me dy jerana”, sa shkoi gjysa e meshës e ato pa hy në Kishë. Kur dolën prej meshe, prap tuj çuçuritë njena me tjetrën, gjithmonë për Tazen, merret vesht, aty ka gjysa e Shkrepit, fillon me gjimue e me vetue, që me të futë mneren. Një ma e vjetra, që nuk kishte hapë gojë asnjëherë, po u sillet grave:
– Thonë se rrufetë bien ma së pari mbi gjuhët e gjata. E s’hapi ma kush gojë.
22. Pali i Kallmetit
Se si ka qenë e vërteta, sot vështirë të thuhet, po fjala ishte hapë se Palin, kur kishte qenë ushtar në Itali në kohë të fashizmit, e kishin luejtë mendsh me gjilpana. Thuhej se e kishin sha randë e ky nuk kishte durue e ia kishte numrue në ballë oficerit italian. Prandaj ia kishin ba gjilpanat dhe e kishin luejtë mendsh. Shkonte ky Pali katund në katund e shtëpi në shtëpi tue lypë ndoj send me hangër. Njerëzit e pritnin mirë, se Pali ishte burrë i butë. Kurrë nuk vidhte gja, as bante sherr, as çonte zanin. Me fjetë, sidomos dimnit, flinte nëpër furra. Pal, na thuej kangën e Blinishtit, i thonin, e Pali ia niste:
Ndokë Sallaku djalë i giatë
Midis shkallëve hallakatë …
Nganjëherë këndonte edhe ndonjë kangë italiane, po askush s’e merrte vesht çka thonte.
– Pal, – i them një here, – a ke dashtë ndonjë vajzë kur ke qenë i ri?
– Po, – mezi u ndigjue ashtu si fliste ai zamarrun e të hollë si të fëmijës.
– A po më tregon, si ka ndodh, Pal? – i thashë prap.
– Unë kam dashtë të bijën e Mbretit. E ndoqa një herë mbrapa kur po shkonte mbas deleve …
– Pal, e bija e Mbretit nuk shkon me dele – u nguta e fola, si i ri që isha. Pali më shikoi ashpër. Nuk më kishte ndodhë kurrë të më shikonte ashtu.
– Ajo ishte e bija e Mbretit dhe shkonte me dele! – foli ai me za të naltë si nuk e kishte zakon.
– Mirë, Pal, si të duesh – deshta të pajtohem me të, po ai tashma ishte i zemruem me mue e vazhdoi po me za të naltë:
– Franga ishte e bija e Mbretit! Bile ma e mirë se e bija e Mbretit! Ti s’e di, sepse ajo tash nuk asht ma …. – filloi të merrte frymë me të vështirë ai. Dhe kishte të drejtë … derisa, edhe tash mbas kaq vitësh, i luejtun mendsh, e shungulloi të tanin, mish e shpirt, kujtimi i saj …
23. Belin një përrçik
Ka qenë zakon, sidomos në anë të Bushatit, me u shtërngue fort me brez e me të mbetë beli, si i thonë në kangë, një përçik. Po bel si kishte Lina e Mark Gecit, vështirë me gjetë tjetër: shtatin po selvi, gjijtë mbërthye me të vështirë me jelek kadifeje, shaminë maje krejet thue se tash po i bie, qerpiktë me të ba hije në ditë të verës, po mbi të gjitha atë bel një përçik që me të thanë mandja me ia kapë me një dorë e mos me e lëshue ma – Zoti e kishte goditi me tana të mirat, me i prish mendjen të riut e plakut. Kur ecte Lina, gjithmonë buzë rrugës mos me e zanë dielli, dukej sikur ishte tue hedhë atë vallën e bukur: Broj një pëllumb. Një ditë, dielli gati me përendue, tek kthehej prej are pak para burrave, i del përpara Deda e i thotë:
– Pash besën, më len ta mas belin një herë. Kujtoj se e za me një dorë. Lina vuni buzën në gaz e u shmang ma në mes të rrugës.
– Kush e matë këte bel, e zen me të dyja duert, lum Deda. Se asht mësue me u shtërngue fort, jo për lojë, – ia kthen Lina e shpejton hapin drejt kodrës.
– Ndalu, pash hatrin e Zotit, mos m’ik! As unë nuk e kam për lojë! – u ngut djali me folë gati tue dihatë prej zjarmisë që i sillte vajza.
– Rri, Dedë, – i thotë e qetë vajza djalit që iu vërsul e gati e zu me dorë. – Dikush ka dalë me u ra kumbonëve të mbramjes, e para se me shkue te Kisha, kalon këtu pari. Deda, që e kuptoj se qenkish një tjetër në lojë, e atë “dikend tjetrin » e njihte mirë, i thotë me të urtë :
– Paj sa me të matë belin desha unë i shkreti …
– Sa ma i hollë beli, aq ma e vështirë asht me e matë, – i tha vajza e vijoi udhë.
24. Te arrat e Milotëve
Rreth e rreth një are bukur të madhe, aty ku takoheshin Gjadri me Glinën, Milotët kishin mbjellë arra, rritë si t’i kishe pre me gërshanë. Kur shkonin fëmijët me bagëti, pushonin shpesh aty, se s’ka ma të freskët se hija e arrava. Një herë dy barijë, njani ma i vogël se tjetri në moshë e në trup, krejt ferishte, panë të kalonte një burrë i paktë, i parruem, mbërthye në armë e fishekë.
– Ndeja e mirë, more barijë – i përshëndeti ai buzëgaz, me një buzëgaz gjithë dritë. Fëmijët ishin çue vrullshëm në kambë, po nuk i kthyen përgjigje, aq të trembun ishin. Në atë kohë silleshin poshtë e nalt të ashtuquejtunat “banda” e fëmijtë ishin trembë
keq. Ai u ndal e i shikoi me nge fëmijët, sikur donte të thonte se nuk duhej të kishin frikë prej tij, po prej atyne që më ndjekin mue, do me thanë Forcat e Ndjekjes, ose partizanët, si i quenin ende në Veri.
– I kujt je ti ? – pyeti njenin prej tyne.
– Nipi i Lukë Zentës – u përgjegj djali i trembun. Burri buzëqeshi prap.
– M’i ban të fala gjyshit – tha ai dhe vazhdoi rrugën gjithkund buzë arrash, se edhe atë e kishte kapë të nxehtit. Fëmijët vunë delet para dhe u ngutën me u kthye në shtëpi.
– Po ju, ku shkoni kaq heret? – u foli babë Gega kur i ndeshi me bagëti para aty te Dugajtë. Ai nipi i Lukë Zentës i tregoi fill e për pe, se e dinte që babë Gega ishte mik me gjyshin e tij. Plaku vuni buzë në gaz.
– I thuej Lukut – foli ky – se të ban të fala Zef Preka i Hajmelit.
Djali u trumhas krejt. Kishte ndigjue të tregonin se si Zef Preka vetëm vriste. Askush nuk i kishte thanë se Zef Preka dinte edhe t’u buzëqeshte fëmijve si pak kush tjetër.
25. Nusha
I zoti i shtëpisë ishte tue pi kafe bri oxhakut, kur ndigjon një rrapëllimë hapash nëpër shkallët e shtëpisë dhe pyet:
– Kush po ngjitet me kaq turr?
– Nusha – i thonë.
E ai me veten e tij: “Qenka rritë Nusha …”.
– Ma bani gati kalin e shalës! – urdhnoi djelmtë.
Prej aty e në shëpi të mikut, ku kishte fejue Nushën qysh në djep.
I drejtohet të zotit të shpisë:
– A je tue marrë njat vajzë ?
– Hajr qoftë! Po si asht puna?!
– Puna asht se vajza asht rritë. Kaq. Ndanë orokun, e Nusha 15 vjeçe u martue. Krye viti u ba me djalë.
26. Njaj Xhabia na ka randue
Iku nji Xhabi e erdhi tjetri. Ai i pari nuk e kishte randue Zadrimën. Bante punën e vet, po njerëzve nuk u binte në qafë kot. Ky i riu ia filloi qysh ditët e para: Dikujt i kërkonte një dash, tjetrit qypat me tëlynë, besa deri vajzat e nuset e të kshtenëve. Vendi u zu ngusht. U mblodhën burrat e vendosën me shkue te Pasha në Shkodër. Caktuen dy vetë, njenin të kshtenë, Bec Gjergjin, tjetrin mysliman, Selmanin e Dijes, te dy burra të urtë, po edhe trima.
– Pashë, – po i thotë ky Selmani – Na ka çue Zadrima me u ankue për Xhabinë e ri. Ky na ka randue fort: don rrunxakë e rrunxa. Na rrunxat i kemi për vete. Dash e tëlynë i kemi dhanë, po vajza e nuse, pasha bukën, s’po mundemi me ia çue. Pasha e njihte atë që foli. E dinte se ishte mysliman i mirë.
– Ku i ka kërkue këto vajza e nuse? – i thotë Pasha.
– Në Zadrimë ! – preu shkurt Selmani.
– Zadrima asht gjanë e gjatë.
– E prap kudo asht Zadrimë, Pashë. Na kemi ardhë me i dalë hakut Xhabisë e me mbetë miq me Shkodër. Përndryshe kryejmë punë vetë me të.
– Selman agë ! Te Pasha nuk flitet kështu! – ia priti ashpër Pasha.
– Halli, Pasha em, halle të ban edhe trim. Na s’po duem me u trimnue, po edhe Xhabinë s’po mund e durojmë. Pasha nuk foli për bukur mirë, mandej i përcolli me të butë:
– Tash po e thërras unë.
Mirëpo, e thirri a s’e thirri Pasha, nuk u muer vesht. Puna ishte se Xhabia u ba edhe ma zullumqar. Atëherë u mblodhën prap burrat e danë me e vra. E mori përsipër bash nipi i Selmanit, djali i së motres.
– Jo, – tha Bec Gjergji – ndër mysliman ai nuk ka randue. Nuk asht e drejtë me shkue dam një djalë si Zyberi.
– Gabove, Bec! – ia pat Selmani i Dijes – Zyberi asht Zadrimor, nuk asht prej Jemenit. S’kaloi java e Xhabia shkoi tek të shumtë.
U nis ky Selmani e drejt e te Pasha.
– E kam vra unë, Pashë – i tha ai.
Po Pasha nuk u ngut me folë. Mandej tha si me vete:
– Jo, Selman, s’e ke vra ti. Atë qafir e kam vra unë. Ti më pate dalë hakut. Dhe puna e Xhabisë shkoi hups.
27. Kotulla
Ndodhte shpesh, verës, që prej Shkodre vinin ndër katunde të Zadrimës qytetarë me gratë e tyne të veshuna me do kotulla të holla degermi, që linin me u pa krejt shalët. Mirë se s’kanë turp ato, po burrat e tyne ku i kanë sytë, që u plaçin, thonin zadrimoret. Një herë në Blinisht kishte ardhë njeni që i thonin të
gjithë “zotni Marku”, tregtar bereqeti, që e lidhte puna me
katundarë. E shoqja, Gita, mos me e peshue kandari, gjoksin me lla dy burra në te, ishte veshë hokubet: një kotull të hapun
gati te kërthica, shalët krejt përjashta, aq e hollë ishte kotulla.
Nisi kjo tue u thanë katundareve: Si mund t’i duroni këto tesha të randa në pisk të zhegut? Hiqni, moj, ato tlinda, se po u rjepohet zhalloga prej të nxehtit. Një grue bukur në moshë, brisk gojën, ia kthen asaj:
– Na tlindat e kemi zakon e i heqim vetëm natën. Na dalin e na teprojnë burrat tonë. Kanë edhe për miqsi. Gita turfulloi nëpër dhambë diçka si “kjo katundare e trashë” dhe u largue prej tyne e shkoi tek i shoqi që po
Daniel Gazulli
– 56 –
rrinte nën hije të një frashni krejt vetëm. I tregoi fill e për pe çka i kishte ndodhë “me ato katundaret e trasha”.
– Gitë, – i foli i shoqi – Mos i shiko kah kambët katundaret. I kanë vërtetë këpucët të trasha, se ecin nëpër baltë e pluhun, po mendjen e kanë ma të hollë se na.
– Katundaret?!
– Po po, katundaret.
– Qyqja! Me pa në andërr veten të veshun si ato, kishte me më ra pika. Marku nuk foli për një copë herë të mirë, mandej tha si me vete:
– Ke të drejtë. Ba me u veshë ti si ato, kishe me u dukë edhe ma hokubet se me këte kotull degermi. Po ba me u veshë ato me kotull si ti, edhe shejtit kishin me ia turbullue mendjen. E Gita i mori aq inat katundaret, sa nuk u kthye ma në Zadrimë.
Rrëfime zadrimore
– 57 –
28. Kali i Nemces
Kur hyni Nemcja, ushtria solli me vete do kuaj fort të mëdhej. I ngarkonin me arka me armë si të ishin duej kashte e kalonin lumin në Va të Gjadrit pa farë zori. Nemcja e kishte ndejen në Saraje të Dajçit, që i kishte lëshue Turku. Një ditë, një oficer i ri maje tanë atij kali, u lëshue teposhtë me turr pa shikue se ku do t’i binte lumit të Gjadrit. Shih ti, u zhyt aty ku i thonë Bunari i Shtjefen Lushit, ku lumi ishte bukur i thellë. Kali u lëshue në not, po oficeri
sipër mezi po mbahej, e atëherë kali u dha një të shtyme vitheve dhe e hodhi oficerin në lumë. Mirëpo nuk iku, u kthye kah oficeri, e kapi në dhambë diku për mallote, dhe e nxori në breg. Kur dolën prej lumit, oficeri bani me i hipë prap kalit, po ai u hodh më një anë silkur donte me i thanë: një budallë si ti nuk po hipë ma në shpinë teme. E thonin në Dajç: Nemcja i ka kuajt ma të squet se
oficerat.
Daniel Gazulli
– 58 –
29. Fishkëllimat e Blinishtasve
Nuk di se ku kam lexue se si në Blinisht ka edhe një vend tjetër në Botë ku njerëzit merren vesht me fishkëllima, diku andej nga Azia Juglindore. Unë nuk e besoj. Blinishti duhet të jetë i vetmi në Botë që merren vesht me fishkëllima çka mos me u besue. Më ka thanë një herë Hilë Zekë Zhuba i Blinishtit se kjo punë asht qysh se nuk mbahet mend. Po kjo „qysh se nuk mbahet në mend” duhet të jetë koha e Turkut, kur njerëzit, me njoftue njeni tjetrin se po vijnë zaptitë, përdornin fishkëllimat, që mund të ndjehen edhe dy a tri kilometra larg e ai tjetri nuk merr vesht asgja.E mbaj mend vetë se si Blinishtasit njoftonin njeni tjetrin me fishkëllimë kur afroheshin të huej që mund t’i zinin me presh në dorë, do me thanë të ardhun prej Lezhe apo drejtues të Kooperativës Bujqësore. E dinin me fishkëllye të gjithë, të rijë e të vjetër, djem e
vajza. Po ja që kah një herë kësaj pune i shihej edhe sherri.
Këto brigadierët ishin mësue keq, si me qenë në vathë të vet, me i zgjedhë ato ma të mirat e me i çue në vedi meRrëfime zadrimore
– 59 –
punue, që mandej me shkue me u ba shoqni, shpesh herë të padëshirueme. E kishte nda ky brigadieri një vajzë yll të bukur ne vedi e ajo nuk kishte çka me ba, s’kishte si me i thanë jo, se puna
ishte ma e lehta. Po pse e kishte nda në vedi, vajza e kishte
kuptue mirë, e ndej në beh. Sa e pa brigadierin tue ardhë, lëshoi një fishkllimë e brigadieri i shkretë u kthye në rrugë, se ishte blinishtas edhe ai, dhe e kuptoi çka kishte ba me dijtë vajza.
Kështu një ditë e kështu dy, u mërzit e u zemrue me vajzë, prandaj e bashkoi prap me brigadë e në punë ma të vështirat.
Vajza, që kishte qëllue shejtane, gjente rast e shmangej
sa largohej brigadieri, e një ditë, po me fishkëllimë, i bani
me dijtë këtij se nuk e kishte të shoqen vetëm. Dredhoi brigadieri fill e në shpi, kur çka me pa: prej aty po dilte sekretari i partisë.
E pra vajza, kur u muer vesht puna, bante be në Zotin se nuk kishte pa gja e nuk dinte gja, po ia kishte ba brigadierit atë rreng veç me luejtë me të. Po loja doli, si i thonë fjalës, me bisht mbrapa, jo që kësaj here me bisht para.
Daniel Gazulli
– 60 –
30. Natë dimni
Dimnit burrat mblidheshin herë te njeni e herë te tjetri, luenin kapuçash, tregonin prralla, këndonin, ose thjeshtë kalonin kohen tue folë kot, korr e mos lidh. Asnjëherë si në net dimni nuk vlonin rrenat e kaçarrenat. E gazi që bahej me ta. Ai që tregonte ma bukur ishte Filipi. I sillte rrenat aq mbarë e mbarë, sa rrezik me i besue edhe vetë, jo ma të tjerët. Thonë, ia filloi Filipi me sajue, se në Mal të Velës janë do hekura aq të randë, sa mos me mujtë me i luejtë vendit dy pendë qe. I paska vu aty, po duen me thanë, një Harap i zi me lidhë anijet kur kjo fushë ishte ende det. E ky Harapi
kishte me vete qinda harapë të tjerë që e banë vendin zap në pak ditë. Në këte kohë hyni e zoja e shpisë me tabaken e kafeve e
Filipit iu desht me e ndërpre për pak rrëfimin e tij. Kur grueja duel prej ode, e nguci Marku:
– Ku shkoi hoxha mandej?
– Fill e në shtëpi të asaj grues – u përgjegj Filipi që kishteharrue çka po tregonte. – Mirëpo lehi qeni, e hoxha u Rrëfime zadrimore
– 61 –
mundue me e marrë me të mirë se e zuni frika mos po delte … , e ndërpreu Filipi fjalën se nuk po i vinte lirshem mesajue një emen.
– Harapi, pra – foli prap Marku.
– Cila Harap, more? – u ngatrrue Filipi.
– Ai Harapi, pra, që kishte vu ata hekurat e randë në Mal të Velës.
Filipi e kuptoi se ishte ngatrrue e po e përqeshnin, po nuk e humbi aspak.
– Po pse, çka e di ti hoxhën, budallë a, që me shkue natën në shtëpi të Harapit?
Daniel Gazulli
– 62 –
31. Dashnia e vjehrres
Si në tanë botën e në tana kohnat, edhe e reja e Mrikës ishte thikë e brisk me vjehrrën, po sy e faqe botës nuk e shiste kurrë. Si e ke vjehrrën, moj, e ngacmonin shoqet, e ajo u përgjigjej aty për aty: Si krajlicë. A s’e keni pa a? A po të do fort vjehrra, moj Pinë, i ngacmonin, e ajo prap aty për aty: Si nuk më dashka? A s’e keni pa si i ka ardhë shëndeti të birit qysh se ia ngrohi unë? Mirëpo një ditë, s’pat shka me ba, iu desh me shkue me mbushë uji me fytyrën tanë të gërrvishtuna. Po ty, moj Pinë, çka të paska gjetë?! Kush të paska gërrvishtë kështu? E Pina prap aty prej aty: Vjahrra, kush tjetër. Më do aq fort sa kishte me dashtë me më hangër gjallë.
Rrëfime zadrimore
– 63 –
32. Deri ku ka tager baba
Dedë Shelqetit ia kishte mësye shumëkushi në derë me i kërkue vajzën, po asnjeni nuk ia mbushte mendjen se e meritonte Veren e tij. Ma në fund ia mësyu një Bushatas. Shtëpi e mirë po, të kamun, miq me hyqymet, djali po kokrra e djalit. E sheh, mendoi Deda me vete, kam ba mirë që nuk jam ngutë me e dhanë vajzën. Ky po, asht fati i saj. Ta shohim, i tha Bushatasit, ta bisedoj edhe me të mijtë, e ti duku prap. Sa përcolli të nesërmen në mëngjes të Bushatasin, thirri të shoqen e të bijën.
– Bushatasi të lypë për djalë – iu drejtue së bijës – Unë i njoh si shtëpi e njoh edhe djalin. Në daç si shtëpi, në daç si djalë, s’ke si e lypë ma të mirë. Mirëpo, si rrufe në qiell të kthjelltë, i shungulloi e preme fjala e së bijës:
– Jo, babë, atë nuk e marr!
– Si the, moj?! – i kceu gjaku Dedës. – Kush je ti që guxon me i kthye fjalën babës! A e di se ta pres kryet si të pulës!
Daniel Gazulli
– 64 –
– Po ti mos u ngut, mor burrë, – u mundue me paque gjaknat e shoqja – Ndigjoje një herë vajzën. Po na e shpjegon pse nuk e do. Nuk thuhet ashtu në tym “atë nuk e marr”.
– Çka me shpjegue kjo gabelicë, moj! Kam kthye gjysën e Zadrimës tue pritë fatin e saj ma të mirë! E tash që na erdhi në derë …. – dhe u ngrit e doli i çartun në fytyrë. Vera nuk tha e nuk tha pse s’ishte fati i saj Bushatasi, kot u lodh e ama me te. Puna shkoi keq. Dedë Shelqeti filloi me trajtue egër si të shoqen, krejt e pafaj, ashtu edhe të bijën. Një mbramje i erdh vjehrri, burrë i shtymë në moshë, i paqtë e i urtë.
– Dedë – i tha ky – Kam marrë vesht se ke vu dorë në vajzë teme.
– Jo, – i tha Deda – Vajzën tande as e kam prekë me dorë. Kurse me gruen teme baj shka të due.
– Kurse mbesen teme – vazhdoi vjehrri – e ke rrahë me konop.
– Kam rrahë vajzën teme – ia ktheu prap Deda ashpër si
nuk kishte folë kurrë ashtu me të vjehrrin, se e nderonte për urtinë e tij. Plaku vazhdoi i paqtë:
– Dedë. A thue e di deri ku ka tagër baba?
– Deri me i ra plumb ballit! – i preu drutë shkurt Deda.
– Po e zuni në punë të ligë. Mbasi heshtën pak, plaku vijoj:
– Vajza do me të ruejtë nderin. E ti i ke tanë tagret e babës, por jo me e shitë. S’ e thotë as Ungjilli e as Kanuni. Në shtëpi të atij Bushatasit thonë se flejnë shumë zapti, e … këto zaptitë, kanë ftohtë, se vijnë prej vendesh të nxehta. Nuk u pëlqen me fjetë vetëm.
Rrëfime zadrimore
– 65 –
Nuk u tha ma asnjë fjalë. Po të nesërmen, si përcolli vjehrrin, Deda nuk u nis vetëm për në livadhe me kositë. Ktheu te shtëpia e iu drtejtue së bijës me za të paqtë:
– A po vjen e më ndihmon me mbledhë barin. Nuk kalohet dita vetëm. E bija, vetimë në kambë, para se me u nisë për punë, rroku të atin. Mandej u shikuen në sy. Ndrinte e tana. Kurse atij i ishin mbushë sytë me lot.
Daniel Gazulli
– 66 –
33. Guri i sinorit
Kush luen prej vendit gurin e sinorit, thotë ungjilli, e mban mbi shpinë tanë jetën e përtejme. E me fitue një pllambë tokë, nuk ia vlente me rrezikue me mbajtë në kurriz gurin e sinorit tanë jetën e pafundme, se duhej me u betue në Ungjill tue thanë: “E mbajtësha në kurriz tanë jetën e përtejme, në e paça luejtë prej vendit.” Po ndonjeni, dihet, lakmon së tepërmi gjanë e huaj e
nuk i ban ballë tundimit. Kola, djalë i ri e i fortë, sheh gurin e sinorit që ndante tokën e tij me ate të Gjonit e buzëqesh me vete kah që guri iu duk krejt i vogël: “Kaq gur kishte me e mbajtë në kurriz ue luejtë” e, as një as dy, e luejti gurin e sinorit bukur mirë.
Gjoni nuk kishte shkue te ara prej kohësh, se ishte dimën, po kur erdh pranvera shkoi me pa nëse i kishte ardhë toka në vlagë. Çka me pa?! Dikush e kishte luejtë gurin e sinorit e jo pak! Kërkoi pleqni, shkoi te prifti, e ma në fund e ndanë me e vu Kolën në bè.
Rrëfime zadrimore E beja bahet, si e do zakoni, tue mbajtë gurin e luejtun në kurriz. Gjoni nuk kishte sjellë gurin e sinorit që ndante arën e tij me të Kolës, si e donte puna, po një gur të madh vorresh, mos me muejtë me e luejtë prej vendit. Kur e pa gurin që do ta mbante në kurriz para tanë katundit e me njenen dorë në ungjill, Kola u ngut e bërtiti:
“S’asht ky guri që kam lëvizë unë! Ai ishte i vogël. Këtë gur
nuk e mbaj në kurriz!”
– Ani, s’ka nevojë ma, – i tha plaku i parë i Parotës – Tash shko e ço në vend atë gurin e vogël të sinorit që ke lëviz në
dimën.
Daniel Gazulli
– 68 –
34. Vorri i cubit
Simon Kermezi po kalonte majë kalit, kur qé, pa pritë, i dolën para dy cuba të armatosun e i zunë kalin për freni. – Zbrit! – i tha me të ashpër njeni, ndërsa tjetri po e mbante në shinjestër të pushkës – Ky kalë na duhet ne!
Simoni e pa veten ngusht, po nuk u dha.
– Kushdo qofsh ti, – i tha – nuk ban mirë me ma kapë kalin për freni. Nuk i jam kujt borxh as më kanë lanë borxh të parët. As ty nuk të bie mirë me hy borxh kaq randë.
– Zbrit, po të them, ose t’i hodhëm trutë në erë! A e di ti kush jam unë?!
– Jo, – iu gjegj Simoni – As po due me e dijtë. Në më marrsh kalin, më ke hy borxh mue. Në më vrafsh, i ke hy borxh një krahine mbarë, se me sa shoh, ti s’je i kësaj ane, e atëherë merr në qafë shumkendin. Ai tjetri shtiu në ajër e kali u tremb e u hodh si i tërbuem. Cubi që kishte kapë kalin për freni u rrëzue keq, u përplas mbi një shkamb gurgac, e një Zot e di si, i shpërthyen
bombat shtërngue për brez. U ba gjak rrëke e erë mishi të
djegun. Ai tjetri u vërbue syshë prej ciflave që u shpërndanë
në të katër anët e ia shpërtheu vrapit kuturu e ra në lumë të
Rrëfime zadrimore
– 69 –
Gjadrit, plot e përplot me uji prej shinash të shumta që kishin ra ato ditë, e nuk u muer vesht ma gja për të. Cubit nuk i doli kurrkush për zot, e atëherë vendasit u detyruen me e varrosë aty ku mbet. Kjo asht historia e atij vendit që i thonë “Vorri i Cubit”,
ku ndahen Hajmeli me Ndaraç.
Daniel Gazulli
– 70 –
35. Kohë kazanash
Në kohë kazanash, kah mesi i vjshtës, burrat e kalonin kohën bashkë, jo fort me i sherbye zjarrit, se sa tue pi ballë rakie me djath e të regjuna, ose thjeshtë me kollomoqa të pjekun. Se thonë kollomoqat e pjekun e zbusin pijen. Kujt ia kandej fort rakinë, në vjeshtë e bante gjumin haram tue kalue sa te njeni te tjetri. Një prej sish ishte Vlash Rranxa, që e vinte gotën bash në currilin e parë të kazanit. Askujt nuk i randohej se i shkonte Vlashi. Me të kalohej nata ma lehtë, se nuk pushonte tue tregue historina të vjetra o prralla kote. Një natë, kishte shkue bukur vonë, e ngacmon Paloka tue mendue se tashma Vlashi me tanë atë raki që kishte pi do ta lëshonte gjuhën.
– Si e ke ndrikullën, o Vlash? – e nguci ai, se në katund flitej që Vlashi i kishte vu pipat me te. Vlashi fshiu buzët me shpinë të dorës e iu gjegj ndejshëm:
– Paj, jo edhe fort mirë. E ka marrë shëndeti i lig. Ka shkue në doktor, ka shkrue hajmali te hoxha i Mabës, po derman nuk po gjen.
Rrëfime zadrimore
– 71 –
– Shih, shih – qeshi Paloka – Po ti a s’ke mendue me e fërkue, more Vlash, se thonë se e ke dorën e ambël?
– Paj për ndrikullën edhe kishte me u shtye njeriu, more, po puna asht se mandej trashen shpejt. Më ka qitë puna me fërkue edhe grue që thonin se nuk lindte fëmijë, e do ti, për dreq, mbas pak muejsh u trash. Paloka kafshoi buzën dhe i tha vetes: “Mirë e ke”. Se ajo që ishte trashë kur e kishte “fërkue” Vlashi, thonin, ishte
e motra e të shoqes.
Daniel Gazulli
– 72 –
36. Dom Gjon Kovaçi
Edhe kur u ba Ipeshkv i Sapës, dom Gjon Kovaçi nuk e lëshoi Grashin, atë katund të paqtë ku i donte dhe e donin, pse kishte kalue një jetë me ta. Po meshtarët mbetnin përditë e ma pak: dikush vra e dikush vjerrë, dikush vdekë në burg e dikush prej lëngatave që kishte marrë në tortura, e dom Gjonit i duhej me shkue katund në katund me krye shërbesa. Erdh puna që edhe dom Gasper Gurakuqi, sa i moshuem e gjithmonë shndetlig, u kthye tek të tijët në Shkodër ku edhe ndrroi jetë mbas pak. Ka qenë viti 1966 kur shkova te dom Gjoni me nxjerrë një dëshmi pagëzimi, të kisha një dokument të saktë për ditëlindjen, se ajo në gjendje civile ishte e gabueme. E ruej sot e kësaj dite atë dëshmi. Nësa dom Gjoni hartonte dëshminë e pagëzimit tim, unë mendjen e kisha tjetërkund. Kisha ndjekë një pjesë të mirë të gjyqit të dom Ejëll Kovaçit të shkretë, kur e mbytën komunistat, e mbi të gjitha e përbaltuen si mo Zot ma keq. Si mbarova punë, nuk më bahej me u largue. Doja t’i thoja diçka dom Gjonit, po as vetë nuk e dija se çfarë.
Rrëfime zadrimore
– 73 –
– Fol, bir, çka ke me thanë? – m’u drejtue ai, ashtu gjithmonë i paqtë si ishte. Dikur, nuk di pse i thash:
– Unë kam ndjekë një pjesë të mirë të gjyqit të dom Ejëllit të shkretë. Dom Gjoni i nguli gjatë vështrimin një Kelshejti në të
djathtë të tij, mandej u kthye kah unë e foli gati si me vete:
– Kalvari i Krishtit nuk ka qenë një gozhdim në kryq e aq. Kalvari i Krishtit ka dymijë vjet që vazhdon e kushedi edhe sa mija vjet të tjera do të vazhdojë. Nuk mbaj mend nëse i thash ditën e mirë apo jo, aq i tronditun isha. Mbas kund një viti Kishat u mbyllen e dom Gjoni u kthye në Hajmel, ku ndrroi edhe jetë, pa pasë mundësi me i ba kush as shërbesën e fundit.
Daniel Gazulli
– 74 –
37. Vau i Kuklit
Ku ishte Vau i Kuklit, Drini rridhte ma i shtruem. Mirëpo, gjithësesi, kur mbushej vjeshtës breg e në breg me uji, nuk kalohej lehtë, sidomos pse, po të merrte dallga, pak poshtë Vaut ishte një vorbull fort e rrezikshme. Vjen një ditë një oficer turk prej Shkodre në kalë të shalës, e pa pyetë se lumi ishte një – breg e në breg -, lëshohet mbi kalë me dalë në Grash. E merr rrjedha e, sa çil e mbyll sytë, e shtyn drejt vorbullës. Kali u zhduk si të mos kishte kalue kurrë aty, kurse oficerin turk e nxorri dallga tek një ferrrmanë pak poshtë kthesës së vorbullës tue e lanë si të ishte një grumbull zhelesh të ndraguna. As uji nuk i mban mbrendë këta, tha një grashasor që po kalonte atypari me një qerre të ngarkueme me dru.
Rrëfime zadrimore
38. Ata bajnë vegsha, nanë, s’janë për mue…
Kanë qenë të shumta kangët e gazit që këndoheshin sindër dasma, ashtu edhe në raste të tjera, sidomos në mbramjet e gjata të dimnit kur mblidheshin me kalue kohën. Një ndër ato kangë ishte edhe ajo ku nana i thotë së bijës se do me e martue këtu e aty. Në përgjegjen e vajzës gjendet gjithmonë një e metë e djemve te atij katundi që zihet në gojë, deri sa i vjen rradha katundit ku këndohet kanga, e atëherë vajza përgjigjet:
Ata po, nanë, janë djem për mue … Kështu, bie fjala, kinse i përgjigjej vajza së amës:
– N’atë Gojan, bijë, me të martue.
– Ata bajnë vegsha, nanë, s’janë për mue ..Ose:
– Në atë Mabë, bijë, me të martue.
– Ruejnë bullicat, nanë, ata s’i due.
E nëse kanga, bie fjala, këndohej në Dajç, atëherë nanë e bijë kinse thonin:
– Në atë Dajç, bijë, me të martue.
– Dajçasorët, nanë, po janë për mue ..
Daniel Gazulli
– 76 –
Një mbramje në mes burrave u ndodh një Krajnuer, që kishte ardhë me shitë vegshat që ia kishte lanë një mik gojanas, e burrat kënduen :
– Në atë Krajen, bijë, me të martue.
– Ata bajnë vegsha, nanë, s’janë për mue ..
Krajnori u prek e u hodh e tha se Krajnorët nuk bajnë vegsha, po ai i kishte të një mikut. E burrat nisën me e vu në lojë edhe ma keq. E zoja e shtëpisë, grue e hollë, po i drejtohet djalit:
– Po ti pse po merzitesh, mor djali i Hilës. Unë kam tri vajza për martesë. Merr e zgjidh cilin po do.
– Jo po unë … – u zu ngusht ai e nuk dijti shka me thanë. E zoja e shtëpisë thirri vajzat. Ato po, bijat e nanës, i ndejen lojës për bukuri.
– Qe ku i ke – i tha ajo. – Veç se po kam frikë se nuk do ta kesh të lehtë me zgjedhë: secila ma e mirë se shoqja. Krajnori u ba kuq.
– Nanë, – tha njena prej tyne – Djali i Hilës e ka ba zgjedhjen. Më ka thanë mue kur po i qitshe me la duert.
– S’ka se si, – u hodh tjetra – Ai ka dy muej që më ka premtue se do të më kërkojë mue.
– Po besën që më ke dhanë mue, si e harrove kaq shpejt?
– u hodh e tha e treta. Djali e kuptoi lojën, e ma i hollë se kishin kujtue, u gjegj:
– Halle e halle në këte botë. Unë hallin se nuk po më shiten vegshat e Frrokut, miku i tim eti se nuk po i kanë treg mushqerrat.
Rrëfime zadrimore
39. Mos u raftë me e harrue
Ka qenë zakon, e sot e kësaj dite ashtu asht, që ndër vdekje njerëzit t’u thonë të zotëve të shtëpisë: Mos u raftë me e harrue. Asht gja me mend, se do me thanë mos u raftë dekë ma e randë që me ba me harrue këte të sotmen. Kah herë fort, në kohë të Turkut, i kishte dekë njenit në Dajç baba, jo fort i shtymë në moshë, e merzia ishte e madhe. Një Milotas po i thotë të zotit të shtëpisë, Gac Ndrekës të Gjermakëve, djalit të madh: Mos u raftë me e harrue. – Si me e harrue, o mik. Kësaj i thonë me t’u shemb trau i shpisë. Tjetri vuni buzën në gaz.
– Mos u ngut – i tha ky. – Kur përcjell fëmija prindin, prap asht gjysa e të keqes. Nuk kaloi shumë kohë e prej Beratit erdhi fjala se kishte dekë Gjergji, nizam tetëmbëdhjetë vjeç, bash i vëllaj i Gacit. I shkoi menjëherë në mend çka i kishte thanë Milotasi kur i kishte dekë baba. Vjen prap ky i thotë Gacit: Mos u raftë me e harrue.
– Mos, t’u thaftë goja! – u ngut ky Gaci – Çka mundet me ra ma që me harrue këte dekë kaq të randë, vllaun tetëtmbëdhjetë vjeç!
Milotasi nuk foli.
Atë vit ra kolera e Libanit e faroi gjysën e njerëzve. Po ajo që e pat ma keq, qe shtëpia e Gacit: i vdiqen të gjithë njerëzit, njeni mbas tjetrit, deri sa mbet vetëm ai, i fundit, e një ditë i thotë ky Milotasit: Tash nuk ka çka me më ra ma që me harrue këtë kob.
E nuk vonoi e vdiq edhe ai e shtëpia e Gjermakëve doli fare.
40. Net shtrigash
Ndër të lidhuna, zakonisht fund dimni, thonin se shtrigat shëtitnin nëpër hatlla e mjerë atij që i zbritnin në shtëpi se mund t’i banin rreng të madh. Rrok Geci, një beqar i shtyem në vite, thonte gjithmonë me të qeshun: Si s’e pata fat me më zbritë një shtrigë edhe mue në dyshek? Po shtrigat janë rrole, more Rrok, i thonin.
Paj s’i dihet, ndoshta qëllon ndonjë me dhambë e dhamballë.
Atëherë shokët vendosën me i ba Rrokut një rreng.
Ditën, kur s’u ndodh kurrkush në shtëpi, luejtën do tjegulla, hoqën dy pullazina vendit sa me muejtë me hy mbrendë, e u bane gati për rrengun e asaj nate. U vesh Gjoka si grue, u mbështoll mirë me shami, si thonin se mbështilleshin shtrigat sa me lanë vetëm hundën jashtë, e i ndihmuem prej dy shokësh, u ngjit në çati.
Mbasi hyni mbrendë e mbështeti kambët në një tra, filloi me ba zhurmë që të zgjonte Rrokun. Ky, gjumlehtë, u hodh prej dyshekut, mori çiften që e kishte vjerrë anës oxhakut e u ba gati me shti në të, tue mendue se do të ishte ndoj hajdut.
Daniel Gazulli
– 80 –
– Mos shti, për hatër të Zotit, se nuk jam shtrigë, jam
Gjoka! – briti ky i tmerruem. Rroku ndezi kandilin. Çka me pa: shtriga e mbështjellun në zhele.
– E, rreziku unë, edhe një herë që pata rast me më ardhë dikush në dyshek, u çova e mora çiften! Gjoka hoqi shaminë e filloi me qeshë.
– Po jam unë, more budallë, a të thash?
– Punë e madhe. Makare ti. Mjaft të më hynte dikush në
dyshek – foli Rroku gati me dëshprim. Në këte kohë ia behen kah dera edhe dy shokët tjerë. Ata fol e qesh, po Rrokut dukej se i kishte ardhë vërtetë keq që s’e kishte lanë “shtrigën” me i zbritë në dyshek. Të më kishte rrejtë mendja të paktën për pak minuta, thonte. Shokët u preken prej rrengut që i luejten e u vunë me i
gjetë grue. Në krye të tre muejve u martue edhe ai.
41. Sa njat këmishë, moj fisnike?
Tue kalue nëpër treg, një qytetar, veshë e kërrnisë, ndalet para një katundareje tanë hire që kishte dalë me shitë veshje të punueme mjeshtrisht me li e mëndafsh në vekë dhe, sa me e ba me folë, e pyetë:
– Sa njat këmishë, moj fisnike?
– Shtatë lekë e gjysë, zotni – i përgjigjet grueja si me naze, se ia merrte mendja që zotnia s’kishte në mend me ble asi teshash. Burrit nuk po i bahej me u largue aq e turbulloi bukuria e grues.
– Po ato tlinda, sa i mban? – i foli prap ai. Grueja, gati e bezdisun, iu gjegj shkurt:
– Shtatë e gjysë edhe ato Po s’i ikej e s’i ikej qytetarit, shtangë prej bukurisë saj.
– A ma ndigjon një këshillë – i thotë ky – Çoje këmishën e uli tlindat.
42. Një meshë për shpirt tand
Si ishte zakon, shumë prej besimtarëve i paguanin priftit një meshë, që t’mos u birrej shpirti në ferr të dashunve të tyne kur vdisnin. Zinës i kishin dekë baba e nana, po meshë nuk kishte
pague për shpirt të tyne. Një ditë shkoi të rrëfehej te dom Jaku. Zina ishte grueja ma e bukur e katundit, veçan me njëgjoks të hazdisun që nukmungonte me e nxjerrë në pah, tue veshë do mbrendëse fort të gjana, që i rrëshqitshin poshtë e linte t’i shiheshin tanë hiret turbulluese. U ul në gjuj, si e duen rregullat e rrëfimit, e po priste çka do ta pyeste dom Jaku. Po prifti, trashaluq e i shkurtë në shtat, gati sa nuk u çue në kambë tue u mundue me pa prej nalt poshtë hiret e Zinës e nuk po kujtohej me e pyetë për mëkatet e që kishteba. Minutat po kalonin e Zinës gati i erdh me qeshë kah e shihte dom Jakun tue u mundue me u zgjatë.
Kur mbaroi rrëfimi e dom Jaku e bekoi tue ia falë mëkatet, Zina hapi derën e rrëfimores e iu drejtue priftit:
– Po të la edhe paret për një meshë, dom Jak. Po asaj i kishin dekë atë vit baba e nana, e dom Jaku, për mos me gabue në lutje, i thotë:
– Për cilin i ke, për shpirt të babës apo të nanës? Zina u përkul edhe një herë tue i zbulue liksht hiret e i tha gati në vesh:
– Për shpirt tand, dom Jak, që e humbe tue më rrëfye mue.
43. Ardhsh e bardhë, moj vjeshtë …
I thotë një natë grueja të shoqit:
– Ban mirë e shkon te miku me nda vaden e dasmes. Vajza duhet çue te burri. Kola nuk foli, po u duk se u pre keq. Nuk foli, se ishte
burrë me mend. Çka do t’i pyeste të shoqes? Derisa ajo i thonte se ishte koha me da vadën ….
Të nesërmen do të shkonin në livadh me mbledhë sanë e kushedi si do ta sillte rasti me i folë vetë diçka vajzës, megjithëse nuk asht e lehtë me hapë këso bisedash me tande bije. Tue ngarkue qerren, ai që hedh sanën e ka pak të vështirë kur ajo nisë e çohet bukur mirë. Po Nazja nuk e kishte për gja, ia hidhte sanën të atit edhe ma nalt se duhej e qeshte me të. Po po, mendoi Kola, ka të drejtë e ama. Kur po ktheheshin për shtëpi, qerrja e ngarkueme randë shtyhej ngadalë përpara e vajzës nuk iu durue: Po të pres te shtëpija, babë – i tha ajo dhe shpejtoi hapin. Po Kola arrijti në shtëpi me qerre e Nazja hiç.
– Ku asht Nazja? – e pyeti e shoqja.
– Në e dijsh ti, se unë nuk di gja.
– Po, a ishte me ty në livadh?! – e pyeti e çuditun e shoqja.
– Ishte, ishte, po mandej priu përpara.
– E s’ka mrrijtë ende … Kola nuk foli. Nazja u vunue bukur mirë. Kur erdh në shtëpi, nuk e gjet të atin aty.
– Po baba, ku asht? – pyeti.
– Ka shkue në Baqel me da vaden tande – i foli e ama me një mllef që s’kishte nevojë për shpjegim.
– Të më kishit thanë se do ta danit vadën për këte vjeshtë … – foli Nazja ndoshta me keqardhje për rrugën e gjatë që kishte ba tue u kthye në shtëpi.
– S’asht faj yt. Duhej të isha kujtue, se sa ti unë kam qenë nanë. E vadja u nda pa u pjekë ende rakia e re.
44. Lumja ti, moj bija ime
Lumja ti, moj bija ime, për vjehrri e për kunata … Kështu i kënduen Rozës para se me e nisë nuse gratë e gjinisë. Dikush dikush mendoi se po i këndonin kështu pse e dinin se ç’mall e priste te burri: zeher i ka të idhtë vjehrrinë, flitej. E Rozes i ra me e provue shpejt. Një mëngjes, e re si ishte, nuk i duel gjumi me kohë. Zakoni e donte që nusja të çohej e para, të pastronte shtëpinë, të ndizte zjarrin që t’u piqte kafet vjehrrisë kur të ngriheshin prej gjumit. E vjehrra, si të kishte ra zjarr në mbarë shtëpinë, shkoi e hapi me vrull derën e dhomës ku finte çifti i ri dhe i bërtiti:
– A s’të ka dalë nata, a?! Çou e piq kafet se po pret yt vjehërr! Rozës sa nuk i ra pika, po prej shtroje nuk lëvizi.
– Mbylle atë derë, nanë, se po çohem – i tha e bezdisun, po pa e prishë gjakun.
Rrëfime zadrimore
– Çou, moj, po të them! E paftyrë! Nëse je mësue keq, kthehu ka ke ardhë, se këtu urdhnon tjetërkush! Atëherë Rozja u kthye në krahun tjetër dhe bani sikur po finte përsëri. Vjehrra, si ta kishte kapë qoftëlargu, i mbërrini te kambët e shtrojës:
– A ndjeve çka të thash!? – briti se me u ndje edhe në kojshi.
– Ndjeva, nanë, ndjeva, po asht ende natë. Po pres të dalë drita mirë, se s’ka pse kthehem natën te baba. S’ më keni zanë në punë të ligë. Mandej po due edhe me pushue pak, se rruga asht e gjatë. Vjehrra shtangu. Pa thanë ma asnjë fjalë, doli në guzhinë te i shoqi dhe i tha këtij:
– A ndjeve ti, na nuk i kemi marrë djalit nuse, po burrë – dhe vuni xhezven në zjarr pa folë ma asnjë fjalë.
45. Vajzat e Hajmelit …
Një prej Dheut te Lehtë, i ardhun prej anës së Shllakut prej pak vitesh, e kishte djalin e madh në kohë për fejesë.
– E kam gjetë një vajzë për ty – i tha i atij një mbramje. – Ma të mirë Shllaku s’e ka.
– Jo, – ia kthen i biri – unë nuk marr vajzë Shllaku. I ati u zu ngusht.
– Po pse, ma të mira po të duken vajzat e Hajmelit?! A e din ti se vajzave të Hajmelit po ua kande … kumbullat e tharta? Djali uli kryet si me thanë se njëkte bisedë s’po donte me e vazhdue. Në atë kohë vajzat shiheshin ma së shumti te Kisha, se ku do të njiheshe tjetër me to? Vajzat e Hajmelit, kur shkonin të dielava në Kishë, visheshin e kërniseshin, belin një përçik, shtatin po selvi, dritë e shkëndija u nxinin sytë. Kur të shikonin në sy vajzat e Hajmelit, banin me t’u dridhë gjujtë. E ma se njena prej tyne e kishte shigjetue Shllakasin pse ishte djalë e deli djalë.
Rrëfime zadrimore
Të nesërmen e bisedës së papërfundueme me të atin, Kerni u nis për në arë, që e kishte poshtë Fushaxhive. U ndesh mu te kthesa e Gjadrit me atë vajzë që i kishte hy në zemer sa asnjë tjetër. Aq u trondit, pse ishin vetëm për vetëm, sa gati kthej rrugë mos me e takue.
– Kah kështu, Kërn? – i thotë vajza.
– Me mihë kollomoq.
– A di shka, – iu suell ajo me një buzëqeshje djallushe –
edhe unë me mihë jam tue shkue. Po mihim bashkë, një ditë në arë tande e një ditë në temen. Kerni ishte skuqë e ba kokërr shege.
– Mandej, në daç, vijë e mihi unë pergjithmonë tek ti. Një fjalë s’ishte në gjendje të thonte Kerni.
– Kam takue një ditë baben tand – vijoj Liza – A din çka më tha: ju vajzat e Hajmelit i pelqeni shumë kumbullat e tharta. Po pse, çka i duhet kujt një vajzë që s’ia kande kumbullat e tharta?
– Shko në arë, për hatër të Zotit – i foli Kerni – se po koritem.
– Po ti mos u frig, he burrë, në t’u marrshin mendtë, të mbaj unë e nuk të la me u rrëzue. Qysh atë mbramje Kerni i tha të atit se mund të nisej për Shllak e të kërkonte vajzën që i kishte zgjedhë. E në vjeshtë u martue. Por duen me thanë se, tanë jetën, edhe kur u plak, ky Kerni i dredhonte rrugë Lizës, se i kishte mbetë peng e kishte jetue deri sa vdiq i penduem.
46. Dy kunatat
Si ka qenë zakon, dikur familjet jetonin me shumë kunorë bashkë. Quhej gja e turpshme me u nda, sidomos sa ishin prindët gjallë.
Kjo punë sillte jo rrallë edhe sherre, sidomos midis kunatave.
Si mos kund, dy kunata në shtëpi të Lacukëve shkonin tepër mirë njena me tjetrën. E burrat, vllazën e punëtorë si ata, sa kishte dritë gjithmonë në punë, ishin fort të kënaqun. Një mbramje i zoti i shtëpisë i thirri dy të bijtë në odë të burrave dhe u tha:
– Sonte kam një gja të randësishme me ju thanë. Ju mos u ngutni, peshojeni mirë çdo hap, se do Zoti, të jem unë i gabuem. Djemtë shikuen njeni tjetrin.
– Çka ka ndodhë, babë? – i tha ma i madhi.
– E thash, do Zoti asgja, po mue ka shumë kohë që më
bren një dyshim. Shkurt, nuk më pëlqen tanë kjo dashni në mes grave tueja.
Rrëfime zadrimore
– Po … a ka ma bukur se me shkue mirë kunatat … – tha i çuditun i dyti.
Plaku heshti gjatë para se me folë.
– Jo, mor bir, kur shkojnë kaq mirë kunatat, diçka nuk asht në vendin e vet. Se çka, unë nuk e di. Frikë po kam boll se do të na duhet me u përballë me punë të vështira e vendime të randa me u marrë …
– Atëherë, si thue ti, babë, a të ndahemi? – foli ky, që kishte ma pak se një vit i martuem. Plaku, i mrrytun në fytyrë, i shikoi te dy në sy.
– Sadoqë mue e nanës tuej nuk na vjen mirë, prap nuk
kisha me thanë jo. Po kam frikë se, edhe po u ndatë, ato prap do të shkojnë mirë. Djemtë e gjykuen mos me e zgjatë bisedën ma atë mbramje e secili u kthye në odë të vet tek e shoqja e fëmijët.
Nuk kaloi shumë kohë e një ditë prej ditësh, i dyti ndër vllazën, para se me nisë me nga qetë, i thotë ma të madhit:
– Kam marrë vesht pse gratë tona shkojnë aq shpesh në Kishë. Ti e di se rrugës për në Kishë asht Xhandarmeria. E ato, herë njena e herë tjetra, e jo rrallë te dyja bashkë, ndalën aty. Tash, si të duesh, po them se ka ardhë koha me marrë atë vendimin e vështirë që na e pat thanë baba … E për çudi, kur i kthyen gratë një herë e përgjithmonë në gjini, morën vesht se ata ishin të vetmit në tanë katundin që nuk e dinin se në ç’Kishë faleshin gratë e tyne …
47. Tata Kolë e tata Pemë
Gja mos me u besue, po im atë më tregonte se si dy axha të gjyshit të tij, kaherë fort, kanë pi për një natë katërdhjetë okë venë. Ishte vjeshtë e kishin vu kazanin e rakisë. Mirëpo s’kishin enë ku me e futë ma.
– A din çka po bajmë, – i thotë tata Kolë tatës Pemë. – Po pijmë njëkte damizhan me venë e po e lirojmë për raki.
– A thue mund ta pijmë? – i thotë ky Pema.
– Paj për nesër na duhet, se për sonte kemi ku me e futë rakinë. Tanë natën e natës si s’po e pikemi? E ia filluen, kollomoqa të pjekun në zjarr të kazanit evenë me mashtrakë. Pi njeni e pi tjetri, kur leu dielli s’kishte mbetë pikë vene në domizhan. Po çka, aq u ishin frye kambët, sa u kishin plasë çakçirët, ishin shkepë tegelat, po ata as dojshin me ia dijtë. E u patën qitë një prrallë:
Tata Kolë e tata PemëPine katërdhjetë okë venë. Dreqi u pastë hi mbrendë. Sa asht e vërtetë, unë nuk e di, se gja mos me u besue,
po kështu ma ka pasë thanë im atë.
48. Sofra asht për burra
Në rast festash shtëpija e Tush Zentës mbushej plot me miq, të njohun e të panjohun. Ishte po i pasun Tushi, por mbi të gjitha ishte shumë i pritun e bujar. Kush nuk kishte hangër bukë në shtëpi të tij e kush nuk kishte kalue dimnin me fëmijë kur gjendej ngusht. Katër sofra me burra iu banë ditën e Rruzares për drekë,
miq e të panjohun. Në mes tyne njëfarë Bibë Rrollja, që mburrej se ishte në gjendje me pi katër okë raki. Zekës i kërcej delli në ballë; ai ishte bujar e s’i dhimbej asgja për miq, po tepritë nuk i duronte. Dikush prej djelmve që shërbenin i afroi Bibës një domizhan katër okësh, e ai filloi të pinte si të ishte uji, po edhe uji burri nuk i pi katër okë. Nuk kaloi edhe shumë e Biba e solli domizhanin përmbys me diftue se në të nuk kishte ma asnjë pikë e se ai e kishte mbajtë fjalën, e kishte pi krejt. Tush Zenta, që deri atë çast u bante nder miqve ndejë mbi një shkamb të naltë me shpinore, u çue në kambë dhe iu drejtue Bibës:
– Sofra asht për burra, jo për bagëti! Çou e dil prej kësaj shtëpije, se ma prishe festën!
Bibë Rrollja, e jo vetëm ai, e njihnin sa i premë ishte Tushi, prandaj pa ba za, u çue prej sofre e doli. Ra një heshtje jo fort e kandëshme për një ditë feste.
– Paj, o Tush … – e nisi fjalën një nënshatas.
– Askush të mos ngutet me folë – ia preu Tushi – Koria
le të më mbesë mue. I kam shtrue sofrën të mirit e të ligut, mikut e anmikut, po jo bagëtive. Bagëtitë i vendojmë në grazhd. U duk punë e randë aty për aty, po mandej mbahej në gojë se Tush Zenta ashtu kishte nderue miqtë.
49. Mori nuse, çka na prune?
Mbas drekës së dasmës ishte zakon me e çue nusen në odë të burrava e me i këndue. Kangët ishin tana të bukura, po nga një herë këndohehsin edhe kangë gazmore tue ngacmue nusen e prindët e saj, shpesh me fjalë edhe me spec. Sa se ditë gazi ishte, sa prej rakisë, nga një herë stiseshin edhe fjalë jo fort të bukura. Kur u martuen dy vëllazën në Zentaj, te dy për një ditë,
ndodhi që njena nuse vinte prej shtëpije të kamun e kishte sjell plot dhunti, kurse tjetra, lulja e nusës, e shëndetëshme faqet shegë, vinte prej një familje të vorfën e kishte sjell dhunti veç për vjehrrì. Kur i erdh radha me i këndue asaj, burrat e trashën:
Mori nuse, çka na prune? Prune p …. sa ‘i babune. Nusja u zu tepër ngusht, kurse në odë të burrave vloi gazi pa qeder, se rakia e shkretë ta heq edhe sikletin e fjalës.
E moren vesht ata të Gjokajve e nuk u erdhi mirë. Vërtetë për gaz i kishin këndue, po fjala kishte qenë e randë. Kur u kthye nusja në gjini mbas tri javësh, si ishte zakon,vjehrrin ia priten mirë, po kur zunë gotat e rakisë, nuk muejtën me ndejë pa i kthye përgjigje.
– Me na thanë, mik, a t’asht ankue gja djali për vajzë tonë? – i foli një axhë i nuses.
– Jo bre, çka asht ajo fjalë. Na s’e njohim sot, e kemi dijtë me kohë se ç’lule nuseje marrim – u gjegj me gjithë zemer i vjehrri.
– Nuk e di, po kemi ndigjue se ju andej nuk po ua kande fort mishin e trashë.
– Paj hoket janë hoke, or mik, mos ua ven veshin,
– foli i zanë ngusht vjehrri, se e kuptoi mirë ku e kishte fjalën ai.
– Jo po, ta dinë ata të tuet, mishi i majm asht ma i mirë, mjaft të mos i vijë era. E pat hak. Nuse si ajo rrallë kishte shkelë në atë derë.
50. Petkat e dekës
Ka qenë zakon dikur që kur martohej vajza i jepej aq pajë me vete, sa të mos kishte nevojë me ba rroba për tanë jetën. Në fund të arkës nuk mungonin as petkat e dekës. Natyrisht, tue shpresue se do të jetonin gjatë, petkat e dekës i shkonin si me thanë një moshe të shtyme. Një nuse në Shelqet thonin se shkonte aq keq me vjehrren, sa një të merrkurrë, para se të nisej i shoqi për në treg, i thotë këtij:
– A di shka, a po i merr edhe petkat e mia të dekës, se fund dimni asht e ndoshta i shet mirë.
– Çka je tue thanë?! A asht ndie kund me shitë petkat e dekës!? – çuditet i shoqi.
– Shiti, shiti, se tash po baj një palë të tjera për nuse të re.
– A ke luejtë mendsh a!? Si të shkon në mend kjo gjamë!?
– Paj me atë nanë që ke ti e me atë vjeherr që kam unë, vështirë se do ta kem të gjatë.
51. Barra si maza e tamblit
Simbas Kanunit, me shti afër një grueje shatzanë e me i trembë barrën, tue çue gruen me humb fëmijën në bark, asht baraz me një vrasje e ai që shtin i ka gjakun të damtuemit. Kjo punë ndodhi një herë në Pistull, po damtuesi kërkoi gjykimin e Parotës e nuk i ndej Kanunit. Jo gjithmonë, tha ai, Kanuni ka të drejtë.
– Puna e parë, – foli Kryetari i Parotës – duhet me pa pse u gjend nusja ku u shti pushkë.
– Tash kjo ndoshta i kalon caqet e gjykimit tonë, – foli një tjetër.
– Na duhet me gjykue a i ka gjakun Ndoc Paloka të damtuemit e s’ia ka.
– Bash për këte na duhet me dijtë pse u ndodh nusja aty,
– kambënguli kryetari i Parotës. – A ishte grueja tue shkue në punë të vet, a si e solli puna. U la me thirrë si Ndoc Palokën, ashtu edhe nusën. Pyet njenin e pyet tjetrin, Parota u bind se nusja nuk kishte qenë tue shkue udhës së madhe: Ajo po i çonte bukë atij që mandej vrau Ndoc Paloka, se ishte në gjak me të.
Rrëfime zadrimore
Doli edhe se nusja nuk po ia çonte bukën të fshehunit me leje të burrave të shtëpisë, kështuqë Parota vendosi mos me i njoh shtëpisë së nuses të drejtën e gjakmarrjes. Po të shtinin mbi Ndoc Paloken me marrë gjak, do të binin në gjak ata vetë. Se Kanuni, more zotni, s’ka pasë si me i pa tana gjanat si kishin me ndodhë.
52. Ograja a Fatimes
Kisha pyetë sa herë të moshuemit pse quhej ashtu ajo ograjë, po asnjeni nuk më ishte përgjegjë, sikur i bezdiste kambëngulja ime e kotë. Ma kthenin shkurt: Ashtu i thonë – dhe kaq.
Mirëpo një ditë, tue ndejë me një shok në kodrën e vogel aty përballë ograjës, kalon një plakë e tue shikue herë andej e herë këndej, na drejtohet ne:
– A e dini pse quhet Orgraja e Fatimes kjo?
– Jo, – iu gjegja shpejt unë pa shumë shpresë se ajo do të na jepte edhe përgjigjen.
– Ka qysh në kohë të turkut kjo, kaherë fort – foli plaka tue u mbajtë për shkop, sikur donte ta ngulte në rrugën e Milotëve, që ndan kodrinën me ograjën – Një oficer i ri, që komandantonte Sarajet, një që me iu randë tokës, tue dalë një ditë prej Lezhnje, rrëmben një vajzë prej Shehri, shtëpije të sojme, Fatime i paskan thanë, e maje kalit e drejt e për në Dajç. Kur mrrinë bash këtu ku jam unë, vajza hidhet prej kalit t’oficerit e vetimë e në ograjë, që aso kohe ka qenë si pyllë
Rrëfime zadrimore
e vërtetë. Iu vunë mbrapa turqit, shti në pushkë me e friksue, e rrethuen ograjën anë e kand, po vajzën nuk muejten me e kapë. Ishte edhe tue ra nata e vajza nuk dukej kurrkund. Atëherë ky oficeri komandar çoi në kambë tanë Dajçin e u tha: O ma gjeni deri nesër nadje, o ka një në ditë prej jush kam me e pre. Dajçasorët e gjetën vajzën, po në vend që me ia dorëzue oficerit turk, e fshehen në Nënshat te Ipeshkvi, po përditë vazhdonin me kërkue në ograjë e në pyjet mbarë. Dikur i thanë oficerit: Tash, efendi, mundesh me ba çka të duesh, po vend pa kërkue nuk kemi lanë e nuk mund e gjejmë. Si duket e ka hupë Zoti nën dhe. Dikur edhe ai e kuptoi se ishte e kotë me shpresue ma. Vajza ndej nandë muej e fshehun, deri sa e larguen atë oficerin diku kah Manastiri. Prandaj edhe i ka mbetë emni Ograja e Fatimes.
53. Xhurdini
Motit të gjithë burrat dimnit vishnin xhurdi shajaku se të mbante ngrohtë. Sipër shpinës xhurdini kishte edhe një fletë jo fort të vogël e me thekë bukur të gjatë. Rrallë e hidhshin mbi krye me u mbrojtë prej shiut, se fleta e xhurdinit me theke mbi krye ishte shej i keq: e hidhnin ashtu kur vdiste kush e kur i afrohehsin shtëpisë së të shuemit, fillonin me e vajtue:
I mjeri unë për ty, o vëlla, I mjeri un-o, i mjeri un-e! Ishte taman një vaj i thekshem me të ngjethë mishin e trupit. Një ditë vjen ky Lazër Vokrri prej Hajmeli e drejt e te shtëpia e Lacukëve. Sa i afrohet derës së oborrit, hedh fletën e xhurdinit mbi krye e ia nisë vajtimit: I mjeri unë për ty, o Kin Lacuku,, I mjeri un-o, i mjeri un-e!
Rrëfime zadrimore
Të çohen të shtëpisë të trumhasun, se Kini kishte shkue nadje në treg të Shkodres e menduen se ç’gjamë u kishte ndodhë. Ku qe, Lazër Vokrri. Disi u qetësuen, se ia dinin lojnat e randa që bante ky Lazri.
– Lazër, more!? – nuk muejt me ndejë pa britë një grue – Çka asht kjo gjamë që po na ndjell?! Lazri e hoq fletën e xhurdinit prej kreje e i qetë u drejtohet të shtëpisë:
– Paj ky Kini, sa herë vdes dikush, më thotë se nuk ka në Zadrimë një që vajton kaq bukur si ti. Ia kam dhanë fjalën se do të vajtoj edhe në dekë të tij, po unë nuk di a dal kësi dimni, pse nuk po jam hiç mirë, e desha me e mbajtë fjalën.
54. Shnjoni
Natën e Shnjonit tanë Zadrima merrte zjarr. Dilnin fëmijë e të rijë maje kodrash e kush t’i bante vandakët e bykut ma të mëdhej, u jepnin flakë, i sillnin vrangull që flaka të hapej sa ma shumë, e dukeshin prej Nenshati në Dajç, prej Dajçi në Blinisht e kështu mbarë Zadrimës. Një herë, në kohë të Nemces, më kanë thanë, pra Natën e Shnjonit, dajçasorët mbetën keq. Po shikonin drejt Baqlit ku kishin ba një flakada që me shndritë Kallmet e Mjedë.
Ata po, ua kishin hjedhë të gjithëve. Të nesërmen u muer vesht se ai flakadani në Baqel nuk kishte qenë shrregull, po ishte djegë shtëpia i Lec Palushit, kurse tanë katundet kishin kujtue se kishte qenë shrregull Shnjoni.
– Ani, të paktën një natë, – tha ky rrezikziu Lec Palushi – Baqli ua mbylli gojën të gjithëve.
Rrëfime zadrimore
55. Veshllapushi
Dimnit, vinin shkodranët me gjuejtë në Zadrimë; merret vesht, ata që ia kishin ngenë. Gjojë po sa të duesh. Fushat përmbyteshin prej Drinit, Gjadrit e prrojve të Anës Malit, kështuqë, sidomos lepuj e dhelpna, dimnit strehoheshin ne pyje e orgraja të kodrave. Kishte mandej edhe rosë e patë a po do. Një tregtar kishte marrë për herë të parë në gjueti edhe të birin, që e kishte njitë në shkollë të nalta në Austri. Ky, çizmet e lustrueme deri në rrazë të kofshëve, lëpi flokët si gratë, një veshllapush, ditën e parë e mori me bezdi gjojën. Mirëpo kur pa të atin e shokët e tij dajçasorë sa gjah banë atë ditë, i hyni inati me vete. Të nesërmen u mundue edhe ai me zanë shtigjet ma të mira, po tue u ruejtë ferrash e balte. Aty kah cila, sheh një lepur të madh tek po zbret kodres qetë qetë, e ky, pa një pa dy, merr shej e ia zbrez te dyja plumçet e të bërtet:
– E vrava! E vrava! Kam vra një lepur të madh që mos me t’u besue!
Vrapojnë gjuetarët, po çka me pa: kishte vra gomarin e Llesh Gegës. Burrat shtangën. U vinte ma keq për kafshën e shkretë,
se sa për damin.
– Ani, ia paguej unë Lleshit– tha Zekë Paloka. Mandej, si ia nguli fort shikimin djalit veshllapush, i thotë të atit:
– Nuk ka pasë faj. Edhe ky veshët e gjatë i ka. Mos na e merr ma në gjueti, se po na e ngatrron ndoj qumshtor, se veshët të gatrrojnë, lum zotnia.
Rrëfime zadrimore
56. Nuk muj me i vra
Gjon Gjyshani kishte tre djem e një vajzë. E vajza ishte ma e vogla. I donte delmtë Gjoni, si i do çdo prind, po mbi vajzën e vetme nuk vinte asgja. Po ja që erdhi një ditë e vajza u rrit: ishte po lulja ma e bukur në breg të Drinit e përtej tij. Një të hanë, aty pak para mesdite, vajza kishte shkue me mbushë uji, se do të ktheheshin baba e vllaznit prej are e të gjenin në mos tjetër pak uji të freskët në atë ditë qershori me djegë edhe gurin në mal të Kakarriqit. Kur qé, kalon atypari maje kali Matia, ai nipi i kojshisë
së tyne, që e kishte ndesh edhe sa herë të tjera: shpatullat gjanë mos me e zanë dera, me perçen e gjatë të flokëve që i lodronte mbi shpinë dallgë – dalllgë e si ar, si i mbanin asokohe flokët burrat, gjoksin gati përjashta, pse e kishte hapë krejt këmishën e bardhë si borë Cukali. I ra kotrova prej dore e u ba copë-copë. E kuqja që i përshkënditi fytyrën e bani edhe ma të magjishme se e kishte falë Zoti. E ky Matia, që rrekej mbas Lenës qysh sa e kishte pa për herë të parë, nuk humbi kohë e po i thotë vajzës: – Nesër nadje, kur të dalin burrat në arë, të pres te fojleta e Margegajve.
Djali e nguci kalin ma fort e u largue, po Lenës s’i pat ma zemra paqë. U takuen të nesërmen, u takuen prap e prap, e mbas dy
muejsh baba i Matisë i çoi dajen e vajzës me e kërkue Lenën për djalë. Gjon Gjyshani i preu drutë shkurt: Edhe magjypit ia jap,
e atij jo! Të kishte ardhë qysh në fillim i ati me ma kërkue, jo tash që m’i ka nxjerrë namin e zi vajzës e ma ka trullosë që, të mos e kisha të vetme, bash i kisha pre kryet! U munduen grue e vllazën me ia mbushë mendjen, po Gjoni nuk hante pykë. E vajzës i doli hakut: Shkove ma me të, të dyve do t’u vras. Mirëpo Gjoni i kishte ba hesapet pa hanxhinë: vajza e donte e vazhdonte me u takue me Matinë. Si marrìa e kohës, Gjon Gjyshani kërkoi një mirditor që
vriste me pare, i rrahi pesëdhjetë napolona në dorë e i tha: Kur të kesh krye punë me ta, ke edhe njëqindë të tjera! Mbas dy ditësh ky Ndreca, si quhej ai mirditori, i gjet “tue kërkue mollë”, si thonin dikur, prap nën hije të fojletës së Margegagjve. I kundroi prej jo fort larg e mori shej në ta.
Po kur mori shej, desh me i pa edhe pak, e mbas kund një minuti uli pushkën: çift ma të bukur nuk kishte pa në jetë të tij e iu duk çarku i pushkës mos me muejtë me e terheqë dy pendë qè.
U mendue e u mendue, e ma në fund u kthye te Gjon Gjyshani: Qe pesëdhjetë napolonat që më dhè mbramë. Nuk muj me i vra. I ka falë Zoti që me i marrë sytë edhe diellit. Mos hy në gjynah me ta – i tha e iku ky Ndreca. Po Gjon Gjyshani e kishte mendjen tershanë: E martoi vajzën me një burrë të vej në Kallmet e Matisë nuk ia dha.
Rrëfime zadrimore
57. Bora
Dasmat, si dihet, dikur motit janë ba ma së shumti në vjeshtë, pse atëherë punët e shumta mbaronin, rakia piqej, mishi ishte ma i majm, as nxehtë e as ftohtë. Mirëpo Gegë Martinit i erdh puna me ia marrë nusen djalit aty kah fillimi i dhjetorit. U hipen krushqit kuajve, krushkapari deverin para vedit, kali i nusës mbas tyne, e drejt e te miku në Piraj. Koha nuk premtonte për mirë e miku nuk i mbajti shumë, edhe pse gatitë ishte me tana të mirat me i pritë.
Sa tue iu afrue Blinishtit, filloi me reshë borë, një borë e egër, e ftohë me të pre fytyrën, po aq e shumtë sa mos mos me të lanë me pa krushkaparin. Të veshun mirë ishin, hangër e pi dy herë, po të ftohtit u ba aq i idhtë, sa burrat filluen me u dridhë. Nuk shkoi shumë e duvaku i nuses u ba si një mullar i vogël me borë pse ajo e mbante trupin drejt e pa lëvizë kurrnjëgrimë, si të ishte e ngulun maje kalit. Njeni prej kumbarëve, tue dashtë
e saj me të marrë sytë. Krushqit shtangën. Kishin ndigjue se Gegë Martini po i merrte djalit një nuse mos me ia gjetë kund shoqen në mbarë Zadrimë, po jo se ishte asi bukurie që me shndritë përreth e me ba edhe borën me u shkri. Kumbara u ngut me kapë duvakun, që padashtë e kishte shkelë e ishte përbaltë, e tue pa ashtu të zhyem, flet ky Vasë Filipi, një hokatar që me të ba me të dhimbtë barku prej gazit:
– Paj, në daçi me mbrri në Dajç pa u ngri si hejt e kallnorit, lenje zbulue njat nuse e të nxehena pak.
Rrëfime zadrimore
58. Kullota e pashkelun
Kishte do kohë që Leka i çonte delet larg e ma larg. Thuhej se dikush zbriste prej Kodheli e i “kulloste” me të.
– Po ti, mor, – i thonin shokët, – a nuk u dalin deleve tueja tanë këto livadhe?
– Sa ma e parrahun kullota, aq ma e mirë asht – u gjegjej ky e vazhdonte me tufë përpara. Një ditë iu vu mbrapa Preka, larg e larg, pa u dukë, deri sa Leka ndali delet në një livadh të vogël buzë Pyllit të Njelmë. Prit e prit, kund mbas nja dy orësh, Leka i la delet vetëm e u fut në pyllë. Preka nuk e ndoq mbrapa, nuk iu duk punë e bukur, se e dinte “ç’kullotë” po kërkonte; doli lehtë lehtë, i vuni delet përpara, e hiç i zoti. Thellë paska shkue, mendoi, sa nuk
ndjen se po i marr delet. Kur erdh vakthi me i kthye bagëtinë në shtëpi për zheg, shohin Leken tek kthehej pa u ngutë hiç.
– Ku i ke delet, more? – i bëzajti njeni prej barijve.
– Do të kenë shkue në shtëpi – iu gjejg Leka pa e prishë terezinë.
Mirëpo ky shkoi në shtëpi e delet kurrkund. Atëherë u doli prap përpara barijëve të tjerë që po vinin me gja e u thotë:
– Ku m’i keni fsheh delet?
– Na? A je mirë me mend të kresë ?! Ti nuk i kishe delet me ne. A i kishe çue tue kërkue kullotë të pashkelun?
– Tash leni hoket e më thoni ku i kam delet, se kullotë të pashkelun kërkon bariu, jo delet. U ndodh aty rastësisht një plak, që kishte ndigjue biseden e djelmeve e po i thotë ky Lekës:
– Mos të rrejë mendja, mor djalë, se gjen në pyllë kullotë të pashkelun. Ato të pyllit janë të shkeluna e të stërshkeluna.
Rrëfime zadrimore
59. I marri
Kolë Temali u kthye prej Ulqini i luejtun mendsh. Kishte qenë dikur student në Gjimnaz të Shkodres, mendaj, në pushimet e verës të vitit 1943, kishte dalë partizan. Mbas dy muejsh e caktuen komisar batalioni. Nga janari i 1945 e deri në vjeshtë nuk u muer vesht asgja për të. Thuhej se kishte kalue me brigadat në Kosovë e mandej ishte kthye në Mal të Zi. Se çka kishte pa në Ulqin, nuk dihet, por kur u kthye në shtëpi ishte i luejtun mendsh dhe kishte frikë jashtë mase prej gjamëve e vetimave.
– Kolë, – i thonin bashkfshatarët,- pse ke kaq frikë?
– Sonte do të vrasin edhe dyqindë të tjerë. Sa here gjemon e veton vrasin dyqindë vetë njëherësh.
– Kush i vret? – e pyesnin.
– Jooo, këte s’e di unë. Ncëk, ncëk, ncëk. Këte s’e di unë – thonte me nxitim dhe largohej me vrap. Kush nuk ishte përpjekë me e qetësue, se kur gjëmonte e vetëtinte Kola qante dhe tmerrohej keq. Kush nuk ishte përpjekë të kuptonte pse i kishte ai frikë ashtu gjamët, po
kur e pyesnin ai largohej me vrap, edhe natë të ishte, aq sa ndodhte që të tijët mezi arrinin ta gjenin mbas kushedi sa ditësh të fshehun në ndonjë pyll. Më1948, kur u prishen në mes tyne Tirana e Beogradi, Kola u duk se i kishte ma pak frikë gjamët e vetimat. “Ncëk, ncëk, ncëk, – thonte – tash nuk i vrasin ma. Tash
nuk i vrasin ma. Po kur e pyesnin përse tash nuk i vrisnin ma ata dyqindë të rijtë, ikte përseri me vrap dhe shpesh humbiste edhe për një javë të tanë. Por një ditë ai dëgjoi rastësisht një oficer që po fliste rusisht dhe e ngatrroj me serbishten dhe iku me vrap dhe
nuk u gjet ma.
Rrëfime zadrimore
60. Mësuese Ana
Ana e kishte mbarue shkollën e mesme dy muej mbasi i kishin pushkatue baben, pra më 1947. Kishin ende ndonjë napolon të hequn më një anë e disi ia dolën me jetue e ama, ajo dhe dy vllaznit ma të vegjël. Mirpo kaluen dy vite dhe puna nuk po shkonte ashtu si kishin shpresue, si kishte dëgjue ma të vjetrit në lagjen ku jetonte, në Arrë të Madhe të Shkodres: se do të vinte ky e ai e do t’i shporrte këta të Moskovit, si u thonin komunistave
që kishin ardhë në pushtet. Një ditë takoi një mësues gjimnazi që i kishte dhanë histori vitin e fundit e që tash punonte diku në Komitet me një farë përgjegjësie.
“Professor – i tha – Unë kisha me shkue me punue mësuese kudo, po ju e dini … punën e babës. Tash që u prishem me serbë, a thue mund të bahet gja me mue, se ai pse ishte kundër serbëve u pushkatue?” Profesori nuk foli për një kohë të gjatë, po as me u largue nuk po largohej. Kishte shtangë aty në mes të rrugës.
Mbas dy ditësh e thirren në Seksion të Arsimit dhe i thanë se e kishin emnue mësuese në … një fshat të Zadrimës, nuk e mori mirë vesht emnin, aq ishte e tronditun. Shkurt filloi punën pa vunue, sa rregulloi pak rroba dhe një kushri i saj e përcolli deri në atë katund. Ishte mësuese e vetme me katër klasë e me 32 nxanës gjithsej. Fshati ishte i vogël dhe i vorfën, po nuk e lanë që t’i mungonte asgja. I shkonin gra e burra, të rijë e të vjetër,
njëlloj ishte, njëlloj e trajtonin, gjithë dashuni e dhimbje. Një ditë, Gega, nxanës në klasë të parë, një djalë tepër i gjallë, po luente me një si rrasë të rrumbullakët e pothuej të sheshtë ku ishte vizatue diçka në mes kulshedres e një lloj zvarraniku të stërmadh .
– Çfarë asht ky, Gegë? – e pyeti ajo me kurreshtje.
– Komunist – iu përgjegj djali aty pë aty, pa mendue
gjatë, dhe vazhdoi të luente me rrasë. Mësuese Ana u përpoq ta bindte Gegën se nuk duhej të thonte ashtu, se ai vizatimi duhej të ishte i vjetër, shumë i vjetër, se kishte dëgjue që aty buzë kodre kishte relike me vlerë të madhe arkeologjike e se shpresonte që një ditë t’ia hynte edhe asaj pune. Vendosi ta përcillte Gegën në shtëpi e të njihej me të tijët, t’i porosiste të mos flisnin në sy të fëmijve se … Po kur mori vesht se Gegës i kishin pushkatue babën në mes të fshatit e në sy të tij, edhe pse ishte vetëm pesë vjeç, atëherë iu ba lak në fyt e nuk nuk nxori një fjalë. Të nesërmen erdh një djalë i ri dhe i tha se e kishin caktue
në vend të saj, kurse ajo transferohej në Mirditë. Kishin kalue plot dymbëdhjetë vite që atëherë, shtatë të fundit në Burg të Burrelit.
Rrëfime zadrimore
Kur një ditë, siç ndodhte tepër rrallë, dhanë urdhën që edhe kapanoni i grave të kalonte në oborr të madh ku ishin burrat. Duhej të ishte një ngjarje e veçantë. Sa kaluen njëzet e një gratë atje, e moren vesht pse i
kishin sjellë aty: do të pushkatohej një dalë i ri. Kishte ra një heshtje vrastare. E sollen djalin, dy meter burrë, lidhun duersh, e
mbështetën për mur, e si me tallje, i tha Komandannti i Burgut:
– Cila asht kërkesa jote e fundit?
– Mësuese! Mësuese Ana! – thirri ai – A të kisha thanë se
ajo kulshedra asht komunist? Dhe qeshi me të madhe. U dëgjua breshnia e armëve dhe djali ra si këputet një lis. Aty në ballë të burgosunve ra edhe ajo, mësuese Ana, e nuk u çue ma. As njenit e as tjetrit nuk u dihet vorri.
z. Daniel Gazulli
DHUROI KET VEPER ETNOGRAFIKE
zadrime.weebly.com


Leave a Reply