![]()
Plotë 17 prej 59 universiteteve private në Shqipëri i është vënë kyçi nga qeveria shqiptare pasi nuk plotësojnë kriteret.
Në Shqipëri në ditën që nisi plotësimi i Formularit A2 nga maturantët, ku universitetet private shihen si një alternativë studimi, qeveria ka krasitur 30% prej tyre.
Plotë 17 prej 59 universiteteve private i është vënë kyçi nga qeveria shqiptare pasi nuk plotësojnë kriteret, si dhe 6 filiale të universiteve publike do të mbyllen.
Për 13 ëshë propozuar pezullimi i aktivitetit, dhe për po aq janë vënë kushte që do ti mundësojnë vazhdimin e veprimtarisë.
Lajmi është bërë i ditur sot në prezantimin e raportit të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë, i cili zbuloi se të paktën 70.5% e tyre nuk plotësojnë kriteret ligjore.
Gjëtë këtij aktiviteti u bënë publike edhe emrat e Universiteteve të cilët rrëzikohet të mbyllen dhe atyre që do t’i pezullohet liçenca.
Në konferencën e organizuar në sallën “Iliria” të godinës së Kinoklubit në Qytetin Studenti në Tiranë, merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Reforma në arsim, një nga premtimet më të mëdha të qeverisë, sipas kryeminstrit Edi Rama ka hyrë në rrugë të mbarë.
Propozim për heqje licence
1-Universiteti Kristal
2-Universiteti Vitrina
3-Universiteti i Lartë Elitë
4-Universiteti Planetar i Tiranës
5-Justiniani i I
6-Medicadent
7-Institucioni i Arsimit të Lartë “Gjon Buzuku” Shkodër
8-Akademia e Ndërtimit Tiranë
9-Akademia e Studimeve të Aplikuara Durrës
10-Akademia Pedagogjike Tiranë
11-Shkolla e Lartë “Nëna mbretëreshë Geraldinë”
12-Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
13- Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës
14-Kolegji profesional i Sporteve, Fier
14-Shkolla e Lartë “Illyrija”
16-Kolegji profesional “Aldent” Shkodër
17- Kolegji profesional “Medicom”
Do t’i propozohet Këshillit të Ministrave ti pezullohet aktiviteti këtyre institucioneve arsimore:
1-Akademia Profesionale e Biznesit
2-Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent & Partners”
3-Kolegji Profesional Privat “New Generation”
4-SHLAP “Pavarësia” Vlorë
5-SHLP “Hëna e Plotë” (Beder)
6- SHLP “Logos”
7-SHLUJ “Justicia”
8-SHLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
9-SHLUP “Ëisdom University”
10-Universiteti “Aldent”
11-Universiteti privat “Albania University”
12-Universiteti Kanadez i Tekonologjisë
Propozim për mbyllje të filialeve të Universiteteve Publike
1-Akademia e Arteve Shkodër
2-Filiali Kukës, UT
3-Filiali Sarandë, UT
4-Filiali Peshkopi, UAMD
5-Filiali Pogradec, UK
6-Filiali Lushnje, UBT
Rama: Diploma, copë letre që blihej me para
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sistemi arsimor ishte kthyer në një skemë piramidale mashtruese, që çonte dëm investimet e familjeve shqiptare. Duke shprehur keqardhje për investimin e tyre, kryeministri deklaroi se qeveria e mëparshme blinte me qetësi paratë e prindërve, me diploma që s’kishin asnjë vlerë, por ishin thjesht copa letre.
“I kanë vjedhur paratë sipas një skeme piramidale mashtruese. Ne ishim në dijeni për këtë situatë në sistemin e arsimit të lartë, prandaj kemi nisur një operacion rrënjësor për kontrollin e ligjshmërisë së universiteteve. Përtej vetëdijes të krijuar në distancë, rezultatet e këtij kontrolli, bazuar në legjislacionin përkatës, ligjet e miratuara nga qeveria paraardhëse janë rrëqethëse, në formë dhe përmbajtje”, tha Rama.
“Qeveria e mëparshme blinte me qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithçka kanë për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesën për punësim. Në vend është prodhuar një nivel i lartë arsimor por jo profesional. Dhjetëra mijëra familje të investojnë për të mbajtur qeverinë rehat. Diplomat ishin kthyer në copa letre që paguheshin me para”, tha kryeministri.
Gjatë prezantimit të raportit të ligjshmërisë së universiteteve, Rama bëri me dije se qeveria ka marrë përsipër kthimin në kuadrin ligjor të universiteteve mbi bazën e meritës dhe konkurrencës:
“Kontrollit të cilësisë do t’i nënshtrohen të gjithë njëlloj shtet dhe privat. Do të shkojmë përpara sipas meritës. Ky kontroll bie ndesh me një filozofi skandaloze e të kaluarës dhe vendos elementin e konkurrencës dhe meritës për të gjithë njësoj”.(INA)


Leave a Reply