
Pse ikun poetët kështu nga kjo jetë
krejt pa pritur fare pa na përshëndetë,
vargjet ua lënë zogjëve për kujtim
e në heshtje nisen rrugës për në amshim!
Vallë pse poetët po na ikun me të madhe
mos janë mërzitur nga kjo jetë plot halle?
Apo ndoshta po i kaplon thellë në shpirtë mërzija
pse nëpër luftra po masakrohen fëmija?!
Pse kështu u ndave poeti Cakolli
cili engjëll në krahë përjetësisht të morri?
Mos vallë vetë e lute ti Perendinë
të jeshë për këtë festë me engjëjt në amshim!
E di se të dogji thellë në shpirtë ty malli
e ke shprehë në vargje me lotë mërgimtari,
i lehtë ty të qoftë dheu i Kosovës loke
për jetë do të kujtohet vepra e fjala jote!
Pusho ti i qetë në ato lëndina
me mikun e madhë poetin Podrimja!
Vargjet që ua latë zogjëve amanet
do të recitohen nga brezi në brezë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Makfire M Canolli”


Leave a Reply