
”Ju po përpiqeni që të shkëmbeni “bukurinë” me “paratë.” Pra, personi A siguron bukurinë dhe Personi B duhet të paguajë për këtë bukuri. Por këtu ka një problem të pakorrigjueshëm: Bukuria juaj do të zbehet, por të ardhurat e mia nuk do të ulen pa asnjë arsye të fortë. E vërteta është që paratë e mia mund të shtohen vit pas viti, kurse ti nuk mund të zbukurohesh me kalimin e viteve”, përgjigjej biznesmeni
Një grua në një faqe “dating”, kërkon një burrë të pasur. Ja se çfarë shkruan ajo:
Do të jem e sinqertë në atë që do të them. Mbush 25 vjeç këtë vit. Jam shumë e bukur, kam stil dhe shije të mirë. Dua të martohem me një djalë që të bëj të paktën 500,000 dollarë në vit ose më shumë. Ju mund të thoni se unë jam “hamëse e madhe”, por në New York, një rrogë vjetore prej 1 milionë dollarësh, konsiderohet si klasë e mesme.
Kërkesa ime nuk është aspak ekstravagante. A ka ndonjë këtu që paguhet më shumë se 500,000 dollarë në vit? Apo jeni të gjithë të martuar? Unë isha e interesuar që të dija se çfarë duhet të bëj që të arrij të martohem me një të pasur si puna juaj?
Nga të dashurit e mi të kaluar, më I pasuri paguhej 250,000 dollarë në vit. Por nëse dikush me këtë rrogë do të vendoste të jetonte në një zonë rezidenciale të shtrenjtë në perëndim të New Yorkut, kaq para nuk do t’I mjaftonin.
Unë po ju kërkoj përulësisht që të më thoni:
1) Ku mblidhen më shumë beqarët e pasur? (Ju lutem më bëni një listë të bareve, restoranteve apo palestrave?
2) Çfarë grupmoshe duhet të jetë pikësynimi im?
3) Pse shumica e pasanikëve I kanë gratë me pamje normale dhe jo shumë interesante, por prapë arrijnë të martohen me njerëz me para?
4) Si arrini të vendosni se cila është material gruaje dhe cila është material dashnoreje?
(Qëllimi im është të martohem)
Zonja e Bukur
Ja dhe një përgjigje filozofike nga Drejtori Ekzekutiv i bankës J.P. Morgan
E dashur zonja e Bukur,
E lexova postimin tuaj me kuriozitet të madh. Jam I sigurt se ka shumë vajza që ndajnë të njëjtin shqetësim me ju dhe kanë të njëjtat pyetje. Ju lutem, më lejoni që të analizoj situatën tuaj si një investitor profesional.
Rroga ime vjetore I kalon 500,000 dollarët në vit, që pak a shumë përputhet me kërkesën tënde dhe në këtë mënyrë kushdo do të bindet që nuk po humb kohë kot duke shkruar këtu. Nga këndvështrimi I një biznesmeni, të martohesh me ju është një vendim I gabuar. Përgjigja është shumë e thjeshtë, ndaj më lejoni t’jua shpjegoj:
E thënë haptaz: Ju po përpiqeni që të shkëmbeni “bukurinë” me “paratë.” Pra, personi A siguron bukurinë dhe Personi B duhet të paguajë për këtë bukuri. Por këtu ka një problem të pakorrigjueshëm: Bukuria juaj do të zbehet, por të ardhurat e mia nuk do të ulen pa asnjë arsye të fortë. E vërteta është që paratë e mia mund të shtohen vit pas viti, kurse ti nuk mund të zbukurohesh me kalimin e viteve.
Ndaj, nga pikëpamja ekonomike, unë jam një aset i vlerësuar, ndërsa ti je një aset I zhvlerësuar. Nuk është një zhvlerësim normal, por një zhvlerësim me një rritje të shpejtë. Nëse bukuria është aseti I vetëm që keni, vlera e saj do të përkeqësohet pas 10 vjetësh.
Në terminologjinë e Wall Street-it, ne themi se çdo shkëmbim ka një pozicion. Të shoqërohesh me ju është gjithashtu një “pozicion shkëmbimi”. Nëse vlera e shkëmbimit bie, ne e shesim atë dhe nuk është një ide e mirë që ta mbajmë për një kohë të gjatë. E njëjta gjë ndodh edhe me martesën. Ndoshta ju dukem shumë arrogant, por që të marrim një vendim të mençur, çdo aset me zhvlerësim të konsiderueshëm, duhet të shitet apo të jepet me “leasing”. Kushdo që paguhet mbi 500,000 dollarë në vit nuk është budalla: Ne do të kishim zënë dashnore një vajzë si ju, por nuk do të martoheshim me ju. Do të të këshilloja që të mos kërkosh më për “mënyra” se si të martosh një burrë të pasur.
Dhe meqë ra fjala, ti vetë mund të bëhesh e pasur e të paguhesh më shumë se 500,000 dollarë në vit. Ke më shumë shanse kështu, sesa të gjesh një milioner budalla.
Uroj që të të kem ndihmuar sadopak
Drejtori Ekzekutiv/ J.P.Morgan
(Burimi: www.worthytoshare.net)
faktinews.com


Leave a Reply