Vrite vetmine
Ej ti
Grise kete nate te vetmuar
E lere ate copez te vjeteruar
mengjezi ,
mbi shpirt te me ndricoje
Mbi krahte e nje agimi shume ngjyresh
Nxito drejt zemres time!
kam lene hapur nje dritare
Ku kanatat e shqyera vajtojne..
Ej ti!
Vrite vetmine
Kete fantazem,
qe me dhembet e harrimit
shpirtin tim kafshon
Dhe.eja!
ta kam lene hapur dritaren
Se neser do te jete vone..
Radiografia
Brinjet e mia
Jane bere shoshe
Nga rrezet e tua..
Atje
Syri i hetuesit ,
me ndiqte pas kudo,
si rreze rontgen
Ne trurin tim kishte zbuluar
virusin e trasheguar
Antikomunist!
Ne formen e plumbit,
ne formen e thikes
rrezik imperialist!
Edhe sot ketej..
Ky sy me eshte prane
Here vjen si mik i betuar
here djallezor i zemeruar
Here si “demokrat ” i perbetuar..
E here mbi dallgen shaluar…
Si”dipllomat”vjen, me rreze dielli ndricuar
Gjithnje po ai “SY!
Po ai mallkim..
Po ajo cmire..
C’ndryshoi te ty o njeri i vendit tim ?
Po te ti shpirti im?
Lutje Zotit
O Zot!
Bekona!
I perjetshem do te jesh per mot!
Meshirona!
Na hidh shi ne shkretirat
e Globit te shpirtit!
Te perunjemi!
Mekatet na fal!
I plotfuqishem degjoje lutjen time
Eshte lutje me pergjerime;
se lindem ne vendin
ku JUDA i gjalle
Solli vdekje
Dhe mijra shkaterime
O Zot!
Bekona
Pastro njerezine nga ligesite
Ty te kemi shprese
Ty te kemi jete..
Ne planetet e tjera bie shi..
Kurse atje larg
Planeti im buze thare
Mediton ne shkreteti ..
O Zot!
Nje pike lot!
Fragment nga libri Mbretëresha e Diasporës Shqiptare
Poezi dedikuar Vitore Stefa Lekës
Poezia e ëmbël e Vitore Stefa Lekës ka vite që na ka bërë për vete. Ajo më mirë se kushdo, nëpërmjet vargut të saj shpreh plot ndjenja atë liri të mohuar në vite, të cilën diktatura ia rrëmbeu padrejtësisht, asaj dhe tërë familjes, duke ia pushkatuar edhe të jatin pa faj. Shpirti i saj poetik është lidhur një me atdheun për të cilin ajo në këto vite emigrimi është shkrirë në hallet e emigrantëve si një
bamirëse me përmasa kombëtare. Në krijimet e saj poetike, ajo këndon për lumturinë e Atdheut. (Petraq Pali). Janë këto disa vargje kushtuar motrës sonë të madhe e të dashur, vullkan që meriton më shumë, por le të më falë që unë shprehem kaq thjeshtë, sepse s’jam poete, por janë fjalet e nxjera nga zemra (teutatshqiptarenbote, 7 dhjetor 2005)
Në kërkim të ngrohtësisë
Ti linde e dashur, atje ku dielli lind
E bukur, e mirë, e
ëmbël në çdo ind
Ti mbas diellit rende si shpend i lirë
E dielli digjte por ti pate mbërdhirë
Ah ky diell që s’të ngrohu kurrë
Në vendlindjen tënde plot me gurë
Ty st’të ngrohu as në mesditën e ngrohtë
E si do të ngrohë në mëngjesin e ftohtë
Në perëndim ngrohtësinë e tij e poqe
Atje fillove të këndosh si kanarinë
Që le kafazin dhe gjen lirinë
Por dëshirën tënde fort mirë ta di unë
Se tin ë perëndim nuk do rrish shumë
Atje në lindje është e jotja lumturi
Që emrin e ka nënë Shqipëri
Ti atje do të shkosh një ditë
Kur të ketë vetëm re, por dritë
Poshtë Novi Pazarit te Preveza
Një ditë do të ketë Diell e jo re të zeza
Agim Bacelli
Vitores
(me shume dashuri me rastin e ditelindjes)
Ti me ngrohe shpirtin, syte e tu te thelle,
Shkunden, levizen te perjetshmen qetesi.
Mbushen hapesiren, tinguj te ylberte,
Ah, fjalet e tua, me te zemres dashuri!
Ti vajza ime e vogel, e bukura, e trishtuar,
Ti motra, shoqja, nena me shpirtin e madh!
Sa here te erdha me lote dhimbjesh renduar,
Perhere nga syte e tu copa qielli kam marre!
Endrra jote mbeti udhesh jete e coptuar,
Shkelur e pergjakur prej mizores kembe.
E ngrite ti cope-cope zemershtrenguar,
Por ne drite te shpirtit thure vetem kenge.
Te kendofte zemra perhere rreze dielli,
Se na ngroh te gjithe e na mban ne gji.
Xhakete e kuqe mbi supe, varur
mbeti,
Qe t’na mbledhe perreth, plot dashuri.
Ejvis-Maria Xhajanka
Me respekt per motren tone
Kush te njohu dhe s’te c’moi…
Kush te pa t’falenderoi
Ke s’ndihmove e uruar
Moj shqiptarja e bekuar!
Shkojne vitet pale e rradhe
Plakjen kurre s’ke per t’a pare…
Ti ke lindur per te mira
Moter e nene Vitoria!
Je dhe mbetesh Miresia !
Petraq J. Pali
Kushtuar patriotes se shumevuajtur
Vitore Stefa Leka
Disa gjera per ty si di
Te rrijme shtrember e te flasim drejte
S’ka si te njohesh nje njeri
Kaq large e kaq shpejte
Nuk e di cfar fytyre ke
Nuk e di sa e bukur je
Nuk e di a je e serte
A je e bute si fushe e blerte
Me “nuk di ” s’dua te vazhdoj
Ne anen tjeter do te kaloj
Shume te tjera une i di
Nga ato qe me ke thene ti
Nga ato qe kame degjuar
Dhe nga ato qe kam lexuar
Qe mendja jote ka prodhuar
Dhe dora jote i ka shkruar
Do te thuash ti cfar di?
Di qe ke vuajtur ne rini
Di qe linde prane nje lumi
Emrin ja thone Osumi
Di qe je nga Berati
Qytet buze lumit per se gjati
Shpejt jetime ti ke ngelur
Nga ca njerez “bukeshkelur”.
Aty ta vrane babane
Dhe ne jete te bene hatne
Nena jote e hidheruar
Te rriti duke u munduar
Di qe tani ne pleqeri
More fryme sic deshe ti
Por jo ne Shqiperi.
Ne vendin fqinj ne Itali
Ku atje shume po punon
Per kombin tone qe po renkon
Dhe se fundi ate qe di
Ajo qe ka me shume rendesi
Je humane je njeri
Zemra jote safi flori
Dora e mendja s’po te pushojne
Nate e dite po punojne
Ty te lumte te qofshim fale
Kombit i je bere hallall.
Rrofsh e qofsh per shume vjet
Kur punon njeriu vleka
Kur perpiqet per kombin e vet
Ashtu si ti Vitore Stefa Leka.
Vlashi Fili
Për Vitoren
Kam kaq vite që të njoh, e dashur Vitore, dhe jam tepër e prekur nga dhembshuria, dashuria dhe puna jote plot humanizëm për kombin tonë veçanërisht. Jam e lumtur që të njoh dhe disa fjalë që më dolën prej shpirtit po i çoj në këtë listë tepër simpatike dhe ky është krijimi im i parë për këtë listë.
Zemrën tënde e hape dhe e bëre det
Shqetësimet i bëre valë të bukura
Mes tyre le të lundrojnë me qindra vozitës shpirti
Ëndrrat e tyre i bëre jetë, s’i le të këputura
Lotin e tyre ti vetë e gëlltite
Detit tënd zemrës ja dhe
Dora jote ngriti të varfërin, të mjerin
Njeriun e harruar, të hedhurin përdhe
Ëndrrën e thyer si me magji ja ngjite
Vajzës a djalit rrrugës mbetur
Me shpirtin tënd të pastër i mëkove
Ti Nënë që për të vuajturit je tretur
Dashurinë tënde, oazë dhembshurie
E jep pa zhurmë por të
qindrafishuar
Prej meje del urimi i shpirtit
Vitore, prej Zotit qofsh e bekuar!
Merita Bajraktari-McCormack
Zonjes Vitore Leka
O e mira Zane e shqiptarise,
Kreshnike nene, qe kurre nuk plakesh,
Shpirti te ndrin si dielli lartesive,
Zemra porsi Ar` te shkelqen ne kraheror te Atdheut.
O Vitore Leka, o zonje Shqipetare,
Perjete qofsh e nderuar
Si mbese e Skenderbeut!
Buzeqeshja jote, zeri yt fisnik,
Cdo njeriu i dha shprese dhe dashuri,
Aty ne
deren tende, qe hapur e mbajte,
Buke dhe bese udhetareve u dhe gjithnje,
Ne Tryezen bujare plot me miresi!
Krah per krah me vllezer e motra shqipetare,
Si Teutat Iliriane, ti me shoqe perseri,
Lart e ngren ti zerin per ceshtjen Kosovare
Dyerve te botes troket e therret me gjithe fuqi!
Vargu yt i dhimbshem, plot mall e dashuri
Per atdheun ne vuajtje, per kohen qe aq dhembje kish,
Tregimi yt i rrjedhshem si ujvare ne male…
Aq bukur sjell ne kohe, madheshti dhjete fish!
Ti nuk ndeshkove kurre ata qe ty te vrane,
Ata qe ty ne oborrin tend te bene te qaje me lemeri…
Ata qe ty babane dikur ta paten vrare
Dhe jetime te lane te vogel, pa fuqi!
Ti fale aqe shume, sic falin gjithmone nenat,
Me shpirtin tend fisnik dhe zemren tende bujare,
Ti i fale sot kohes nje shembull plot me drite,
Si zonje e nderuar e botes Shqipetare!
Llemadeo
Një familje Atdhetare
Nje familje Atdhetare,
Zemerbardhe e bujare,
Berat, mehalle e madhe,
Patriote e sedretare.
Nje shtepi qe kish tre kate,
Vangjel Stefa “me Irate”.
Tete femij’ i kish te mbare,
Kostaq Stefa, “Yll i rralle”.
Gjeniu e trimi me palle,
Per memedheun kish rrare.
Satanai me te liqte,
Ja prene ne mest ate drite.
Male fusha e bregore,
Kostaq Stefa i pershkove.
Te tridhjete ne sup i more,
Nga nazistet i shpetove.
Qene bij’ te Amerikes,
Erdhen te sillnin lirine.
por kucedra komuniste,
Nuk e desh demokracine.
Me tre mars dyzet e tete,
Ne shtepi rra
nje termet.
Kostaq Stefen befasisht,
E prangosen ca te liq.
Dit’ e egerr me furrtune,
Dyer e dritare u zune.
Hyri brenda
eresira,
Ate dite’ u be minxira.
Zvarr e hoqen neper rruge,
Me zinxhire kemb e duar.
Ne qeli me terr, torture,
E gjakosen ate burre.
Me denimin kapital,
Kater bura u
denuan.
Satanai nuk i fal,
Me zinxhira u mbuluan.
Ky denim qe nje kalvar,
Aq’ i gjate e i pa fund.
Kostaq Stefa zemerzjarr,
mbeti burre e nuk u tund.
Nga bashkatdhetari i tij,
Mina Papajorgji
Lot i ndezur mbi flamur
Vitores në Triestë
Ne cdo skaj te kontinetit
Ne hapsira pa kufi
Nga Tirana ne Trieste
Dhe ne Prishtine gjendesh ti
Floke arte e zemer zjarrte
Neper vargjet enderrime
I mbledh tok zoqte e shqiponjes
Me flamur neper festime
Dhe kitaren se haron
Amanet ta la ushtari
Qe ne kosove e derdhi gjakun
E s’u kthye me se
gjalli
Nje pike loti per cdo feste
Mbi flamurin kuq e zi
Ndizet si nje drites liria
Mbi Kosove e Shqiperi
Kolec Traboini
Vitores!
Ku je ti eshte bujaria
Qe ti mike te ngushte e ke
Ku shkon ti lulezon poezia
Qe me te ti bashke ke le
Ku je ti eshte miresia
Se gjithkend ndihmon mbi dhe
Ku shkel ti mbin dashuria
Ne zemren tende ka fole
Kur je ti kendohet kenga
Shpirti yt vetem shpethen
Kur ti flet heshtja mbreteron
Se fjale te embela ti mekon
Kur ti nis e perkedhel
Hena dielli bashke del
Ngrohin ndrijne te dy toke
Se me ty jane gjithmone
shoke
Ku je ti ka harmoni
Ka respekt dhe dashuri
Oh, ku je ti lulezon shkretetira
Akulli shkrin ne atraktide
Kur je ti sfidohet erresira
Se je bere vec per te shendrit
Kur je ti vapa zvogelohet
Se nga bjeshka sjell freskite
Ku je ti dimri terbohet
Iken zhduket se ka frike
Ku je ti moj si manare
Trime e dashur dhe bujare
Zemer e bute dhe kanakare
Temperament dhe plot hajgare
Mereme Llubani
Një të nesërme
Neser do te jesh nje çast
Me afer thinjes
Me afer rrudhes brenga ndukur
Me zonje se zonjat,
Qe nga sjellja dhe fjala e bukur
Zbukurojne sot Ikonat…
Neser nje tjeter fjale mjalte
Nga goja do te nxjerresh,
Dora jote bujare e zgjatur
Me e bardhe se
meshira
Te miresise porte do mbaje hapur
Do ndaje te keqen nga e mira…
Neser, eh te nesermen
T’a uroj te bardhe
Si shpirti brenda teje
Me shume se madheshtore,
Ky urim vjen prej meje
E shtrenjta mikja ime Vitore
Me respekt per te nesermen tuaj,
Ilir Borova
Shpirti i saj është oqean!
Kushtuare poetes dhe patriotes,
Vitore Stefa Leka
Po e thur kete kenge
Per nje grua per nje nene,
Port e zemres hapur mban,
Shpirti i saj eshte oqean.
Ne c’do varg e ne c’do fjale,
Dhembje mban edhe plage,
Se ndien plaget e te atit,
Pushkatuar prej xhelatit.
Kostaq Stefa patriot,
Profesor ish/poliglot
Porse diktatre e eger,
Nuk i la as varr, as emer,
Ritej vajza n,ato vite,
Mes mjerimit dhe shperfilljes,
Poezine
kish ender te pare,
Porse endren keq ja vrane.
Shpejt u be nje nene e mire,
Ngushellim ju bene femijet
Erdhi dita kur shqiptaret,
Dermen diktatures dhane.
Udhen’ e hidhur te mergimit,
Mori dhe kjo nene mjerimi
Per nje jete me te mire,
Pa “lufte klasash” e zinxhire.
Dhe aty perteje detit,
Zemr’ e saj e madhe mbeti.
Per c’do shqipetar te mire,
Hapet porta, zemer e dlire.
E
ringjallur kete here,
Shpirt i saj si nje pranvere
Derdhet neper poezi
Me nje zjarr dhe me te ri.
Aty ehte ky shpirt i saj,
Shpirt i thelle si oqean.
I hap udhe miresise,
Paqes dhe dashurise.
Mina Papajorgji
Marre nga Arkivi
Leave a Reply