
Pret kjo gruaja në dritare
filloi – mallkoi -më s’ju durua.
ky burrë ziu u harrua fare
mjera unë, – “çorba” mu ftua.
Vet shkon edhe bën gallata
mua më lë punët dhe shtëpinë
më s’gatuaj, – as nuk laj pjata
shkoj qaj hall’ me mullixhinë.
Porsa burri nis imagjinon
dhe me mëndje thur ndonjë plan
e mira grua të nderon
ndër pesë komshij-gjashtë përlan’
Burrat me komshije tradhëtojnë
ndërsa gratë janë besnike.
por mos vallë po harrojnë
komshija është grua oj lum’ mike.
Këta burrat jan rezil fare
gratë, – të urta dhe punëtore
tradhëtarë të lidhjes bashkfshatare
apo të lidhjes bashkshortore ?
– Tradhëtarë dhe tradhëtore
ju fundërina të shoqërisë
maska juaj shekullore
qoftë mallkim i perëndisë.
Copyright-©-ArtanGjozi
Burimi – poeziartangjozi


Leave a Reply