Ambasadori palestinez në Beograd Mohamed Nabhan, në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit, ka deklaruar se arabët mbështesin Serbinë, dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve, e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, shprehet ambasadori Nabhan.
Sipas tij, zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta.
“Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izraelit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë”, thotë ambasadori.
Diplomati palestinez thekson se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës.
“Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet myslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione”, përfundon Nabhani.
/Shekulli Online/S.L./


Leave a Reply