DASHI
Dita e sotme do jete shume e cuditshme per te gjithe ata qe jane ne nje lidhje. Nuk do e kuptoni as vete se cfare do ndjeni dhe mund te mos dini cfare te beni. Menyra me e mire eshte te flisni me partnerin dhe t’ia shpjegoni gjerat me sinqeritet. Beqaret nuk duhet te krijojne lidhje edhe sikur t’iu jepen mundesite. Ne planin financiar do fryje nje fllad i favorshem. Mund te shpenzoni pak me teper.
DEMI
Pjesa me e madhe e cifteve do kaloje nje dite te mire dhe bashkepunimi do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Disa te tjere do marrin edhe vendime per te ardhmen. Beqaret do jene akoma me te privilegjuar. Mundesite per te gjetur personin ideal do jene te medha. Situata financiare do permiresohet ndjeshem. Degjojini me kujdes keshillat qe do iu jepen dhe nuk do keni as problemin me te vogel.
BINJAKET
Gjate kesaj dite do arrini ta bindni partnerin per gjithcka qe deshironi. Ai do ua plotesoje kerkesat vetem e vetem qe ju te ndiheni mire. Beqaret do jene joshes dhe sharmante. Perfitoni nga mundesite e mira qe do iu jepen per te krijuar nje lidhje te qendrueshme dhe afatgjate. Ne planin financiar nuk eshte momenti te nxitoheni apo te merrni vendime te medha.
GAFORRJA
Pasioni ne cift do te shtohet gjate kesaj dite dhe ju do ndiheni me mire se kohet e fundit. Edhe ata qe kane pasur probleme te medha do arrijne t’i zgjidhin sa hap e mbyll syte. Planetet do krijojne mundesite te shumta takimesh per beqaret. Shfrytezojini sa te mundni. ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshem. Po shpenzuar pa u menduar do keni probleme.
LUANI
Klima ne cift do jete shume e ngrohte gjate kesaj dite. Reflektoni me mire per gjithcka qe iu ka ndodhur kohet e fundit dhe mundohuni t’i pranoni gabimet tuaja. Beqaret eshte mire te qendrojne edhe sot vetem qe te mos perballen me zhgenjime. Financat do jene goxha te qendrueshme. Ju do keni mundesi te beni me teper investime dhe ta permiresoni buxhetin.
VIRGJERESHA
Kujdes me xhelozine e shfrenuar gjate kesaj dite. Nese tregoheni posesive partnerit mund t’i vije ne maje te hundes dhe te keni mosmarreveshje te medha. Beqareve nuk iu keshillohet te fillojne lidhje. Edhe pse do keni takime me shumice mire eshte te prisni edhe pak. Ne planin financiar duhet te tregoheni me realiste dhe te mos shpenzoni me teper sesa ua mban xhepi.
PESHORJA
Marredhenia juaj me partnerin nuk do jete shume e qete gjate kesaj dite. Nuk do bini dakord ne shume pika dhe kjo do sjelle debate. Kujdes mos e teproni. Beqaret do kene takime por nuk duhet te fillojne menjehere nje lidhje. Njihuni me mire me ata persona. Edhe pse jeni munduar te mbani te qendrueshme financat nuk do ia arrini qellimit. Kujdes me shpenzimet.
AKREPI
Nuk do jeni fare ne humor gjate kesaj dhe do debatoni per gjithcka me ate qe keni ne krah. Do kujtoni edhe disa pengje te shkuara te cilat iu kishin lenduar pa mase. Beqaret duhet te tregohen me te hapur ndaj takimeve dhe deklaratave te dashurise qe do iu behen. Do keni shume shpenzime te domosdoshme per te bere gjate kesaj dite dhe financat do dobesohen.
SHIGJETARI
Marredhenia juaj me partnerin do jete mjaft e qendrueshme sot. Do i harrini te gjitha problemet qe keni pasur dhe do filloni nje etape te re. Zemra e beqareve do te rrahe me fort. Personi qe aq shume keni enderruar do te shfaqet para jush dhe do ndiheni te plotesuar. Me financat situata nuk do jete shume e mire. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme.
BRICJAPI
Te shumte do jene planetet qe do kujdesen per jeten tua ne cift sot. Do ndiheni mjaft mire dhe pasioni do te rritet. Edhe ata beqare qe nuk duan te krijojne lidhje do jene ne medyshje gjate kesaj dite. Personat qe do iu dalin para do jene me te vertete interesante. Financat do jene goxha te qendrueshme. Gjithsesi mire do jete te mos beni shpenzime pa reflektuar mire.
UJORI
Do jeni me entuziaste sot ju qe jeni ne cift dhe kaloni momente te mrekullueshme prane partnerit. Ai do mundohet t’ua plotesoje te gjitha deshirat qe ju te ndiheni me mire. Beqaret ne pergjithesi do kene nje dite te qete. Nese dilni me miqte mund te takoni persona interesante. Te ardhurat do fillojne te permiresohen. Me ne fund do e gjeni menyren e duhur per t’i menaxhuar ato.
PESHQIT
Nese jeni ne cift duhet te tregoheni me te duruar dhe te mos kerkoni gera te pamundura. Mos kerkoni as qe partneri te qendroje 24 ore prane jush sepse ai do kete edhe gjera te tjera per te bere. Beqaret do e kene edhe sot te veshtire te gjejne nje person interesante me te cilin te krijojne nje lidhje. Financat nuk do kene asnje problem keshtu qe shpenzoni pa merak.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply