BRAZIL- Gjermania ka bërë historinë sonte. Përpos rekordit të Miroslav Klose ata kanë thyer edhe një rekord tjetër. Kjo është gjysmëfinalja me rezultatin më të thellë që njeh historia e Botërorëve.
Gjermania sot ka gjunjëzuar Brazilin me rezultatin e thellë 7-1.
Brazili e filloi mirë takimin, ndërsa gjermanët u nxehen pas pesë minutave duke shënuar 5 gola për 30 minuta.
Serinë e golave e filloi Muller në minutën e 11, e thelloi Klose në minutën e 22, ndërkaq dy herë shënoj Kross (24, 26).
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit ndërsa pjesa e dytë filloi më mirë për Brazilin ku Oscar, Ramires dhe Paulinho ishin pranë golit por nuk e lejoi Neur.
Pas këtyre mundësive të mira, Brazili uli ritmin e lojës ndërsa Gjermania shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë me anë të Andre Schurrle në minutën e 69, dhe atë më të bukurin e kësaj ndeshje në minutën e 79.
Brazili shënoi golin e nderit në minutën e 90 me anë të Oscar.
Prova e së martës mbrëma në Belle Horizonte mund të konsiderohet si një dramë kombëtare në vendin e “Sambës”, ndërsa dorashka është hedhur për Argjentinën ose Holandën, të cilat do të ballafaqohen 24 orë më pas për të përcaktuar finalistin tjetër të kësaj Kupe Bote.
Mbrëmje e magjishme për gjermanët, që tashmë kanë në gjirin e tyre edhe golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në Botërorë, Miroslav Klosen me 16 gola, por edhe kryegolashënuesin e “Brazil 2014”, Tomas Mylerin, me 5 gola, aq sa ka edhe kolumbiani James Roidrigues, por me lojtarin e Bajernit të Mynihut që mund të parakalojë nëse shënon në finalen e 13 korrikut në “Maracana”.
BRAZIL-GJERMANI 1:7
Golat: Oskar 89′ / Myler 11′, Klose 23′, Kros 25′, 26′, Khedira 30′, Shyrle 69′, 78′
BRAZIL: Júlio César, Maicon, David Luiz, Marcelo, Dante, Luiz Gustavo, Fernandinho (Paulinho 46′), Oscar, Bernard, Fred (Willian 70′), Hulk (Ramires 46′). Trajner: Luiz Felipe Scolari
GJERMANIA: M.Neuer, P.Lahm, J.Boateng, B.Höwedes, M.Hummels (P.Mertesaker 46′), B.Schweinsteiger, M.Özil, S.Khedira (Draxler 76′), T.Kroos, M.Klose (A.Schürrle 59′), T.Müller. Trajner: J.Löw
Gjyqtare: M.Rodríguez, M.Torrentera, M.Quintero
Kartonë të verdhë: Dante 68′
(d.d/BalkanWeb)



Leave a Reply