
Dy studente indiane të moshës 21 dhe 23 vjeç kanë krijuar një dispozitiv të ri kundër përdhunimit, që lidhet drejtpërdrejtë me pjesën e brendshme te pantallonave. Në rast të ndonjë agresioni, ky sistem dërgon një sinjal alarmi në rajonin më të afërt të policisë që, falë gjeolokalizimit, mund të ndërhyjë shumë shpejt.
Aktualisht rreth 200 rajone policie janë pajisur me këtë aparaturë. Ndryshe nga aparaturat e tjera, ky është më pak i kushtueshëm, në fakt kushton më pak se një euro, dhe bateria e tij ka një autonomi prej tre muajsh.
Të pyetura nga e përditshmja “New York Post”, dy vajzat e reja kanë shpjeguar se “për këtë aparaturë po mendonin prej shumë kohësh duke qenë shumë të tronditura nga ato histori të tmerrshme të përdhunimit në grup që ndodhin në Indi”.
Ndryshe nga getat me lesh të prodhuara në Kinë, kjo shpikje nuk ka për objektiv që të step përdhunuesin, por të lajmërojë në kohë autoritetet.
Ndonëse ka shumë vend për të dyshuar në faktin se përdhunuesi do t’ia mbathë kur të shohë aparaturën që tashmë e ka dërguar sinjalin në polici.
http://www.albnews.al/


Leave a Reply