![]()
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka informuar lidhur me protestën, duke theksuar se mbi 20 veta janë të plagosur nga radhët e protestuesve por edhe policisë.
Sipas zëdhënësit të MPB-së, Ivo Kotevski gjashtë persona janë arrestuar dhe se me ta po zhvillohen biseda informative. Njëri nga të plagosurit ka kërkuar ndihmë dhe është hospitalizuar në një nga spitalet e qytetit.
Por MPB theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar në protestën e dhunshme të lajmërojnë rastet. Jozyrtarisht mësohet se numri i të plagosurve është shumë më i madh sa që është raportuar, dhe se shumë protestues janë evituar dhe kanë përfunduar në klinika private, për shkak të plagëve të pësuara.
Zëdhënësi i MPB-së në njoftimin zyrtar i ka cilësuar protestuesit në mënyrë të madh huliganë që kanë vepruar në mënyrë ekstreme dhe aggressive, duke sulmuar me gurë dhe gjësende të tjera të forta pjesëtarët e policisë. MPB ka theksuar se nga protestat është dëmtuar Gjykata Themelore, por edhe filiali i Bankës Komerciale, një diskont mallrash dhe shumë makina private.
Raportohet se pas orës 16 është shpërndarë protesta dhe se policia po siguron disa zona që janë nevralgjike dhe kritike. MPB ka theksuar se formalisht nuk ka organizator të protestave, dhe se njoftimet dhe thirrjet ishin bërë përmes rrjeteve sociale. (INA)


Leave a Reply