Në listë janë yje të kalibrit të rëndë si Tom Hanks, Dustin Hoffman, Meryl Streep, Jeff Bridges, Ron Howard. Edhe pse mbreti ngelet Kirk Douglas.
Aktori i njohur, Danny DeVito është ndarë nga gruaja e tij pas 30 vitesh martesë. Aktori 67 vjeçar ishte martuar me aktoren e ‘Cheers’, Rhea Perlman, 64 vjeç, në vitin 1982 dhe kanë tre fëmijë të rritur, Daniel, 25 vjeç, Grace, 27 vjeç dhe Lucy, 29 vjeç. Çifti kishte dalë së bashku më telekomedinë Taxi dhe më vonë u shfaq në filmin komedi, Matilda. Danny dhe Rhea kishin themeluar së bashku kompaninë Jersey Films, që ka prodhuar filma të tillë si Pulp Fiction dhe Garden State. Një zëdhënës i aktorit konfirmoi ndarjen, por nuk komentoi më shumë. Së shpejti Danny DeVito do jetë i pranishëm në ekranet e mëdha në krah të Arnold Schwarzenegger për vijimin e filmit të njohur “Binjakët”. E meqë Danny DeVito doli nga top-lista, ne po iu prezantojmë 10 martesat më jetë gjata të Hollivudit.
Tom Hanks & Rita Wilson
“S’ka asnjë lloj zëvendësimi për një dashuri të madhe që thotë: Pavarësisht se çfarë gabimesh ke bërë, ti je i mirëpritur në këtë tavolinë”. Kjo është deklarata e Tom Hanks për dashurinë dhe martesën me aktoren e njohur, Rita Wilson. Pas 24 vitesh si një çift i suksesshëm i Hollivudit, aktorët e njohur nuk tregojnë asnjë lloj lodhjeje me njëri-tjetrin. Ata janë takuar në vitin 1981, por vetëm shtatë vite më vonë do t’i thoshin “po” njëri-tjetrit. Në 30 prill të vitit 1988 ata u martuan dhe tani kanë dy fëmijë, Chester dhe Truman. Çifti është shumë aktiv në aktivitetin e bamirësive, shpesh duke organizuar edhe fonde që përfshijnë çifte të tjera të Hollivudit.
Dustin Hoffman & Lisa Gottsegen
Edhe pse në një intervistë deklaroi se martesa “i dukej që gjë jo natyrale”, nuk mund të thuhet që Dustin Hoffman nuk ka luftuar për të mbajtur pranë gruan e tij (të dytë) avokaten Lisa Gottsegen. Çifti është martuar në tetorin e 1980-ës dhe kanë 4 fëmijë: Edward Jacob (1981), Rebecca (1983), Geoffrey Maxwell (1984) dhe Alexandra Lydia (1987).
Meryl Streep & Don Gumme
Diva Meryl dhe skulptorja Don Gummer i thanë “po” njëri-tjetrit më 15 shtator 1978. Rezultati: 34 vite lumturi dhe tre fëmijë: Henry, Mamie, Grace (edhe kjo aktore) dhe Louisa. Sekretin e kësaj martese të gjatë e ka shpjeguar vetë Streep: “Burri im e kupton nevojën për të krijuar gjëra…Mendoj se është e rëndësishme të kesh pranë një njeri që ndan të njëjtat vlera si ty”.
Jeff Bridges & Susan Geston
Edhe pse kanë kaluar 35 vite martesë dhe nuk e ndjejnë fare. Çifti është takuar gjatë xhirimeve të filmit “Skandal”, ku gjatë kësaj kohe Geston po punonte si kameriere për të paguar kolegjin. Duke folur për takimin e tyre të parë aktorja ka thënë: “Pata menjëherë ndjesinë e të qenit si në shtëpi, gjeta një vend që më takonte”. E ç’të kërkosh më shumë?
Ron Howard & Cheryl Alley
Regjisori me famë planetare, nuk mund të mos martohej me të dashurën e tij të liceut: aktoren dhe shkrimtaren Cheryl Alley, që e dërgoi para altarit më 7 gusht 1975. Në vitin 2006, i pyetur se cili ka qenë suksesi i tij më i madh, Howard u përgjigj: “Duke punuar vazhdimisht në një nivel të lartë në kinema dhe në televizion dhe duke ruajtur një jetë të pasur familjare. Katër fëmijët e çiftit: e mrekullueshmja Bryce Dallas, binjakët Jocelyn Carlyle dhe Paige Carlyle dhe Reed Cross.
Sissy Spacek & Jack Fisk
Mes Sissy Spacek dhe drejtorit të artit Jack Fisk dashuria shpërtheu në vitin 1973 gjatë xhirimeve të filmit “Badlands”. Nga aty , duke kaluar tek lulet tek altari hapi ishte i shkurtër: u martuan më 12 prill 1974.
Christopher Plummer & Elaine Taylor
Përpara se të gjente gruan e duhur, aktori kanadez (sot 83 vjeç) iu desh të bënte disa tentativa. Në 1956 u martua me Tammy Grimes, ndërsa në vitin 1962 u bashkua me gazetaren angleze Patricia Lewis, me të cilën u divorcua 5 vite më vonë. Në vitin 1970 më në fund erdhi turni bashkëshortes së tij aktuale, aktorja Elaine Taylor, që e njohur gjatë xhirimeve të filmit “Lock Up Your Daughters!”. Në autobiografinë e tij Plummer ka rrëfyer se larg Elaine ndihet bosh dhe i drepresuar.
Martin Sheen & Janet Templeton
Aktori dhe regjiori amerikan u martua me Janet Templeton, gjatë viteve studenteske, në 1961. Çifti ka katër fëmijë, tre djem një vajzë, të gjithë të impenjuar si aktorë: Charlie Sheen, Emilio Estevez, Ramon Estevez, Renée Estevez. Sa për kroniknë, sot janë edhe gjyshër të shtatë nipave.
Alan Alda & Arlene Weiss
Aktori që u bë i famshëm në vitit ‘70-të me serialin tv M*A*S*H (pa harruar filmat me Ëoody Allen) u martua me fotografen dhe muzikanten Arlene Weiss më 1957, një vit më vonë pasi ishte diplomuar në kolegj. Edhe në këtë rast martesa 55-vjeçare ka dhënë një rezultat të mirë: tre djem dhe shtatë nipër.
Kirk Douglas & Anne Buydens
Spektri i martesës më jetëgjatë në Hollywood u takon atyre: plot 58 vite! 95 vjeçari Kirk u martua me Anne Buydens në vitin 1954, tre vite pas divorcit me gruan Diana Dill (mamaja e Michael Douglas). Në vitin 2004, me rasti e 50-vjetorit të martesës së tyre, çifti rishkëmbeu sërish unazat para më shumë se 300 të ftuarve.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply