
Mbi xham t’penxheres,
pik-pik,
Me mijra cikla shiu
rrjedhin si konop t’kristalt,
ashtu e heshtun,
vejush e bukur,
munohesh me i numru ,
n’kyt nat te g’jat.
Matan penxheres,
Errsin e pafund ket nat,
Diku larg digjohet ndonji bubullim
E largt,
Jan shpirtnat e t’ikunve
Qi thrrasin g’jat,
Ashtu ti tremesh e vesht m’lon,
me gishtat e akullt.
Dergjet medimi mrena teje
e bukura Vejush’,
fjala e pamarume sillet si rreth mistik
mbi kry,
miljona sinjale antagoniste
percjellin te dridhme mi trup’
e ti gjithmon ke ftoht,
n’shpirt e n’sy.
Me durt e tu e mbyte foshnjen krijes’
Ja kpute frymzimin
Prej fyti fjalen ja zune,
Ja thave muzen pa e perkund
As edhe nji dit n’djep,
Mandej e kjave n’heshtje,
Mrena ktyne mureve.
Jasht’shiu vazhdon i ftoft’,
Mbrena mureve ti e lagun njehesh,
thirrjet e nats
pertej mureve bosh,
kerkojn shpirtin tan
vejush,
kur loti i ftoht
hala ska kuptu,
se nuk vritet nji
MUZE…
Burimi – Facebook


Leave a Reply